...Selia...

117 22 21
                                    

Nuk e di se sa here i kam telefonuar Vikit dhe vazhdon akoma te mos me pergjigjet.Eshte errur tashme dhe e vetmja gje qe me ben shoqeri ne kete nate eshte drita e ndezur.Papritur,degjoj deren qe bie.Eshte vone dhe nuk prisja dike ne kete ore.Hezitoj nje cast e ulur ne divan.Kurioziteti me perzihet me kujdes,teksa i afrohem deres qe fsheh dike pas saj.

-Zoti Roxher !-them e habitur kur hap deren.

-Selia,bije,te shqetesoj ?-pyet ne siklet.

-Ah,jo,jo aspak,-them.

-Une doja qe te te jepja dicka.

Me zgjat nje kuti te vogel.E marr dhe ndjej se dicka brenda saj peshon vertete.

-Per cfare eshte kjo ?

-Doja te te dhuroja dicka per ditelindjen tende,-tha.

Buzeqeshja ime fillon te perendoje,teksa duart me ndalojne kur degjoj ato fjale.

-Zoti Roxher,nga e dini ju ditelindjen time ?

-Oh,kam menyrat e mia per kete gje,-thote.-Meqe ra fjala,emri im i vertete eshte Xhonatan Tompson.

Rrudh vetullat duke mos kuptuar sec po ndodhte.Heshtja e rende qe mbeshtillte si mantel mbytes,filloi ti bente jehone rrahjeve te zemres sime.

-Te kam thene se vije nga Virxhinia perendimore,gjithashtu ?

Peshtyma me thahet.Qimet rreze qafes me jane ngritur si docka te vogla nga frika.Duket se pamja rreth meje po venitet dhe si pike referimi kam vetem buzeqeshjen e te zotit Roxher,qe ka nje aure te erret.Syte me bien mbi kutine qe e kam mberthyer me duar.E afroj ne nivelin e kraharorit dhe shikoj serish nga zoti Roxher.Mes mijera pyetjesh,vendos te shoh cfare fshihej brenda.Ajo c'ka gjej ne ate kuti,me tmerron dhe i ben duart e mia te pafuqishme per ta mbajtur ate peshe te vogel.Kokrra e molles rrokulliset neper dysheme duke zene vend ne te djathten time.Trupi me ka ngrire i teri ndersa ndjej stomakun te mblidhet sa nje grusht dhe duket sikur gjithe organet e tjera jane kapur fort pas tij.

-U mundova te harroja dhe te nisja nje jete totalisht te re,me ardhjen time ketu,-filloi.-U martova,u bera me nje vajze por edhe ata me lane vetem sepse me thane se isha i semure pas se shkuares.Mbeta fillikat vetem.I refuzuar nga te gjithe,i lene vetem nga te gjithe,i padashur mbi te gjitha.Zemra m'u ftoh dhe shpirti m'u shtremberua.Hartova nje liste mekataresh.Vendosa te fallsifikoja vdekjen time.Nderrova emer.Bera edhe nderhyrje qe te mos njihesha.Zgjodha nje profesion qe te me ndihmonte te gjeja mekatare te tjere,per t'i ndeshkuar.Perdora nje thike per te ngjallur terror ne qytet.Me nje thike,lyeva ne gjak kete qytet.Ne cdo jete qe shuaja,ndjeja nje kenaqesi te semure.Frika e tyre,lutjet e tyre per te mos i vrare,te bertiturat...me kenaqnin.

E gjithe fytyra e tij fillon dhe shperfytyrohet nga e qeshura maniake dhe e semure,prej psikopati.Syte nuk guxojne t'i shqiten fytyres se zotit Roxher.Isha e paralizuar.Nuk arrij te mbledh veten nga ato cfare degjoj teksa trupi me dridhet si purteke.Nuk e di se si te veproje por mundohem me cdo pike guximi qe kam qe te mbaj te gjithe shqisat vigjilente.

-Rebeka ishte nje e perdale qe punonte si kamariere ne nje lokal nate,-vazhdoi.-Vinte cdo nate pothuajse e dehur dhe mezi ngjitej deri ne dhome.Devorah,nje lesbike e ndyre.Savana kishte afere me njerin nga profesoret e tu.Alan,nje i droguar psikopat.Pa harruar Kol Martinez qe per kete me ndihmove ti dhe te jam falenderues.Robert,nje hajdut i poshter...Dilan Hill...nje derr i pangopur e genjeshtar ne te njejten kohe.Pastaj Xheni ime bije...ashtu si nena e saj u larguan duke me lene fillikat te vetem.Cili femije ia ben nje prindi kete,sado i keq te jete ai ? Cili ?

-P-po Tiani ?-pyeta e shokuar.
Perse...perse nuk e permende ?

-Ah,po Tiani...e mbaj mend,-thote duke fiksuar syte pertej shpines sime.
Ai nuk kishte bere gje ne fakt dhe nuk ishte pjese e listes sime por ai beri dicka qe mund te me deshtonte te gjithe mundin.Ai me pa prandaj ia shqeva syte.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now