...Selia...

200 54 23
                                    

Kur fillojne shkollat sec ka nje tendence qe nuk ndodhe asgje e bukur.Liria per te dale te kufizohet dhe monotonia tipike shkolle-shtepi te kaplon.Ore te tera mbi libra,sy te skuqur,dhimbje koke,ankth,stres dhe nete pa gjume.Java e pare e universitetit me se shumti u bazua tek prezantimi i profesoreve dhe lendeve perkatese si dhe ndarjet qe i benin lendeve gjate vitit.Gjithashtu ishte interesante fakti se u njoha edhe me fjale te cuditshme ne te tingelluar qe si kisha degjuar ndonjehere.Kolegium.

Pra per momentin nuk ishte se kisha ndonje ngarkese te madhe sa te qahesha e qurravitesha.Shkoja ne universitet ne mengjes dhe kthehesha diku nga ora 14:00 ose here te tjera mund edhe te zgjatej orari.Lexoja pak sa per te kuptuar se per cfare behej fjale ne secilen lende dhe me pas shkoja ne pune tek kafeneja ne oren 16:00.

Arrija si per here pese minuta me heret dhe pastaj vishja perparesen ne ngjyre vishnje dhe mbertheja tabakane.Pasditeve kafeneja ishte me e qete.Nuk e kishte ate fluksin e paradites ku njerezit dyndeshin dhe shpeshhere largoheshin ose e merrnin me vete embelsiren apo kafen,ngaqe nuk kishte tavolina te lira.Pasditeve kisha nja pese a gjashte levizje qe blinin dicka te vogel apo nese kishin lene porosi per X rast.Gjithsesi nuk ankohesha.Orari mbaronte ne darke ne 20:00...tani qe po afronte dimri,erresira kaplonte shume shpejte.U drejtova per ne shtepi ku mund te qendroja shtrire sa gjere e gjate ne divan dhe te kaloja kohen duke pare ndonje nga ato talent show-t qe jepeshin.Nga mesi i programit fillova te humbja interesin..

-Nuk po me shihet fare ky program me thene te drejten.

U ngrita nga divani edhe pse doja te isha bere njesh me divanin.U futa ne dhome,ku vendosa te lexoja ndonje liber shkollor,ku mbi tavolinen time pashe qe nga era,po shfletohej blloku im kaf.E mora nder duar dhe se bashku me te u ula ne sallon te shihja shenimet.Ishte maksimumi nje faqe e plote,e shkruar nga shenimet e universitetit por nga fundi ishte nje liste qe une e kisha emertuar "Menyrat si te zesh miq"

Ne jeten time nuk e dija se cfare ishte nje shok apo shoqe.Nuk e dija ndjesine e te folurit me ta apo ndjesine e te berit cmendurira me ta.Nuk e dija se si ishte te kishe dike qe te mbeshteste apo te dilte zot kur ne shkolle bullizoheshe nga gjitha format.E bera kete liste gjate pushimeve te veres qe ta perdorja si strategji per ne universitet.Keto pika erdhen si rezultat i shume vezhgimeve te mia qe i shihja nga sjelljet e gjimnazisteve te tjere.

•Dy shoqe duhet te shkembejne detyrat me njera-tjetren;

•Dy shoqe duhet te hane dreken ne shkolle bashke;

•Dy shoqe duhet te kene hobi te ngjashme;

•Dy shoqe duhet te shkojne tek shtepiat e njera-tjetres;

•Dy shoqe duhet te shkembejne dhurata miqesie;

Ama gjate leximit,gjeja qe me terhoqi me shume ishte pika tete.

-Dy shoqe duhet te shkojne ne banje bashke qe miqesia e tyre te rritet...vertete ?!-them.
Zot nuk po e njoh veten,kaq e deshperuar jam ?

Pavarsisht gjithe ketyre brockullave te mia,mjaftonin shikimet dhe akullsia qe percillnin me mimikat e tyre,qe te te rrezonte cdo pike qe kisha shkruar.Universiteti ishte nje faze ku tipet e shoqerive qe krijoheshin ne gjimnaz e humbnin ate lidhjen e ngushte.Vdisnin nga ambicia,inati,egoja,konkurrenca e shume faktore te tille.Deri diku i jepja te drejte faktit se ne jete,ne profesionet tona,do ishim vetem dhe askush nuk do ishte me atje per ne.Thjeshte e gjithe kjo deshira ime per te patur miq po me bente me te cmendur.

-Fundja eshte me mire te rritem,-them.

Grisa faqet ku kisha pikat e miqesise dhe ndjeva lotet te rridhnin.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now