...Selia...

237 68 29
                                    

Nxorra frymen dhe mora nje pamje vetebesimi.Hodha syte ne krahun tim te djathte dhe pashe dy zile.Njera nga zilet nuk kishte emer te shkruar ne te ndersa tjetra kishte emer : Zoti Roxher.

-Mbase ky duhet te jete i zoti i shtepise,-them.

Zgjata gishtin drejtues dhe i rashe ziles.Tashme nuk kish kthim pas.Fillova te qendroja sa ne njeren kembe ne tjetren.Fryja balluket e mia me goje si nje e paduruar.Nga brenda degjova te hapej nje dere e me pas hapa konstant drejt deres qe po qendroja perballe.Braves iu fut celesi dhe doreza u ul duke bere qe shtepia te ndricohej nga dielli qe kishte ngelur per kete dite thuajse te mbaruar.

-Pershendetje zonjushe,-thote burri perballe meje.

-Pershendetje zoti Roxher,une jam...

-Selia Kardif,mireseerdhe e dashur,-uron.

-Pra nuk e paskeni harruar emrin tim ?

-Jo e dashur,-thote mes te qeshurash.

-Gezohem qe u njohem zoti Roxher.

-Gezohem gjithashtu,Selia.

Deren e hapi nje burre qe dukej teper i mbajtur per nje moshe qe kishte edhe babai im,pa permendur se im ate e leshoi veten teresisht kur mamaja nderroi jete.Ishte i gjate edhe nja dy pellembe me shume se une.Me priti me nje buzeqeshje te ngrohte qe me hoqi ethet e nervozizmit.

-Eja le te mos rrime ne dere do erresohet shume shpejte.

Mora valixhet e ndihmuar edhe nga zoti Roxher.Hyra brenda dhe fillova te hidhja syte ngado.

-Ketu jetoni ju apo jo ?

-Po ne katin e pare jetoj une ndersa dhoma jote eshte lart.

Me veshtiresi fillova te ngjisja shkallet.Pa harruar lodhjen e rruges tani u shtua edhe ngarkesa e valixheve.

-Jane pak te renda valixhet,-them.
Me mire te mos me ndihmonit me ngjitjen e tyre deri ketu.

-Aktivitet fizik eshte fundja,-thote.
Kete do e beja me kenaqesi.Gjithsesi nuk eshte se kjo shtepi ka pare shume njerez.

-Kjo eshte e cuditshme apo jo ?-them.
Eshte nje nder shtepite me cmimin me te lire.

-Ke te drejte e dashur por shume gjera nuk jane ne doren tone,-thote.

Zoti Roxher nxorri celesat dhe filloi te hapte deren.Fjalet e fundit te tij nuk dukeshin te mira.Te vetmen gje qe ne nuk kishim ne dore ishte vdekja.Kisha frike te pyesja me teper pasi mund te ishte ceshtje personale e tij dhe mund te hapja plage qe i ishin dashur kohe te mbylleshin.

-Ja dhe hyrja jote.

Dera para meje u hap dhe zoti Roxher me ftoi brenda.Ishte fiks sikur ne fotot qe kisha ne telefon.Hyrja ishte e kompletuar dhe teper e mirembajtur.Nje arome fillimi te ri me ngacmoi nuhatjen.

-Eshte fantastike.

-Vertete nuk eshte kush e di se cfare por...

-Eshte ne rregull per mua.
Me del e tepron.

-Me vjen mire te degjoj pelqimin tend,Selia.

-Faleminderit shume zoti Roxher,-them mirenjohese.

-Faleminderit ty,-thote.
Tani po te le te sistemohesh.

Por une e kisha vendosur te mos e mbyllja diten pa marre vesh dicka te fundit.

-Zoti Roxher ?

-Po ?

-M-mund t'iu pyes dicka ?

-Pa tjeter.

-Thate qe disa gjera nuk i kemi ne ne dore...c-cfare konkretisht donit te thonit me kete ?

