40//Prinder te rinj

46 6 0
                                    

-Shhh...nanii, gjumi fle vogëlushi nani...Roxhers biberonin shpejtë...-e bërtitura ime dëgjohet deri nga dhoma tjetër ku Roxhersi përpiqet t'më ndihmoj më cfarë të mundet.

-Erdha zemër-thot mejëhere dukë vrapuar me biberon në dorë.
E kishim blerë biberonin në mesin e natës nën ato farmacitë 24 orëshe dhe përvec kësaj të fundit kishim blerë dhe qumësht, kapë apo sic i thonë shumica "Cuc", pudër, kremë bebesh dhe panolina të tipit Pampers.

-Unë s'mbaj mend të kemi bërë gjë ne që të kesh nxierrur fëmijën-thot me shaka Roxhersi.

-Roxhers të lutem merr Joanën në telefon po ta hapi thuaje që e dua urgjentisht këtu. Gjithashtu shko në komisariat dhe gjeje se kujt i përket ky fëmijë.

-Pa prit pak, paska një letër nën kutinë e kartonit.

-Cfarë? Lexoje një herë...-them duke tundur të voglin sa majtas e djathtas që të qetësohej sadopak.

-"Përshëndetje! Unë jam një vogëlush i cili ka shumë nevoj për ju. Mamaja ime është një grua e cila nuk ka asgjë në këtë botë dhe..." Zemër, kjo letër me pak fjalë thot që nëna nuk do vijë më ta kërkoj këtë fëmijë.

-Cfarë?! Po kush mund të jetë ajo e papërgjegjshme që lind një fëmijë dhe e vendos në derën e dikujt tjetër? A e dijnë këto që ka shumë persona që nuk bëjnë dot një fëmijë...ashtu si unë...

-Rene ndoshta...Zoti ka shkruar dicka të re për ty. Ndoshta këtë fëmijë mund ta mbajmë ne. Jo ndoshta por patjetër që po.

-Vërtet Roxhers?

-Vërtet, pse jo?

-Por na duhet ta regjistrojmë, ta adoptojmë...nuk ja kam iden aspak se cfare do të ndodh.

-Unë them të lajmërojmë një herë në komisarjat.

-Kam folur me Jurin. Është nën dijeni të cdo gjëje. Ka filluar hetimet e tij. Ai djalë është vërtet shumë i zoti.

-I zoti apo jo, mund të them që nuk ka gjetur asgjë deri tani.

-C'faj të ketë ai? S'ka faj aspak që nuk grua e huaj erdhi në derën tonë mbrëmë dhe e la fëmijën në mënyrë të papërgjegjshme para saj.

-Po por shiko Roxhers...-e vështroj se si sytë i mban mbyllur dhe merr frymë lehtë si një zog pa bërë zhurmë. Gogësinë lehtë, përplas buzët shkujdesur dhe përtypet urt e butë si ndonjë plakush pa dhëmbë.
-Ai është vërtet i adhurueshëm-ul kokën dhe mbyll sytë duke i marr erë lehtë. Mban një erë të këndëshme. Erë më e mirë se e luleve, erë më e mirë se ajo e portokajve gjatë dimrit, erë më e mirë se e ushqimeve që gatuhen zakonisht...
Ndoshta ishte kështu pasi ai ishte një ëngjëll, përfaqësuesi i cdo gjëje të bukur të kësaj gjëje. Ai ishte vetë jeta, realiteti, dashuria dhe familja.

Vështroj Roxhersin dhe tund kokën për t'ja bërë më shenjë që të afrohet pranë. Duket pak i trembur. Nuk është gati të bëhet baba, nuk është gati të marr në dorë tërë atë përgjegjsi. Duket i cmeritur dhe i friksuar. I friksuar se nuk do të jetë një baba perfekt. I friksuar se nuk do të jetë ai babai që shumë fëmijë dëshirojnë. I friksuar totalisht se një ditë gjërat do të rrëshqasin dhe asgjë s'do të jetë ashtu sic ai e ka menduar nën mendjen e tij.

-Merre!-ja drejtoj që ta mbaj.

-Cfarë? Jo!-tregohet frikacak ashtu sic vërtet po e përshkruaja nën hapsirat e ngushta të mendjes sime të gjerë.
-Është kaq i vogël, ndoshta mund ta hedh padashur.

-Mbaje,mbaje. Pastaj unë se dija se im shoq qënka kaq qullac.

-Nuk jam por...-ja drejtoj të voglin dhe ja vendos mbi krahë.

Djali i ëndrrave të mia ✔Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu