...Selia...

93 21 10
                                    

Supozoja se do ecja me lehtesi neper keto rruge,duke ndjere ngrohtesine e njohjeve te reja qe me perqafonin.Por tani,cdo cep,cdo rrugice ndihet si nje kurth i mundshem qe pret te kape nje viktime qe nuk dyshon.E qeshura qe dikur jehonte neper ajer eshte zevendesuar nga nje heshtje e frikshme,e thyer vetem nga peshperitjet e frikes qe qarkullojne ne cdo vend.Njerezit tashme jane bere vigjilente,duke vezhguar njeri-tjetrin me vetedije te shtuar.

Naten,dhoma ime behet nje keshtjelle,e barrikaduar me brave dhe bulona.Numerimit mbrapsht po i vjen fundi ndersa njerezit mbajne frymen sikur te mos duan te japin shenja se jane gjalle.Te gjithe i perndjek erresira qe mbetet pas vrasjeve.Dy jetet,te shuara me nje brutalitet tashme te njohur,nuk kishin lene gje tjeter pas pervec nje piste pyetjesh dhe paqe te shkaterruar.Kush mund te ishte vrasesi serial aq i sterfolur ? A ishte ky vrases gjakftohte,qe pergjonte ne hije,fytyre tashme e njohur qe fshihnin natyren e tyre te keqe pas nje velloje te holle normaliteti e shenjterie ?

Ishte dite e diel,fund maji.Ndersa palosja rrobat e thara qe i kisha mbledhur pak me pare,degjoj nje zhurme qe erdhi nga poshte shkalleve.Duart qe mbanin nje bluze,me ngecin ne ajer duke mbajtur vesh per ndonje zhurme tjeter pasuese.

Nuk arrij te degjoj me asgje.Kurioziteti dhe nje vale shqetesimi me zgjuan interesin duke me detyruar te nderpres palosjen e te dal e te hetoj burimin e kesaj zhurme.

Dal nga shtepia duke zbritur shkallet qe bejne zhurme nga pantoflet e mia.Teksa arrij ne katin e pare pamja qe m'u servir me shkaterroi qetesine e asaj dite pushimi.Zoti Roxher ishte i rrezuar pertoke me fytyren e shtremberuar nga merzia.Lotet i rridhnin neper kanalet qe rrudhat e moshes kishin krijuar.Per nje cast m'u duk se zemra m'u fundos.Nxitova drejt tij me shqetesimin e skalitur ne qehren time.

-Zoti Roxher !-thirra.
Zoti Roxher,cfare ndodhi,a jeni mire ?

Zoti Roxher ngriti syte e tij te pergjakur duke lejuar te shihja trishtimin e tij.Sa here bente te hapte gojen zeri i tij mbytej nga pikellimi.

-Vajza...vajza ime e cmuar,-arriti te shqiptonte mes te qarash.

Nuk duheshin me shume fjale per te kuptuar gjendjen e mjerueshme te zotit Roxher.Vendosa butesisht nje dore ngushelluese mbi supin e tij qe dridhej.

-Eja te futemi brenda,zoti Roxher,-i thashe duke e ndihmuar te ngrihej.

E ndihmova te ngrihej duke i marre krahun e tij te lodhur qe vazhdont e dridhej,duke e vendosur mbi timin.Me hapa te ngadalte hyme brenda ku e ula ne divanin me te afert.Heshtja pllakosi momentin dhe e vetmja gje jehonte ishin frymarrjet e shoqeruara me gulcim.Me thyhej zemra te deshmoja dike kaq te lenduara nga humbja e nje njeriu te dashur.

-Pini pak uje si fillim,-thashe duke i afruar goten ne buzet e tij te vyshkura e te qara.

-Fale...faleminderit,-tha ai duke mos ia ndare syte,tapetit ngjyre kremi.

-Zoti Roxher,e di qe nuk eshte koha per kete gje por cfare i ndodhi vajzes suaj ?-pyeta me zerin e mbushur deri diku me frike.

-Me thirren nga departamenti...e kishin v-vrare mbreme,-tha mes ngasherimave te mbytura.

Teksa i degjoja ato fjale,syte m'u mbushen me lot.Vajza e tij ishte perballur me nje vdekje te parakohshme.Mund te shihja se si ky lajm kishte rene mbi supet e brishta te zotit Roxher.Mund ta ndieja peshen e pikellimit te nje babai pas humbjes se gjakut te tij.Me dhembte zemra per te.Ishte sikur per nje moment te shihja tim ate qe vajtonte per nenen time.

-Xheni...Xheni im,-tha duke mbuluar fytyren me duar.

-Xheni ?!-u habita.

