...Selia...

444 96 74
                                    

Jeta ne te cilen jetojme eshte nje skene krimi,nje ceshtje,nje enigme per tu zgjidhur.Kete jete e ben te bukur ose te tmerrshme nje gje.Cmenduria jone pasi ka kaq influence ne te per ta bere te afte ate ta interpretoje sipas se vertetes se saj ama njerezit duhet te kuptojne qe jemi ne nje lufte te vazhdueshme mes logjikes dhe cmendurise.Pyetja qe shume stermundon eshte...kush do fitoje ?!

Isha nentembedhjete vjece dhe kisha mbaruar nje kalvar te gjate me situata jo shume te lehta ne gjimnaz.Perkushtimi im ne libra u shperblye me marrjen e nje burse ne nje nga universitetet me te mira ne Amerike per te studiuar drejtesi : ne universitetin e Yale-s ne New Have.
Kisha zgjedhur drejtesine pasi nena ime per here me thoshte qe "pa drejtesi nuk ka dashuri".

Kisha lindur dhe deri me sot qe jetoj,ne Virgjinian perendimore.Kjo do te thoshte qe do shperngulesha drejt nje shteti tjeter edhe pse kur flasim per Amerike e kemi te veshtire ta kuptojme se jane nje mori shtetesh te bera bashke dhe duket sikur po leviz nga ketu-ketu.
Kisha fjetur heret mbreme edhe pse ne te vertete syte kishin mbajtur taraben hapur.Alarmi ra diku nga ora 7:00..u ngrita dhe bera ritualin e perhershem te cdo njeriu ne mengjes : larje fytyre,dhembesh,krehrje flokesh dhe ne fund veshja.

Mora valixhet e mia dhe i ula poshte ne afersi te deres.Pashe tim ate qe ishte ngritur dhe po vendoste gjera te thjeshta per te konsumuar per mengjes.
Meqe ra fjala me quajne Selia.Jam vajze e vetme dhe jetoj vetem me babane tim.Nena ime vdiq kur isha vecse tete vjec nga shkaqe natyrale ose te pakten keshtu me kane mbyllur gojen.Mua nuk me lejuan ta shihja nenen time ne varr per ti dhene puthjen e lamtumires dhe kjo me ka ngelur si peng.

-Selia,bije...miremengjes,-thote im ate.

-Miremengjes ba,-them.

-Pse rri aty ?!- pyet.
Eja ketu dhe ha dicka.

-Po ba...

-Ke nevoje me uljen e valixheve ?-ofron ndihme.
Me fal qe nuk te pyeta me pare...

-Mbarova baba,mos kerko falje,-them.
Me ben mire te bej gjerat vete tani edhe pse nuk jam ende gati.

-Selia eja ha se pari pasi nuk mendon kthjellet me stomakun bosh.

Ne 8:00 makina qe kisha marre me qera per te me shpjere ne New Have,Konektikat dhe kjo i binte per 15 minuta.Te pakten ti shfrytezoja keto minuta me tim ate.
Ne te vertete vendosa te nisesha tre dite para se universiteti te niste pasi kjo do me ndihmonte te mesohesha me klimen e re.Nuk e harroja edhe faktin se do udhetoja per ca ore te mira.Nga ulja e valixheve isha mbuluar me djerse ne balle dhe ca cullufe te flokeve te mi te kucerremte dhe me kacurrela ishin ngjitur me te.Kisha floke te dendur dhe teper te gjate gje qe me bente te ngjaja me nje shkurre te vogel.

-Selia kujdes !-terheq vemendjen babai im.

-E ?!-bej te cudituren.

-Floket bije...te jane ngjitur ne buken me gjalp.

-Oh Zot...keto floke sikur jane te gjalle.

-Jane shume te bukur bije...si te...te nenes tende.

-Kjo eshte arsyeja qe nuk i pres baba...sepse e di qe te kujton mamin...

Fillova te prekja floket sikur te kerkoja nenen time ne to.

