29// Luftë dhe Paqe

63 4 0
                                    

"You raise me up to more than I can be" në veshin tim vinin ngadalë-ngadalë nota të njohura një muzike jashtëzakonisht të bukur. Një këngë melankolike, një këngë dashurie plot ndjenjë, një kënge të cilën tashme po i vinte pak nga pak dhe fundi.
Hapa sytë dhe ne mes të një gjysmë errësire ndjeva një trup të ngrohtë pranë meje. Kur shikimi mu qartësua dallova një dritë të bardhë që përplasej me të bardhën e tavanit, ndërkohë që kënga me zë të ulët dëgjohej pak nga pak.

Ndjej një problem me fytin. Kam nevoj të kollas por përpiqem ta mbaj ndryshe Roxhersi do të ngrihet menjëhere dhe do të pyes nëse kam nevoj për gjë. Megjithatë përpjekja ime për ta mbajtur kollën është e kot. Në mes të melodis së bukur dëgjohet rëndëshëm një breshëri kolle të thatë që prish cdo melodi të bukur- krijuar.

-Qënke zgjuar?-pak më parë kish kthyer kurrizin dhe qëndronte i qetë ashtu sic rrallë dinte të qëndronte. Fatkeqësisht atë qetësi e prisha unë. E vërteta ishte se nuk dëshiroja të kollisja për tjetër arsye jo për të prishur qetësin. E vërteta ishte se dëshiroja ta vështroja ashtu gjatë dhe fshehurazi duke ndjerë pak nga pak zemrën që përshpejtonte ritmin e saj.

-Nuk u...-qerova zërin që të dëgjohesha-Nuk u ndjeva mirë dhe u zgjova aq papritur.

-Vërtet?-kthehet nga unë dhe ngrihet në gjysmë trupi krahë meje duke më vështruar i shqetësuar-Cfarë të shqetëson?

-Jo, jo nuk kam asgjë shqetësuese thjesht jam si gjithmon. Ky është gripi im, kjo është sëmundja ime-zërë të them për t'i ndryshuar sadopak atë fytyrë të shqetësuar.

-Vërtet domethënë nuk ke asgjë shqetësuese?-pyet sërisht.

-Jo, pa merak fare.

Më dhuron një buzëqeshje dhe pozicionohet për të qëndruar drejtë. Telefonin e zi e ka në duar dhe në sipërfaqe të saj dallohet grupi i "Celtic Ëoman" e cila këndon këngën "You raise me up". Një video e viteve 2004-2005 e cila ka një shikueshmëri të konsiderueshme për të marr disa kacidhe të tepërta.

Ngre krahun e majtë dhe marr gotën e qelqtë të mbushur me ujë. Është e rëndësishme të njomësh fytin në të tilla raste ndryshe kolla do bëhet më e keqe se më parë, më e padurueshme, më e fort dhe më lodhëse dhe raskapitëse.
Me vështirësi arrijë të gëlldis disa gllënka të vogla uji. Ka 2 mundesi të pamundura:
1-ose fyti është ngushtuar
2-ose ka futur në mesin e saj teknologjin në mënyrë të atill që mos të futen gjëra të panjohura në stomak.

Por fatkeqësisht nuk janë këto 2 mundësi të pamundura kur në mesin tonë fshihet një mundësi jashtëzakonisht e mundur. Mundësia që "bajamet të jenë skuqur" ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistoj gjithmon përdërinsa në pjesën e fytit do të kemi dy bajame tepër delikate.

Mbaj mend maman time që ankohej shpesh për mua kur isha fëmijë. Sëmundja ishte shoqja ime më e mirë dhe vazhdonte të ishte edhe pse në heshtje.
Kur isha sa një krimb i vogël e kaloja kohën më të madhe spitaleve. "Sërisht probleme më bajamet? Këto gjilpëra do t'ju bëjnë punë" arrija të mbaja mend fraza të pakëndëshme të fëmijëris.
Prej gjilpërave përpiqesha të mos sëmuresha por sado përpiqesha ajo gjithmon më zinte. Fatmirësisht kur u rrita pak, problemet e shumta me bajamet u zvogëluan goxha edhe pse u rritën risqet e mëdha për të pasur probleme të tjera të dëmshme.

-Ke goxha shije muzike. Zakonisht këta të sotmit nuk para kanë këtë shije.

-Hmm...më pëlqejnë këngët e lehta ndonjëherë.

-Celtic Ëoman, të mahnisin besoj.

-Janë magjepsese në fakt.

-Dhe ta mendosh se janë irlandeze. Nuk mendoja kurrë se irlandezët do dinin të këndonin kaq bukur.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now