...Donovan...

187 48 7
                                    

Po rrija ne sallen kryesore duke mbajtur ca nga pergjigjet e deshmive,shenim nga blloku i Kamerunit.Krahas tyre shenoja ndonje pikepyetje qe mund te kisha.Me ishte sjelle shume keq idea e rimarrjes se deshmive.Nuk ndihesha akoma i familjarizuar me ceshtjen qe kisha ne dore...si detektiv na ishte mesuar qe te verenim cdo gje nga fjalet e deri tek gjestet qe mund te benin personat.Isha vigjilent dhe kjo ishte bonus per mua.

-Doli kjo ceshtje dhe karriera ime po vihet ne rrezik.

Fillova te kruaja syte dhe u leshova ne karrigen time.Zyra ishte e mbytur ne nje qetesi meditimi.Ngrita syte ne tavan sikur kerkoja pergjigje,ne ate allci te bardhe.E vija re dhe vete qe e kisha shtyre veten pertej limiteve.

-Me duhet nje pushim i vogel,-them duke shtyre bllokun tutje.

Ndoshta edhe per shkak te kalitjes qe me kishte bere nena ime qe ne shkolle fillore,kisha mesuar qe te pushoja por asnjehere te hiqja dore.U ngrita nga karriga dhe dola ne drejtim te gjetjes se nje makinerie kafeje aty afer.Ne fund te korridorit gjendej nje e tille dhe shpresoja qe te ishte e lire.Nuk kisha kohe te merresha me llafe.
Shpesh me quanin te hekurt dhe teper te ftohte ne fillime bisedash apo edhe ne krijimin e lidhjeve.Ndoshta per shkak te gjerave qe kisha kaluar isha bere aq i ftohte sa malet rrethuese te Norvegjise.
Shtypa opsionin e kafese dhe u mbeshteta tek makineria duke pritur kafen si nje jete shpetues per mua.Ndjeva hapa qe po vinin nga mbrapa shpines sime.Num i hodha syte fare dhe e lashe personin te afrohej dhe te me fliste.

-Mejfajer ?

-Po shef Kambell ?

-Kafe serish ?

-Me duhet,-ia prita shkurt.

-Kuptoj.Si duket gjendja ?

-Per momentin kemi shkembyer informacione me Sinklerin.Gjeja qe nuk me pelqen eshte se po flasim akoma me mundesi.Nuk kemi akoma nje piste.

-Cfare mendon te besh ?

-Po me merr shpirtin idea qe te rimarrim ne pyetje personat.Dua te them mund te kete dicka qe ndergjegja e tyre do qe ta deklaroje ose mund te kene harruar dicka.

-Fundja ata e kane kontaktin tone Mejfajer.Nese do ishte dicka qe do na ndihmonte ata do bashkepunonin.

-Une nuk jam mesuar te punoje me te tjere shef...pertej respektit qe kam per koleget e mi.Jam mesuar te fluturoje i vetem,plus qe mungesa ime ne marrje te deshmive eshte nje minus per mua.

-E di se si punon Mejfajer por jeta te hedh ne shtigje qe as vete si mendon ama konsideroje si nje prove.Dua te me tregosh se sa i zoti je.

Ndjeva doren e shefit ne supin tim.E pashe ate dore te pushonte ne supin tim.Ishte e mbushur me dashuri aterore dhe diku-diku me nje kercenim per karrieren time.Ishte nje prekje e nje babai qe donte te birin ta bente krenar.Ajo prekje me solli nder mend tim ate.Me mungonte shume prekja e tim ati dhe mbeshtetja qe ai me jepte si femije qe isha.Ikja e tij nga kjo jete kur isha vecse cilimi shuajti shume pasione qe kisha,te perbashket me te.Nena ime mori cdo gje ne dore,asaj here dhe na vuri frere,si mua dhe tim vellai.Qe prej asaj kohe isha bere tjeter njeri.

U largova me kafen ne dore dhe sa me pare te takoja Kamerunin aq me mire ishte.Isha i lodhur sa me s'ka,jo nga mungesa e gjumit pasi nga kjo,le te themi kisha fituar nje imunitet,por nga te qendruarit kot duke mos ditur nga t'ia nisnim.Zbrita poshte ne kat te pare per te pare per Kamerunin.Si gjithmone vinte nja dhjete minuta me vones.Pertej kesaj, nuk i vija faj edhe moshes se tij,jo se une isha i vjeter por e kuptoja dhe tipin e tij dhe pelqimin per jeten e nates.Ishte tip i hedhur dhe here pas here e ngacmoja duke i thene se cfare dreqin kishte lidhje nje tip si ai me policine ?

-Miremengjesi Sinkler.

-Nuk je i merzitur apo jo ?

-Jo,-ia pres shkurt.
Dua te me besh nje nder.Fol me
divizionin e regjistrimeve dhe dua te me zbardhin bisedat e fundit te Rebeka Simons.

-Tani do drejtohem atje..

-Me ke tek salla kryesore si perhere.

Uroja shume qe shpresa tek ato biseda te na shpetonte ose ky do ishte deshtimi i vitit.Nuk e di se sa mund te kishte shkuar ora qe kur iu futem me koke degjimit te bisedave telefonike te Rebekes.Mbanim ndonje shenim dhe degjonim me vemendje.Vertete qe nuk kishte ndonje gje te re ne bisedat e nje studenteje.Bisedat me familjen qe e kishte larg e deri tek bisedat me studente te tjere per provime e te tilla gjera.

-Oh Zot i madh !

Kamerunit nuk po i behej me.Ishte bere barre per karrigen dhe sec i ishin shpupuritur floket e tij biond.Une qendroja i mbeshtetur ne karrige duke tundur kemben nga nervozizmi.

-Kjo eshte katrahur.

Dera e salles u hap nga oficerja Burke,nje oficiere qe shume shpejte behej detektive e divizionit te vrasjeve.

-Dukeni si dy te dehur.Jeni zhubrosur rrobash e flokesh.E keni pare oren ?

-Fareee,-tha Kameruni duke mbajtur lapsin mes hundes dhe buzes.

-Shume shpejte mbaron turni cuna beni mire te shkoni ne shtepi e te qoni kokat tuaja te pergjumura,direkt e ne dush e te flini si asnjehere me pare.

-E dyshoj kete te fundit,-thashe duke kaluar gishterinjte ne floket e mi.

-Lermeni mua regjistrimet do i dorezoje une.

-Faleminderit Burke.

Dolem nga zyra dhe fillova te c'mpija shpinen.Kercita qafen dhe u solla nga Kameruni.

-Bejme mire te shkojme ne shtepi e te fleme sikur mos te kishte te neserme,-tha Kameruni duke me rrahur supin.

-Tingellon mire per mua.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Όπου ζουν οι ιστορίες. Ανακάλυψε τώρα