-Ba...do jesh mire kur te iki une ?-pyes e shqetesuar.
Eshte hera e pare qe une te le vetem dhe me shqeteson fakti qe...

-Selia bija ime,-tha im ate duke me kapur doren.
Gjeja me e rendesishme eshte te te shoh ty te arrish gjerat qe zemra jote do.Fundja une jam mesuar me vetmin...deri diku.

-Bab kjo me lendon tani...

-Qe kur humba nene tende Selia...une...vertete ate dite varrosen ate por ato morren dhe nje cope timen gjithashtu...

-Ba te lutem...

I kapa doren dhe e vendosa tek faqja ime.Ndjeva syte e mi te lotonin.

-E kisha shume te veshtire te zgjedhja mes teje dhe shkollimit ba...nuk e di akoma se si arrita ta ndaja mendjen time...

-Selia ti ke jeten para bije...femija eshte i shenjte per prindin...dhe ti je e cmuar per mua...te kam amanet nga jot eme...
Do jem mire bije,mos u shqeteso fundja di te gatuaj makarona.

Me shkeli syrin duke qeshur lehte.Buzeqesha pak nga gjithe ajo situate.

-Vetem makarona do hash baba ?

-Epo do mesoj dhe gjera te tjera rruges.

Nuk e dija akoma se si do e lija babane tim vetem,pa njeri.Per shume kohe jemi kujdesur per njeri-tjetrin.
Isha gati te lija folene dhe te fluturoja me krahet e mia edhe pse nuk dija te fluturoja akoma.Kisha nevoje akoma per dy krahet e tij te mbeshtetesha.Shume here kjo gje me bente te dukesha ne syte e njerezve si nje "sherbyese" dhe dukej sikur im ate me shtrengonte.Shpesh here babait time i thonin te gjente nje grua tjeter por ai kurre nuk pranoi pasi i dukej se tradhtonte dashurine e nenes sime.

-Selia...Selia !!!

-He ?!

-Mos valle ishe nisur per diku ?

-Une ?!-pyes.
Ah po harrova fare...isha zhytur ne mendime.

-Kete e pashe...

U ngrita vrullshem nga tavolina dhe mora nje xhakete per rruges.Canten e vogel e hodha mbi shpine dhe rrembeva telefonin.Kur po dilja,u mata nga dera dhe per pak caste ndalova.U ktheva nga im ate qe mundohej te fshinte cdo gje nen nje vello te lehte buzeqeshjeje.

-Do me marre malli shume.

-Edhe mua bije.

-Do jesh mire apo jo ?

-Sigurisht Selia,te premtoj.

-Do te te telefonoje sapo te me jepet mundesia.

-E di qe do e besh engjelli im...e di.

Mora valixhet dhe i nxorra nga shtepia duke pritur makinen te vinte.Ora shenoi fiks 8:00 dhe makina u duk sa hap e mbyll syte.Shoferi i makines doli dhe me nje pershendetje mekanike mori valixhet e mia dhe i sistemoi ne bagazh.

-Kujdesu per veten bije,-tha ime ate nen nje perqafim te ngrohte.

-Pa tjeter ba...

E putha ne faqe.Ishte e veshtire ta pranoja qe s'do mbaronte ky moment, kur ta perqafoja tim ate.Hyra brenda ne makine dhe lashe canten e shpines ne anen tjeter.Hodha syte dhe nje here nga im ate.Shtepia sikur i qendronte nga mbrapa per ta ngushelluar disi duke i thene se nuk do ishte vetem.

-Te dua Selia.

-Edhe une te dua baba,-thirra nga xhami i ulur i makines.

Ndjeva rrotat te benin rrotullimin per tu nisur drejte nje vendi tjeter.Nxorra koken nga xhami per te pare serish ate.Sikur e fiksova ne syte e mi si nje fotografi,tim ate qe largohej pak e nga pak duke tundur doren ne shenje "mirupafshim".Era me ledhatonte floket.Mbylla syte dhe mora fryme thelle.Fillova te qeshja me te lehte.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now