Xheni.Ai emer sikur goditi memorien time.E gjeta veten ne diten kur mberrita ne kete qytet te panjohur.Ndihesha e paorientuar,e humbur e perpire nga ndertesat e larta.Por me pas,aty u shfaq ajo : ajo Xheni.

-Zoti Roxher,a keni nje fotografi te vajzes suaj ?-pyeta kurioze.

-Sigurisht qe kam,si te mos kem,-tha duke u munduar te ngrihej.

Zgjata duart per ta ndihmuar por me ndaloi.Me hapat e renduar dhe te ngadalte,mori nje album nder duar.U afrua ne divan dhe filloi te shfletonte.E afroj ne nje distance te tille sa t'i shquaja portretin personit qe gjendej e kuadratizuar.

-Eshte ajo...ajo Xheni,-thashe e shokuar.

-Cfare ?

-Eshte Xheni,-thashe.

Ne cdo foto,shoh Xhenin qe i buzeqesh kameres dhe duket totalisht e lumtur.Ama teksa shoh keto imazhe,nuk mund te mos ndjej peshen e humbjes se saj qe merr vemendjen.Vertete qe me Xhenin nuk kisha krijuar shume kujtime ama tani po pyesja veten se perse valle nuk e telefonova nje dite ? Perse ajo nuk me telefonoi mua ? Apo fakti qe po jetoja me babane e saj te divorcuar e pengonte ?Tashme nuk ka mbetur asgje pervec fotografive qe tregojne fragmente te jetes se saj tashme te nderprere.

-Ti e njihje vajzen time ?-pyet i habitur.
Por si ?

-Ishte i pari person qe me ndihmoi kur mberrita ketu...ajo...ajo me tregoi shtepine ku do te qendroja,-thashe duke ndjere keqardhjen te mbulonte zemren time si nje hije.

Zoti Roxher,mes lotesh,vazhdonte te prekte fytyren e saj ne fotot e albumit.

-Perse Xheni nuk jetonte me ju ?-pyeta.

-Une dhe ime shoqe u divorcuam pak vite me pare,-tha.
Arsyeja kryesore qe ne u ndame ishte mungesa e lidhjes emocionale.Ime shoqe me fajesonte se kisha filluar te ftohesha me te dhe keshtu ne nuk mund te gjenim menyra per te kapercyer ate hendek.As tradheti as konflikte.Vetem nje ndjenje ne rritje e distances mes nesh.

-Nuk bete perpjekje per te rikthyer ate c'ka kishit dikur ?-pyeta.
U dorezuat dhe vetem kaq ?

-U perpoqem,-vazhdoi.
Morem pjese ne terapine e cifteve.Beme perpjekje per te komunikuar me mire por pavarsisht cdo gjeje nuk arritem te rindiznim shkendijen qe kishim.Me kalimin e kohes e kuptova qe ne vend qe ta shkaterroja me shume ate,veprimi me i mire qe mund te benim ishte qe te ndaheshim e te kerkonim lumturine diku tjeter.

Mund t'a kuptoja fare mire ndikimin qe nje tragjedi kishte ne jeten e nje personi,kjo e shoqeruar edhe me faktin qe babai nuk e kishte pare vajzen e tij per kaq kohe.E patrazuar nga lageshtia e faqeve te mia,u ula ne gjunje para zotit Roxher dhe i kapa duart qe i dridheshin.

-Mua me vjen vertete shume keq per gjithcka cfare keni kaluar ne jeten tuaj,zoti Roxher,me beso e di mire kete dhembje,-thashe duke kujtuar humbjet e mia ku nder to notonte edhe dhembja nga refuzimi i Donovanit.
Une humba nenen dhe mikun tim me te mire.

-Me..me vjen shume keq,-tha duke lene lot te rinj t'i pershkonin faqet.

-Faleminderit,-thashe duke i dhene nje buzeqeshje mes lotesh.

Vdekja ka nje menyre unike per te na zhytur ne nje det emocionesh pikellimi.Ne keto momente,gjithcka qe mund te beja ishte te ofroja nje prani ngushelluese,nje vesh qe degjon dhe nje shpatull mbeshtetese sepse procesi i sherimit eshte nje udhetim thellesisht personal qe kerkon kohe.

-Per cdo gje mos hezitoni te me kerkoni,-i thashe.
Do t'ju ndihmoje per cdo gje.

Zoti Roxher me pa me dy sy te prekur nga ndjeshmeria dhe miresia qe po shprehja ne oret me te veshtira te tij.

-Faleminderit Selia,-tha i prekur.
Qofsh e bekuar vajze.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Kde žijí příběhy. Začni objevovat