...Donovan...

173 47 20
                                    

Fundjava erdhi si ngushellim per lodhjen time.Pasi u mundova te flija dhe te theja nje rekord te ri me kater ore te plota gjume vendosa qe te dilja dhe kafen e mengjesit ta pija ne nje kafene.Mbase ajri jashte mureve rrethuese te shtepise do me kthjellonte.Kafeneja me e afert ishte Moon's cape por jo se po drejtohesha atje per shkak te dembelizmit,aspak.

Arsyeja e vertete ishte cilesia e kafes qe perdorej atje qe une lija koken.Norvegjia ka konsumin e dyte me te larte te kafese per fryme,me rreth pese milione njerez ne vend qe pine kater deri ne pese kafe ne dite dhe si nje ameriko-norvegjez qe jam e kisha ne gjak kafen.Dola nga shtepia dhe u nisa ne kembe.Te harxhoja benzine kote per njezet e pese minuta rruge nuk me dilnin llogarite.

Ecja dhe ne te njejten kohe edhe floket e mi lekundeshin sa ne njeren ane ne tjetren pasi nuk i kisha xhelosur pas dushit.Ballukja e gjate,teper e shkrifet,tani ishte poshte dhe me dore mundohesha ta fiksoja pas kokes por ishte nje mision i pamundur per shkak te dendesise dhe rendeses se flokut tim.

U afrova afer kafenese dhe menjehere pikasa nje tavoline per tu ulur.Me pelqenin  tavolinat afer dritares.Shume kush do preferonte qendren pasi keto tavolina ne keto pozicione i quanin per "antisocialet apo per te vuajturit",por per mua nuk ishte ashtu.Me pelqente intimiteti qe te jepte,fundja kendveshtrimi eshte subjektiv.

Hoqa xhaketen dhe e palosa me rregull duke e lene ne karrigen perballe meje,nxorra telefonin nga xhepi dhe e lashe ne tavoline.I carmatosur po prisja kamarieren te vinte te me merrte porosine edhe pse fundja e kishin mesuar permendesh ate qe merrja cdo here.

Vendosa berrylat mbi tavoline,gishterinjte e duarve i nderthura me njeri-tjetrin dhe leshova shikimin tim pertej xhamit.Nga dritarja dukej nje cift qe flisnin me njer-tjetrin qe dukeshin teper te lumtur teksa ishin te kapur dore per dore.U mbusha thelle me fryme dhe ula syte menjehere poshte ne dysheme duke u shmangur nga ata.

-Pershendetje zoteri,mund te..

-Te zakonshmen,-thashe me te shpejte ndaj zerit qe nuk me la te bija ne humneren e mendimeve te mia.

Nuk e ktheva koken nga kamarierja,gje qe  zeri e diktoi dhe gjinine e saj.Gjendesha perhere perballe flirteve te vajzave dhe nuk me pelqente ti jepja shpresa te kota.

-Me falni nuk ju kuptova ?

Vertete qe po behej e bezdisshme kjo ketu.Meza dukej donte t'ia arrinte qellimit.Vendosa ti hedhja syte i inatosur nga kjo budallaqe por gjendja qe me pushtoi u duk se doli nga hiqi.

-Ate qe marr cdo here,nuk eshte e qar...

Fjala mu nderpre dhe desh ngela pafryme.Zemra filloi te me dridhej si asnjehere me pare.Nje vajze teper e re ne moshe qe dukej si nje pesembedhjete vjecare qendronte perballe meje,nje symadhe,nje vajze qe se kisha pare ndonjehere te punonte ketu por e kisha takuar ne menyren me te sikletshme te mundshme.Do e njihja kudo ate imcake.Ishte imcakja qe i derdha kafen ate dite.Mundova te mbledhja veten e te mos e lija te kuptonte ndonje gje.

-Te kerkoj ndjese...mendova se mos ishit nje nga kamarieret e vjetra ketu.

-Jo jam e re.

-Dukshem.

-Pra ajo qe merrni zakonisht ?

-Americano.

-Nje americano do vije per pak.

U largua me te shpejte drejt banakut qe te dorezonte porosine.Goja sikur mu njom nga thatesia qe me pushtoi,me ikjen e saj.Ndihesha vertete ne siklet.Dje i kisha derdhur kafen e sot ajo po me sherbente te njejten kafe.Mezi prisja te largohesha e mos te kthehesha me.Mesa dukej,duhej ti jepja lamtumiren kafes cilesore.

-Ja dhe porosia juaj zoteri.

I hodha shikimin tim,si nje skanues,fytyres se saj.Nuk po i admiroja tiparet perkundrazi,po i shihja mimiken.Dukej e qete dhe mbante te njejten buzeqeshje si diten qe e turperova para mijera syresh..

-Faleminderit.

-Ju befte mire.

Mbertheva filxhanin me te dyja duart dhe ia kisha ngulur syte kafes sime.Ndihesha fajtor.Ndihesha si mos me keq.Ne djallme gjithe ndergjegjen time.U mundova ta harroja ate moment nepermjet pirjes se kafes.Deri diku fillova te qetesoja veten me faktin se ajo nuk me njihte pasi ate dite koka e saj qendroi ulur dhe nuk me kishte pare fytyren.

Pavarsisht kesaj e piva kafen pa pike lezeti dhe si mbi gjemba.Fillova te nxitoja mbledhjen e sendeve te mia dhe te ikja me te katra.As xhaketen nuk e vesha por e mbajta ne krah dhe u afrova te beja pagesen.Dy sy ngjyre qelibari nuk me leshonin.Ndjeva serish zemren time te rrihte fort nen pushtetin e sikletit.

-Doja te beja pagesen.

-Pagesa eshte bere zoteri.

-Me fal ?

-Nuk keni nevoje te paguani zoteri.

Nuk po e kuptoja se cfare po nodhte.Po tani ku ishin kamerat e fshehta ?

-Po i bie shkurt,-tha.
Me dukeni ne siklet zoteri por mos u ndjeni ne faj.Fundja ju detyrohesha nje kafe qe ate dite por ika si e hutuar.

-Nuk kishit perse,-thashe duke kruajtur qafen.

-Nuk ishte asgje.

-Dua te di se si e dini qe isha une ?-pyeta kurioz.

-Zeri juaj m'u duk i njohur plus bluza ime vjen akoma ere americano.

-Vertete ?-them.
Epo te lumte detektive.

E pashe te buzeqeshte.Nuk ishte e merzitur e as e nevrikosur.Ishte neutrale dhe e qete.Me uroi diten e mire dhe iku me te shpejte per tu marre me porosite.Pavarsisht se ishim takuar dy here,vendosem te qendronim dy te panjohur deri ne takimin tjeter rastesor.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now