...Donovan...

182 46 22
                                    

Lajmi per nje trup te pajete erdhi heret ne mengjes.Nje qytetar i thjeshte kishte bere nje kallezim ne repertorin e sekretares se departamentit gje qe kishte ngritur te gjithe punonjesit ne kembe,gje qe kohet e fundit kishte munguar shume.Po drejtohesha per ne adresen e derguar nga Kameruni gje qe korrespondonte me nje park te thjeshte.Parkova diku me tutje dhe u drejtova me te shpejte per ne vendin e ngjarjes.

-Ora e mberritjes 06:20,-thashe duke pare nga ora e dores.

Oficeret kishin rrethuar zonen me shirita qe benin thirrje te dukshme per te mos i kapercyer.Trupi gjendej pertoke akoma ne pritje te mjekut ligjor per ta transportuar drejt laboratorit te ekzaminimit,ama ai trup nuk do ikte gjekundi pa e pare ne detektivet.

-Oficer Uillou,-them.

-Detektiv Mejfajer,mireserdhet.

Oficeri me ndihmoi me ngritjen e shiritit te verdhe.
U drejtova drejt e tek trupi per te mos humbur kohe me teper.Ishte akoma i shtrire pertoke,i mbuluar me nje rrobe te bardhe sa per te shmangur ate skene makabre nga syte e qytetareve te tjere.Nje skene e tille nuk ishte dicka e bukur per te filluar diten.

-Oficere Burke cfare kemi ketu ?

-Viktima eshte nje vajze rreth 20 gje qe nuk eshte e sigurt akoma.

-Eshte identifikuar ?

-Akoma jo...ama canta e saj eshte duke u kontrolluar nga detektiv Sinkler duke shpresuar qe te gjejme dicka.

-Ne rregull,mund te me jepni nje pale doreza ?

-Sigurisht.

Oficere Burke me zgjati dorezat qe i vesha me te shpejte duke u siguruar qe te mos ishin te grisura e te perbeja dem ne gjetjen e ndonje shenje gishti.Hoqa rroben e bardhe nga trupi i saj duke zbuluar dalengadale trupin e ftohur,tashme dhe te pajete.Ishte nje vazje brune me sy te bukur te jeshilte qe akoma ishin te hapur duke mos leshuar per asnje moment tmerrin e fiksuar te asaj vrasjeje.

Goja e saj ishte e hapur,deri diku ne shenje habie dhe gjaku kish rrjedhur si llave e nxehte nga hemorragjia.E largova dhe me tutje rroben deri ne pjesen e fundme te barkut.Kishte vrima ne gjithe pjesen e barkut ku disa prej tyre nuk rridhnin dhe aq shume.

-dy...kater...gjashte...tete...tete vrima te bera.

-Donovan !

-Po Kamerun,eja.

-Arrita te gjej  patenten e makines se saj,-thot pas vrapit te shkurter.
Emri i saj eshte Devorah Miller.

-Ne rregull,ka ndonje gje tjeter te dyshimte ne canten e saj ?

-Thjeshte gjera te zakonshme qe do kalojne ne cilesine e evidences.

Tunda koken lehte duke mbajtur doren akoma ne plaget e vajzes.

-Cfare arrite te gjeje ti Donovan ?-pyeti Kameruni.

-Me shume mundesi keto plage jane te bera nga i njejti mjet qe vrau dhe Rebeken ama vajza ka tete plage.

-Ndersa Rebeka kishte nente.

-E drejte por ndoshta mund te jete edhe ndonje plage tjeter qe mund te me kete shkare ama kete do ja leme ne dore mjekut ligjor.

-Sa i perket djalit qe e kish gjetur,per momentin nuk eshte ne gjendje te flase dhe po merr veten,-me informoi Kameruni.

-Mire.

Ambulanca mberriti ne ato momente duke terhequr vemendjen me sirenen e saj zhurmuese.Nga makina dolen me te shpejte doktoreshe Santes dhe stafi me barrelen.

-Detektiv Mejfajer nese me lejoni dua te marr viktimen.

-Sigurisht doktoreshe,vazhdoni.

Trupi i viktimes tashme ishte ne duart e doktoreshes qe do merrej me ekzaminimin e tij duke nxjerre rezultatin ne trajten e nje autopsie.

-Kamerun thuaji njerit prej oficereve qe te shohin ne sistemin e te dhenave te brendshme per prinderit e vajzes qe te procedojme me marrjen ne pyetje,-thashe nderkohe qe syte e mi ndiqnin barrelen.

-Tani po drejtohem.

Kameruni hyri mes turmes se forcave te policise.Teksa morra te hidhja nje hap para ne kembet e mia u rrotullua dicka.Hodha syte poshte dhe ashtu me dorezat qe i kisha akoma veshur e mora ne dore.

-Nje molle ?!

C'mund te bente nje molle ne kete skene krimi ? E solla mollen nga cdo ane ama ajo ngjyra e saj e kuqe flake,qe te bente t'ia ngulje dhembet e te perhumbje ne ate tul qe mund ta mbushte gojen me leng,te rrezonte poshte cdo gjykim.

-Mbase mund ti kete rene viktimes.

Nje molle nuk mund te merrej si evidence pasi mund te humbte ne kohe prandaj e lashe mollen ne toke duke mos i kushtuar aq rendesi.Fundja cfare mund te na tregonte nje molle e kuqe ?

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now