...Selia...

147 42 11
                                    

I dhashe vetes nje moment per te hequr makthet nga truri im e per ti lejuar vizionet e nates ti lene vendin dites,te kaloje tek ajo qe ishte me konkrete,ne gjera me fikse dhe reale si tipi i realitetit.Drita e diellit nuk dukej akoma ne horizont per shkak te kohes se keqe dhe dukej sikur ishte akoma ora dhjete e darkes.Pavarsisht se ishte erresire jashte,ora ishte e vetmja busull orientimi.

Mendja ime nuk mund te harronte vdekjen e Tianit per asnje moment.Ishte si nje pucerr qe me kruhej vazhdimisht duke mos me lene te beja edhe gjumin e qete.Cdo dite qe une po frymoja dukej sikur te ishte vazhdimi i asaj nate tragjike.Nuk dukej aspak si nje dite fringo e re.

Pikerisht ne keto momente,kisha arritur piken kur isha e zemeruar me Zotin qe me kishte marre njerezit me te dashur qe kishin shenjuar jeten time por nga ana tjeter ndjeja neveri me veten se si mund te dyshoja aq lehte tek ai.Isha e lumtur qe ai nuk ishte vrasesi por arsyeja pse ishte vrare ishte nje mister.Ato thika qe ishin ne sirtarin e tij deri diku benin nje lidhje logjike por kush nuk do dyshonte xhanem ?

-Tian...me vjen shume keq.

Fshiva lotet lehte me mollezat e gishterinjve pasi faqet e mia,me ishin ashpersuar nga lotet e diteve te fundit.Edhe pse ora shenonte thjeshte gjashte te mengjesit,perpara me priste nje dite teper e ngarkuar dhe beja mire te merrja veten me te mire.

Pasi bera ritualin e mengjesit,u drejtova per nga frigoriferi per te konsumuar dicka por ishte pothuajse bosh.Kisha disa dite qe nuk kisha bere pazar dhe lehtesisht mund te numeroheshin tre produkte.Nese haja qofte edhe nje therrime nga ato cka gjendeshin me shume mundesi mund te helmohesha.

Mora telefonin tim ne dore,qe e kisha lene menjane per shume gjate.Sapo e ndizje,ekrani ishte i mbushur me njoftime,mesazhe dhe telefonata te humbura.Te shumta ishin telefonatat e Vikit dhe te pronarit te kafenes qe mesa dukej do e kisha punen pisk.

Me te shkuar ora tete kalova nga kafeneja.Mbase pronari nuk do merrte per baze ato cka do thoja une por fundja te verteten do tregoja.Si rezultat me uli goxha para nga rroga ime.Mire qe te pakten me lejoi te kthehesha ne shtepi per pushimet e dimrit.

Pasi dola nga kafeneja vendosa te drejtohesha ne parkun e qytetit duke i qendruar idese se ajri i fresket mund te me lehtesonte disi ngarkesen emocionale.Kudo qe hidhej syte shihje njerez qe ecnin,vraponin,flisnin dhe shtrengonin duart e kishte edhe nga ata qe perqafoheshin.Ky park ne vetevete kthehej ne nje perqafim vizual per imagjinaten time.

Kisha kohe pa pare Vikin dhe nuk e dija gjendjen e saj kohet e fundit.Vendosa ta merrja ne telefon edhe pse ndoshta vone.Nuk e di nese rane qofte dy zile sepse u pergjigj vertete shpejte.I kerkova te vinte ne park,e te me bashkohej meqe nuk i shkohej ne leksion.

-Faleminderit qe erdhe.

-Nuk eshte asgje,-thote.
Jam perpjekur te te marre ne telefon por nuk pergjigjeshe.Mendova per pak se historia do perseritej dhe...

-Isha thjeshte e ngarkuar asgje me shume.Mbi te gjitha nuk kam qene as ne shtepine time.

-E di...kam kaluar nga shtepia jote por qiraxhiu i shtepise ku qendron me tha se as ai nuk te kishte pare.

-Nuk do ta besosh Vik por takova hudhren.

-Hudhren ?
Hudhren e Tianit ?

Na shpetoi nje e qeshur pas gjithe ketyre koheve dhe vertete dukej si nje rreze dielli qe i shpetonte murit te reve te zeza.

-Pasi me more ne telefon ate nate,vrapova drejt e ne vendin e ngjarjes.Nga te qarat pesova nje atak paniku dhe keshtu e gjeta veten ne divanin e Donovanit.

-Donovan Mejfajer...ekselent...-shtoi Viki.

-Simpatik...-thashe une.

-1.85 i gjate.

-Duket sikur akoma mund ta degjoj zerin e tij...-thashe duke pare nga qielli.

-Me ndodh edhe mua..sikur ti degjoja edhe nje here budallalliqet qe thoshte...nuk do me merzisnin dhe ne fakt nuk me kane merzitur kurre...-tha Viki duke fshire lotet ne cepat e syve.
Sa per thikat qe gjete ne sirtarin e tij...ato ishin dekorative.Thika qe i mungonte...ate e kishte quar diku per ta pastruar.

-Mire qe me the,-them disi e lehtesuar.

-Selia...une dua te te them dicka.

-Sigurisht cdo gje.

-Bere mire qe u takuam pasi nuk i dihej kurre se kur mund te shiheshim.

-Cfare do te thuash Vik ?

-Prinderit e mi mendojne te me transferojne ne nje universitet tjeter.

Ato fjale rane si bombe.Nje tjeter ndarje.Per nje moment dukej sikur ndjeva trurin time te belbezonte.

-Mire kane menduar...-thashe duke shtrenguar me thonje gjunjte e mi.

-Cfare ?

-Te pakten do jesh me e sigurt diku tjeter Vik.Te pakten nuk do te shoh...emrin tend ne lajme.

-S-selia...

-Dua qe te jesh mire Vik...dua qe te dashurit e mi te jene mire...asgje me shume.

Krahet e saj u mbeshtollen ne trupin tim.Doja te ngjitesha pas atyre kraheve,doja te behesha nje me te,doja qe ajo te mos ikte kurre.Doja qe te isha flijuar nen ate perqafim.

-Te dua shume Selia.

-Edhe une ty,Viktoria.

Dukej se vertete cdo gje e kishte nje fund.Ajo cka po ndodhte si jashte dhe brenda meje ishte e veshtire.E vetmja gje qe doja ishte qe te ecja me ta ne cdo stuhi por ishte e ngjashme me nje perpjekje per te mbajtur nje femije te vogel nga rrezimi i papritur.

Ajo cka doja per veten time ishte qe te perqendrohesha ne zvoglimin e vuajtjes dhe ne rritjen e dashurise.Doja qe te mundja kete dhembje para se ajo te me mbyste mua dhe per kete vendosa te kthehesha nje jave para fillimit te pushimeve te dimrit.

-Selia !
Po ti...

-O ba...-them dhe shembem ne krahet e tij.

A nuk thone se askush nuk do largohet i gjalle nga kjo bote ? Epo atehere une kam ndermend te le gjurmen me te bukur e me te madhe qe mundem ne jeten e atyre qe me takuan.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now