...Selia...

124 21 18
                                    

Ndonjehere,ne momentet e qeta kur jam vetem me mendimet e mia,nuk mund t'i shpetoj ndjenjes se koha po me mbaron.Eshte nje rendese qe me ze vend ne gjoks,njelloj si shqetesimet ne kraharor qe me kane munduar se fundmi.Ka nje brishtesi ne menyren se si zemra ime rreh,sikur po peshperit nje sekret qe nuk jam ende gati ta degjoj.

Por nuk jane vetem simptomat fizike qe me konsumojne.Eshte numri emocional qe eshte rritur gjate qendrimit tim ketu.Frika qe me kaplon kur zemra ime rrah ne menyre te parregullt,duke me lene te pyes veten nese kjo eshte ai momenti kur gjithcka rrezohet.Eshte nje paradoks i cuditshem,kjo ndjenje e perfundimit.

Me shtyn te kap cdo moment,te vleresoj bukurine ne te zakonshmen dhe te gjej ngushellim ne natyren kalimtare te jetes. Megjithate,me mbush me nje trishtim te thelle,duke ditur se koha qe me ka mbetur mund te mos jete aq e gjate sa e imagjinoja dikur.Jeta eshte kaq e brishte,saqe cdo rrahje e zemres sime eshte nje kujtese qe te gjithe jemi te vdekshem.

Ndersa ngrohtesia e diellit te veres derdhej mbi toke,qershori beri hyrjen e tij madheshtore,te stolisur me nje sixhade te gjalle ngjyrash dhe aromash.Ajri dukej se kercente me lulet qe zbukuronin oborret e shtepive perreth,duke mbushur rrugen me nje simfoni aromatike.Pemet tani te veshura me gjethe te gjelbra,i pershperisin sekrete eres se bute qe i perkedhelte gjethezat e tyre.

Mengjesi me gjeti ne kopesht.Po e pastroja ate nga barerat e keqinj qe shiu kish lene pas.Dola vullnetare per te ndihmuar zotin Roxher i cili kish filluar te dilte gjithnje e me pak nga shtepia.E kisha vizituar here pas here si e si per ta parandaluar te bente gjera qe s'duheshin,duke mos harruar te permend friken qe me kaplonte,se mund ta gjeja te pajete,te shtrire ne divan.Pasi pastrova kopshtin nga bari i keq,fillova te mbidhja ca lule te reja.Cicerimat e zogjve sherbenin si nje kolone zanore melodike per orkestren natyrale qe po shpalosej para meje.Qershori dukej ai muaj qe te ftonte te perqafoje premtimin e fillimeve te reja.

-Miremengjesi,-me terheq vemendjen postieri qe i afrohet gardhit dhe fillon te nxjerr dicka nga canta e tij.

Ngrihem nga pozicioni qe jam e ulur dhe filloj te shkund gjunjet nga dheu.

-Miremengjesi edhe ju,-kthej mbrapsht.
Ka ndonje gje per zotin Roxher ?

-Pa te shoh...jo eshte per Selia Kardif,-thote.

-Per mua ?!

Me zgjati kutine e kartonit dhe me uroi diten e mire.E ndjek me sy postierin qe largohet per te vazhduar rutinen e tij te shperndarjeve.Vazhdoj e qendroj nje cope here me kutine ne duar.E hutuar teresisht filloj dhe ngjesh gishtat pergjate skajeve te pakos,duke ndjere strukturen e saj nen prekjen time.Me kutine ne dore hyje brenda ne shtepi.Pasi nderrohem nga rrobat e ndotura me dhe e polen,i vertitem kutise qe me ishte adresuar.

I kujtoj vetes se sot kam ditelindjen dhe surprizat ishin zakon.Por mbi kuti nuk ka emer se kush e ka derguar,duke e bere akoma me misterioz personin qe fshihet pas saj.E hap me ane te nje thike dhe hedh syte brenda.Dhe mu para syve te mi,eshte nje moment i kapur i ngrire ne kohe.Aty gjendej nje kornize me kembez qe mbante nje foto ku ishim une,Viki dhe Tiani,te bere para disa muajsh,atehere kur Tiani ishte akoma gjalle.