Dhoma u mbush me nje psheretim te thelle te zotit Roxher.Dukej i merzitur dhe padashur mund te kisha gervishtur dicka per te cilen ai nuk donte te fliste.

-Ndoshta nuk eshte koha e duhur me falni...

-Nuk ka problem Selia,fundja heret apo vone do e merrje vesh,-thote.
Selia shiko,mbase mund te te duket disi tristuese fakti qe pikerisht ketu ne kete dhome jetonte nje studente si ti...

-Cfare ka ketu per tu tristuar ?

-Ajo arriti te mbaronte vitin e pare te shkollimit por pikerisht ne fund te vitit akademik ate...

-Ate cfare ?

-Ate e vrane ne menyren me brutale...

Pikerisht kjo ishte.Vdekjen nuk e kemi ne ne dore por pervec kesaj edhe shume gjera te tjera,pavarsisht se sa ne mund te ruhemi apo shmangemi,ajo c'ka eshte e destinuar per ne do te vije edhe ne qofshim te mbyllur ne pallate te fortifikuara.

-Nuk e dija...

-Thjeshte nuk dua qe ky vend te te duket i tmerrshem Selia dhe te jetosh me frike per aq kohe sa te jesh ketu.

-Pavarsisht cdo gjeje mos u shqetesoni zoti Roxher,une do te jem mire,-e siguroje.

-Ne rregull,ne rregull.

Zoti Roxher doli nga dhoma ime dhe une hoqa celesat nga dera dhe u mbylla brenda ne dhome.Zemra po dridhej akoma edhe pse fjalet e mia shprehnin gje tjeter.Te them te drejten nuk doja qe ardhja ime ketu te fillonte me nje lajm jo shume te mire.Fakti qe edhe vajza e ndjere ishte studente e vitit te pare me beri trupin mornica-mornica.

-Selia me mire fillo te hapesh valixhet ose do te te zere e gjithe nata duke shpaketuar.

Vendosa te hiqja mendjen nga cdo gje qe nuk me perkiste mua edhe pse e keqja ime ishte se dicka qe me thuhej e mbaja mend per me gjate se nje jave.Uroja te dilte dicka rruges qe mendja ime te gjente prehje.U afrova afer dritares qe ishte ngjitur me shtratin tim dhe bertita me sa me vinte :

-Pershendetje jeta ime e re !

Nuk m'u be shume vone nese me kishte degjuar njeri.Buzeqesha dhe vrapova drejt valixheve te mia.Me shpejtesi fillova te vendosja rrobat ne raft ashtu si i kisha vendosur ne valixhe pale-pale,nxorra carcafin dhe e shtrova mbi shtrat dhe e mbulova me batanijen e thjeshte qe kisha ne nje ngjyre jeshile te embel,kepucet gjithashtu i rreshtova ne krahe me deren dhe ne komodinen afer shtratit vendosa ca gjera personale qe i mbaja edhe ne shtepine time.Canten e shpines e leshova mbi tavolinen e studimit dhe nga ajo nxorra nje foto
te vjeter.E mora nder duar dhe u ula ne shtrat.Ishte nje foto e bere shume kohesh atehere kur nena ime ishte ende gjalle.Ishim ne te tre.Me mollezat e gishterinjeve preka fytyrat e prinderve te mi.

-Me mungon shume nene.

E shtrengova foton ne gjoks.E beja perhere kur kerkoja perqafimin e nenes sime.Kjo ishte e vetmja menyre qe ta mbushja disi boshllekun qe ajo me la ne jeten time.Pas disa pika lotesh,buzeqeshe lehte.Ndjeva shpirtin te me ngrohej.
E lashe foton ne tavoline dhe pashe perreth ku cdo gje dukej ne vendin e vet.Tani dhoma ime kishte marre jete.Gjeja qe me shqetesonte pak ishte fakti se si do shtyhej universiteti.Pothuajse ne gjithe jeten time,pa permendur prinderit e mi,kam qene e vetme.Askush nuk donte shoqerine time.Te pakten me fillimin e ri doja dhe me se shumti shpresoja te rriteshin edhe mundesite e reja.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now