24// Distanca

65 8 2
                                    

Enderro pa frike, dashuro pa limite...

######################

-Kam ndjenja për ty gjatë gjithë kohës. Më pëlqen kur më vështron, kur më buzëqesh, kur më bën të qesh...më pëlqen gjithcka nga ty.

-Pa prit pak, ti vërtet ke ndjenja për mua!-kish shqyer syt i habitur nga ajo që kish dëgjuar. Me siguri t'i thoje se do të binte tërmet 6 ballë e sipër nuk do t'i bënte përshtypje.

-O Zot, pse dreqin m'u lëshua goja dhe të thash cdo gjë?! E marrtë e mira kjo nuk duhet të ndodhte-ktheva sytë dhe u përballa me sytë e tij të cilat ndriconin si mijëra fener në atë natë të zezë.
-Po pra po, të dua kam ndjenja për ty-buzëqeshi ëmbel dhe më afroj më pranë vetes ndërsa unë vendosa dy duart në gjoksin e tij dhe e vështrova. Vështrova ata syt që buzëqeshnin më shumë se buzëqeshja e tij.

-Jo, kjo s'duhet të ndodh...-me duart në gjoksin e tij e shtyva lehtë larg vetes dhe krijova një distancë ndarëse.

-Ka dicka që nuk shkon?

-Ka, dhe me bollik madje.

U afrua pranë meje, më vëndosi duart në supe dhe me një fytyrë si qielli pa re më tha:
-Unë të dua,-ndjeva sytë e mi që më siguri ngjanin si të prekur-ti më do.

-Dhe kjo s'duhet të ndodh. Unë dhe ti nuk bëhemi bashkë.

-Në c'ide?

-Sepse unë nuk dua të jemi bashkë. Dhe këto pak ndjenja të c'thurura dua t'i asgjesoj. S'më hyn në punë për asgjë. E di se kam rënë në ndjenja me njeriun e gabuar.

Qëndroj i heshtur dhe më pa i pasigurt. Dukej i prekur dhe në të njëjtën kohë mos-besues për fjalët që po i thoja.

-Ti je egoist, të pëlqen kur të tjerët të japin vëmendjen që vërtet e do dhe kur nuk të pëlqen dicka ti heq dorë sido që të jetë puna. S'mund të kem asnjë siguri tek ty. Po sikur të ndodh dicka? E di egoizmi yt do bëj dicka që s'do më pëlqej. Megjithatë dashuria është për të dobtit dhe unë u tregova e dobët që ta thash ashtu papritur sot.

-U tregove e sinqert.

-Sot nuk ekziston sinqeriteti.

-Por pse thua jo kur mund të kët një mundësi për ne të dy?

-Ne nuk kemi një mundësi. Pikë.

-Pse?

-Sepse nuk dua të ngatërrohem me tipat si ty-ndoshta e teprova dhe e kuptova se cdo gjë do kalonte në ofendime që në momentin që ai më vështroj vëngër dhe krijoj distanc nga une.

-Tipat si unë?!-nënqeshi me cepin e buzës. Një qeshje prej hallit mund të themi. Dukej se ishte i lënduar.

-Të paktën unë jam njëri i sinqertë nuk jam si ty që tjetër thua e tjetër ben. S'jam egoist, s'kam qënë kurrë.

-Je.

-S'jam.

-Je. Je dhe kjo s'më pëlqen aspak. Je egoist sepse pas cdo gjëje kam vënë re se gjithmon do të dalesh sa më mirë. Ndërkohë që unë të prisja ty për atë dreq cështje ti shkove aq papritur mblodhe aq informacione dhe as nuk u kujtove t'më thoje gjë. Ishe në aksion. E kuptoj se dreqi ta haj dëshiron të dalësh më mirë se unë në cdo gjë por dhe unë përpiqem, përpiqem gjithmon. Dhe ti pikërisht e dije se unë po të prisja ty. Sido që të jetë unë s'mund të jetoj me egoizmin tënd.

-E kush do të jetë ai budalla që do jetoj me krenarin tënde? Je aq hundpërpjet, aq krenare dhe aq kokfortë sa askush nuk arrin ta kuptoj përvec meje që fatmirësisht apo fatkeqësisht më ke rënë për pjesë-e urreja kur me përmendnin krenarinë. Ndoshta kisha krenari të tepruar por a nuk isha dhe unë njeri?

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now