20// Hipoteza,vertetime dhe papritshmeri

65 8 2
                                    

Dashuria eshte bukuri e shpirtit!

#############################

-Pra, mendon se Reneja dhe Roxhersin kanë dicka midis njëri-tjetrit?-veshi im arrit të kap melodin stonuese të zërit të Marias e cila i drejtohet Joanës dhe e pyet për mendimet e saj.

-Nuk di gjë,-përgjigjet ftohtë-pastaj nuk shoh ndonjë gjë për të menduar se midis tyre ka vërtet dicka.-Joana është vërtet për t'u admiruar. Ajo flet me një ton zëri të qetë duke arritur të mbaj shumë mirë sekretin tonë të vogël.

-Nuk e di, gjuha e trupit të tyre. E vë re se Roxhersi që pak më parë përpiqet të prek dorën e Renes?-kjo pyetje e saj më bëri që unë të largohesha pak nga Roxhersi për të mbajtur një distancë.
Kryqëzova krahët dhe mora frymë thellë.

-Hmm...Jo?!

-Joana të lutem tani të gjithë kemi sy për të parë dhe është e dukshme.

-Më fal Maria por vërtet nuk arrijë të kuptoj se ku e pe këtë skenë. Nëse arrin ta vësh re Reneja ka që më parë që është larguar nga Roxhersi.

-Por ajo tani u largua, jam e sigurt se midis tyre ka dicka.

-Oh Maria për hir të Zotit mos u fut në hipotezat e tua...-nuk arrija të dëgjoja dot më shumë pasi para meje erdhi një mik, një punëtor i redaksis e thënë ndryshe një koleg i imi që merrej me "Lajmet Rozë".

-Oh Rene, një kohë e gjatë pa të takuar-me drejtoj dorën ndërsa unë i buzëqesha dhe ja shtrengova dorën me mirësjellje.

-Francesko Murtani mos gaboj.

-Përsëri gabove,-qeshi dhe shtoi-Murati.

-Më falni, nuk para takohemi shpesh dhe mbiemrin nuk arrijë t'jua mbaj mend sic duhet.

-Është normale as unë në fakt nuk arrij ta mbaj mend mbiemrin tuaj...-qëndroj një moment i menduar dhe pyeti-Rexhepi?

-Sakt. Memorie e mirë.

-S'më le kurrë në rrugë.

-Vazhdoni akoma më Lajmet Rozë mos gaboj.

-Po po normal, ajo është puna ime.

"Francesko Murati, oh tashmë arrijë ta kujtoj se ky djalë është pëlqimi i Marias. Më duhet të bëj dicka që t'i afroj, por cfarë?"

-E di që nuk është etike dhe e sjellshme por do dëshiroja që t'ju prezantoja një shoqen time. Ajo merret me të njëjtën fushë me ju dhe mendova se mos do kishte nevoj për ndonjë ndihmë. Domethënë gjithmon nëse ju nuk do ta kishin problem.

-Në fakt nuk e kam problem mund t'më prezantoni. E re në këtë fushë apo jo?

-Po, në të njëjtën moshë me mua por me një jetë më aktive se jeta ime.

-Mos u bëni merak së shpejti dhe ju do arrini të bëni një jetë goxha aktive sa do t'ju vijë në majë të hundës.

-Vërtet?!-s'mendoja se një përson i cili e donte punën e tij të fliste në atë mënyrë.

-Varet se sa e do punën që bën Rene-ndërhyri Roxhersi.

-Oh kush qënka mes nesh, mbreti i ngatrresave-shtrenguan dorën e njëri-tjetrit dhe u përqafuan në mënyrën që vetëm djemtë dijnë ta bëjnë sic duhet.

-C'bënka mes nesh sot Francesko? Zakonisht të duhet të shpenzosh kohë të tëra pas Luana Vjollcës, Marina Vjollcës, Ardit Gjebreas, Edi Ramës, Sali Berishës...-po thonte shumë emra të tjerë ndërsa sytë e kërkonin Marian. Ku të ishte vallë kjo vajzë? Joanën arrijë ta shoh, është përballë meje dhe po qesh me Nadën, ndoshta ndonjë nga shakat e saj ka vendosur ta shkatërroj plotësisht atë duke e bërë të qeshur. Kush e di...

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now