41// Për shtëpinë e re

53 6 0
                                    

-Vërtet mendon se është ide e mire vazhdimi i punës që tanimë?-pyes duke futur krahun nën krahun e Roxhersit.

-Patjeter që po. Pastaj kështu duhet të jetë. Të thash se shtëpia ështe lyer e gjitha përvec dhomës se vogëlushit.

-Domethënë do ta lyejmë së bashku?-pyes duke e parë e gëzuar.

-Normal.

-Pooo,-festoj heshtur dhe qëndroj para shtëpisë përdhese pothuajse buzë liqenit. Ështe e mrekullueshme.
Tjengullat e kuqe të catisë ndrucojnë nga drita e fort diellore ndërsa muret e jashtme të shtëpisë të lyer nën afërsin e një të verdhe ndezëse të ftonte me mirësjellje të futeshe brenda. Ajo shtëpizë dykatëshe dhe tepër e ngrohtë kishte rreth katër dritare ne pamje të parë pa vështruar mirë e mirë nga katrorët e tjerë të shtëpisë. Përmes dritareve arrije të shikoje hapsirat e mëdha të dhomave gjithashtu arrije të ndjeje me anë të një telepatie të cuditëshme një lidhje tepër ekzistente mes qënies dhe kësaj shtëpie. C'lidhje e cuditëshme pothuajse e palogjikshme që arrijë të ndjej.

Roxhersi më ka vendosur dorën nën shpatulla dhe më ka afruar pranë vetes. Nën sytë e tij dallohet ajo ndjenjë e vecante dhe unike që ka për atë shtëpizë.
-Të pëlqen?-pyet menjëherë.

-E dashuroj në fakt-përgjigjem sinqerisht.

-Ka një goxha kopësht nga pas,-më shpjegon dhe më pas më sugjeron qetë-Mund të mbjellësh trëndafila, tulipana, karafila...

-Kaktusa...-them me një buzëqeshje prej manjakeje.

-Këto në vazo jo në toke-thot.

-Pse?-pyes menjëherë.

-Sepse tashmë je bërë mama Rene. E mban mend?-pyet.

-Oh, po...-them e hutuar ndërsa ai buzëqesh dhe afron buzët për t'mi ngjeshur nën faqen e lyer me krem kundra diellit.

-Oh sa bukur-them pasi vështroj një pemë me lule qershize.

-E ke fjalën për pemën që mbështetet në shtëpizë?-pyet ndërsa unë pohoj me kokë. Arrinte të ndjente pohimin e kokës simë falë lëvizjes që ndodhte në kraharorin e tij.
-Është pema që ka mbjellur gjyshi im kur u martua me gjyshen. Aty pranë mamaja me babain tim ka mbjellur një pemë pjeshke.

-Po ne?-pyes menjëherë.

-Nuk e di. Ti si mendon?

-Unë mendoj për shelgun-them menjëherë.

-Nuk e di. Kam lexuar gjëra të bukura për të. Gjithmon më është dukur një pemë interesante. Madje- madje më kujton fëmijërin. Kur ishim të vegjël unë dhe Sabrina vendosnim një mbulesë poshtë shelgut dhe bënim piknik. Mbaj mend një herë që u helmuam për faj të Edenit, një vajze që kishim në lagje. Mbaj mend që na solli kutiza limonate të skaduara. Që atëherë nuk bëmë më piknik.

-U bëra kurioz për ato c'ke lexuar për shelgun.

-Epo është një simbol i pjellorisë dhe jetës së re, një degë shelgu mund të mbillet në tokë dhe prej saj do të rritet një pemë e re në vend të saj. Aftësia e tij për t'u rritur dhe mbijetuar është shumë simbolike dhe tregon se si mund të lulëzojmë edhe në kushte sfiduese.

-E mrekullueshme! Atëherë u vendos, do të mbjellim një shelgë pranë liqenit dhe aty do vendosim një stol. Ndoshta me kohën mund të rritet dhe të bëjmë dhe ne një piknik posht saj-më puth kokën dhe shton-ndoshta do ta rrisim Arbrin poshtë rrënjëve të asaj peme.

-Arbri?

-Djali.

-Nuk kam ndërmend ta quaj si gjysma e shqiptareve.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now