...Selia...

175 46 13
                                    

Tani qe Tiani dhe Viki e moren vesh se ku qendroja,nuk me kishin lene te qete per asnje moment.Si fillim me dhane numrat e tyre dhe here pas here telefoni im cingerinte.Me pyesnin per cdo gje,madje edhe ne shkolle sapo ulesha ne bange afroheshin  dhe me drejtoheshin me dy sy hetues.

Edhe ne kafene ku punoja e benin te dukshme qe me njihnin,por fundja kjo ishte ndihme per mua,per faktin se atje ku punoja funksiononte rregulli se nese sillje miq te shtohej nje bonus ne rroge.Ishte nje tregti e mire.Per cdo pyetje nga nje mik ne kafene.

Fiksimi i semure i Tianit dhe i Vikit nuk dukej se kishte ndonje fund,prandaj vendosa ta provoja.Tiani kish filluar te me quante me fat se jetoja ne ate shtepi dhe kulmi ishte kur me kishte thene nese behej gje per te nderruar vendet.Keshtu vendosa te pyesja zotin Roxher per nje leje ku Tiani mund te shqyente syte dhe te nuhaste "misterin".

-Jemi ketu nuk me besohet.

Fale zemergjeresise se zotit Roxher leja u aprovua dhe Tiani me Vikin ishin pak centimetra larg dhomes sime.Nje dere na ndante.Rrotullova celesin ne brave dhe me nje levizje te thjeshte ula dorezen e deres.Tiani u turr brenda per te mos harxhuar asnje minute me teper teksa une dhe Viki qendronim syshqyer ne pragun e deres.

-Ejani mos qendroni aty.

Pas thirrjes se Tianit hyme brenda.Mbylla deren pas meje dhe fillova te hiqja kepucet duke i lene ne nje raft te vogel perdhese.Levizje e Tianit sa andej kendej kishin pushtuar shtepine.Duart e tij shtriheshin ne cdo mobilje qe gjendej.Shikonte poshte tyre,mbrapa tyre dhe kudo.

-Vertete qe do beheshe nje detektiv i madh Tian,-them.

-E di,kjo eshte fantastike.

-Po shkoj te le canten ne dhome dhe kthehem.

Lashe canten mbi tavolinen e studimit me te shpejte qe te bashkohesha me Tianin dhe Vikin por Tiani tashme ishte brenda ne dhome duke terhequr zvarre Vikin qe mundohej ta ndalonte,gje qe ne te vertete nuk e arriti.

-Nuk munda ta frenoja Selia.

-Nuk ka problem Vik fundja nuk ka ndonje sekret shteterore ketu.

Tiani hodhi syte rreth e rrotull per te mos i shpetuar asgje.

-Shtrati i viktimes,-thote.

Ai u shtri menjehere ne shtrat duke vendosur krahet pas kokes.

-Cfare dreqin ben ?-hidhet Viki.

-Nuk ka gje Vik.

Viki ishte bere spec ne fytyre nga turpi por gjithsesi nuk ishte ndonje gje e madhe.

-Ngrihu Tian eshte thjeshte nje shtrat.

-Nc nc nc Vik,-thote me gishtin qe leviz ne shenje mohimi.
Ky shtrat mund te jete prekur nga duart e Donovanit kur kane investiguar.

-Ja ku ja nisem serish me temen "Mejfajer".

-Vik pse flet keshtu ?

-Nje fakt qe nuk me intereson Tian.

-Oh Vik...wow cfare shtepie ajo !

-Po qenka vertete e bukur.

Edhe ate e vune re.Ajo shtepia.Mblodha duart ne kraharor dhe pashe nga dritarja e cila dukej teper e heshtur paradite,e mbuluar me grilat e ulura ne gjysem.

-Kush valle jeton atje ?

-Nuk e di dhe nuk me intereson plus bejme mire te ikim Tian.

-Kaq shpejte ?

-Selia mund ta kete problem apo jo ?

-Selia ?!-pyet Tiani.
Selia...SELIAAAAA !

-Cfare ka ?!

-Kishe humbur fare.

-P-po ja po shikoja me vemendje ate shtepine dhe kaq.

-Duket sikur te shqeteson ajo shtepi.

-Cfare...jo...pse ?

-Selia merr fryme thelle.

Tiani me mbertheu nga supet dhe bera sic me tha.Nuk dija ta fshihja me friken qe kishte lindur brenda meje.Friken qe ai katror i vogel i zi me ngjallte se bashku me heshtjen qe kishte.Cfare fshihej pas saj ?

-Selia ulu pak ketu,-thote Tiani.
E di ti mund te na tregosh cdo gje neve.Ti mund te na besosh ne.

-Mundem ?!

-Sigurisht ne jemi miqte e tu tashme ?

-Miq ?!

Miqesia.Nje emer qe vetem e degjoja dhe asnjehere nuk e kisha perqafuar.Dicka e bukur per te qene e vertete per mua.Tashme dukej se kishte nje emer.Duart i mblodha grusht ne preher.Viki u ul ne dysheme dhe me vendosi njeren dore te saj mbi te miat.

-Ne te vertete,mund te mos jete dicka e madhe por....thjeshte...

-Thjeshte cfare ?

-Nje nate...pashe nje siluete qe me veshtronte.

-Siluete ?!

-Po...ishte i kthyer nga dhoma ime dhe dukej se shikonte ketej.

-Veshtroi per shume gjate ?

-Qendroi ca kohe...dukej si nje mashkull nga fiziku i tij.

-Me shume mundesi nuk ka asgje per t'u shqetesuar...dua te them ka qene duke kaluar dhe mbase i ke terhequr vemendjen,-tha Viki.

-Nuk mendoj ashtu Vik,-u hodh Tiani.

-Cfare te thote mendja detektiv ?-tha Viki.

-Kjo eshte e njejta dhome ku qendroi dhe Rebeka.
Mbase edhe ate e kane veshtruar.Ajo siluete,mund te jete edhe vrasesi.

-L-leri gjepurat Tian..nuk mund te njollosim dike pa prova.

-Eshte nje hipoteze Vik nuk po akuzojme askend.Ne as qe e njohim se kush banon ne ate shtepi.

-Vertete mendoni se mund te kete lidhje personi me Rebeken ?

-Ndoshta Selia,-thote mendueshem.
Ka hedhur me shikime ndaj dhomes tende Selia ?

-Jo...dua te them kalimthi por jo si heren e pare.

-Mbase tani qe u sigurua se dikush tjeter banon ketu do jete duke thurur dicka.

-Selia mos e degjo Tianin,ai po flet brockulla,-thote Viki.
Boll fole marrezira Tian.Ai nuk e njeh Selian fare dhe nuk ka pse te thur dicka ndaj saj.

-Ashtu mendon ti Vik ama edhe Rebeka nuk ishte nga Konektikat ama e vrane.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now