E afroj foton prane fytyres sime dhe me shpeton nje e qeshur qe shoqerohet me lot qe permbytin imazhet e fotografise.I shquaj portretin Tianit dhe kuptoj se sa shume me ka marre malli per te.Edhe pse e humba para disa muajsh,prania e tij ende vazhdon te jetoje.Dhe kjo ishte dicka qe as vete vdekja nuk mund ta zhdukte.

-Paska dhe nje leter,-them duke pare nje zarf te bukur roze qe qendronte ne fund te kutise.

E hap lehte letren dhe pa mundur te lexoj nje fjale te vetme,shkrimi i dores,aq i njohur,me futi te dridhura.

"Nje dhurate e vogel qe ta marresh me vete kur te kthehesh ne shtepi.Ta vendosesh ne komodinen prane shtratit keshtu nuk do na e ndiesh mungesen.
Gezuar ditelindjen Selia.Nga Tiani."

Ajo leter,beri te me vershonin emocione qe mendoja se ishin varrosur shume kohe me pare,duke me shpiere ne nje kohe kur e qeshura e tij jehonte neper korridoret e jetes sime.Ngjitem pas cdo fjale,e deshperuar per te mbajtur lidhjen kalimtare qe ofron kjo leter.Nuk arrija te kuptoja nese kjo qe sapo lexova ishte e vertete apo dikush kishte gjetur kohen per t'u tallur me mua.Fryma m'u zu ne fyt.Dukej se dicka me ishte mbledhur ne gryke si lemsh.Nuk mund te besoja qe ate leter e kishte shkruar ai.Nuk gjeja lidhjet e duhura qe ta pranoja nje fakt te tille.

Mundohem te qetesohem nepermjet frymarrjeve.Mbase e kisha lexuar gabim.Nuk mund ta kishte shkruar ai ate dhe mbi te gjitha ta kish derguar ai kete kuti.E marr edhe nje here letren dhe e rilexoj.Kjo me beri t'i vertetoja vetes se e kisha lexuar mire te zezen ne te bardhe.

Vendosa doren ne kraharor duke u munduar te normalizohesha e te ruaja gjakftohtesine.Marrja e kesaj poste mund te ishte e pashpjegueshem por nga ana tjeter me mbushte me shprese te kote se Tiani ishte ende gjalle.E vetmja gje qe me shkoj nder mend,ishte qe te vrapoja drejt e tek zyrat e postes e t'i pyesja se si qendronte e verteta.

-Si mund t'iu ndihmoje ?-me pyet punonjesia para se ciles paraqitem.

-Kjo poste me erdhi sot,-thashe.
Kjo eshte derguar nga nje miku im qe ka muaj qe ka vdekur.A ju duket normale ?

-Me lini te hedh nje sy,-tha punonjesia.

Vajza qe mund te ishte diku tek njezet e pese vjece filloi te kontrollonte ne kompjuterin e saj teksa zhurmat e tastieres me shoqeronin ne pritje.

-Zonjushe,kjo poste ka qene e porositur nga vete zoti Tian Johanas per kete date,-tha.

-Ashtu ?-thashe.

Tundi koken.

-Ne rregull,faleminderit.

Dola nga zyra e postes.Kembet me dukeshin te renduara.Gjithcka qe me rrethonte dukej se u turbulla per nje cast ne nje tapiceri zhgenjimi.Mendimi se Tiani mund te ishte akoma gjalle,terhoqi telat e zemres duke ndezur nje shkendije shprese te kote.Po sikur vdekja e tij te kish qene nje gabim ? Po sikur te ekzistonte nje shans qe Tiani,te ishte ende ketu,duke luftuar betejat e tij ?Mendja ime ngjante me nje vorbull emocionesh kontradiktore.

E humbur ne mendime e kujtime,e gjeta veten ne derezen e kopshtit te shtepise.Marr fryme thelle duke u munduar te le te gjithe shqetesimin perjashta e per ta marre veten me te mire ne keto ore te fundit te ditelindjes sime.Me te hyre ne shtepi,idea qe te marre Vikin ne telefon ben drite ne mendjen time.Dua ti tregoje asaj per te gjithen c'ka ndodhi dhe mbase vetem keshtu mund ta kaloje e qete kete mbremje.Mirepo hovi im pritet nga zeri i sekretarise telefonike qe njofton se personi mund te kete fikur telefonin.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora