...Donovan...

127 20 23
                                    

"Zonja dhe zoterinj po ju njoftojme per zbritje.Ora lokale eshte 10:15.Per sigurine tuaj dhe te te tjereve,ju lutem qendroni ulur me rripin e sigurimit te lidhur dhe mbajeni korridorin e hapur deri sa te zbresim.Ju faleminderit !"

Avioni u ul ne Oslo dhe teksa ngadalesonte vrullin ne piste,nje perzierje nervash e pritjesh kaloi neper venat e mia : pritje per t'u perballur vertet sic e meritonte nje nene e tille.Teksa kaloja ne aeroportin qe gumezhinte nga thirrje e tinguj makinerish,kujtimet me vershuan dhunshem.Kujtimet e nje femijerie te trazuar,plote sekrete,te mbushura me manipulime emocionale,kritika te vazhdueshme dhe nje nevoje te pafundme per vertetim.

Udhetimi me tren nga aeroporti ne qytetin tim te femijerise,dukej i pafund.Kthimi ne Norvegji duhej te ishte nje rilidhje me rrenjet e mia,por ne vend te kesaj,ndihem sikur te futem ne nje fushe beteje te genjeshtrave.Hedh syte nga majat e maleve imponuese qe ngrihen ne menyre sfiduese,se bashku me kurorat e tyre te mbuluara me bore,drejt qiellit.Fjordet madheshtore qe gdhendin rrugen e tyre neper luginat e lashta,duken se thurin nje sixhade mrekullie.Peisazhi i bukur norvegjez qe dikur ishte burim ngushellimi tani dukej teper mbytes,ku e verteta ishte nje viktime e besimi eshte nje kujtim i larget.Mora fryme thelle duke u perpjekur te qetesoja zemren dhe vendosmerine time.Ky nuk ishte thjeshte nje udhetim por nje perballje me demonet e mi te brendshem.

Ndersa treni ndal ritmin e tij dhe vendos te pushoje ne stacion,mora rrugen per tek nje terren teper te njohur per mua dhe kujtimet e mia.Ajri i fresket dhe era e pishave me mbushen mushkerinjte.Vazhdova te ec neper rruget me kalldrem ku hapat e mi dukeshin se i benin jehone vendosmerise sime.Ato rruge qe dikur mbanin shume kujtime te dhembshme,tani dukeshin si mbetje te se kaluares.

E gjeta shtepine fale adreses qe Livani me dha.Nena ime pas marteses se dyte jetonte me bashkeshortin e saj te ri.Me te mberritur ne shtepine e saj i hodha nje veshtrim percmues.Hezitova kur u perballa me deren e bardhe.Dora me dridhej nga nervozizmi teksa e ngrita per te trokitur ne ate dere qe kishte kohe qe ishte e mbyllur per mua.Tingulli i rrahjeve te zemres me mbushi veshet duke mbytur zhurmen e botes.

Trokita tre here,ne menyre konstante.Nuk prisja qe ajo dere te hapej pas kaq shume vitesh ama nuk e besova kur para syve te mi qendronte ajo,misherimi i gjithe dhembjes dhe vuajtjes sime.

-Donovan ?- tha me zerin tere habi.
Vertet habitem qe te shoh.Nuk mendoja se do te ktheheshe me ketu.

Nena ime qendronte ne pragun e deres.E vetmja gje qe mund te shihja,ishte nje buzeqeshje boshe dhe dy sy te ftohte.

-Per cfare ke nevoje tani ?-pyeti me ironi.

-Do te flasim ne dere ?-pyeta.

-Sigurisht qe jo,-tha.

Futem brenda dhe ndjej ngrohtesine te turret drejte meje por pavarsisht kesaj,shtepia nuk me jep aspak komoditet.Ne flegrat e mia te hundes duket se deperton era e manipulimeve por dicka me thote se mbase mes atij lemi negativ ka ende xhepa te se vertetes qe presin te zbulohen.Kete me thoshte intuita ime.

-Jeni vetem ne shtepi,zonja Nielsen ?

-Zonja Nielsen ?-degjoj pas shpines.
Donovan,une jam nena jote dhe ashtu do te jete deri ne fund.

-A meriton te quhesh nene per ato c'ka ke bere ne te kaluaren ?-pyeta duke u sjelle para saj.

Qehria e saj nuk ndryshoi aspak.Serioziteti vazhdonte te dominonte ne staturen e saj.

-Cfare do te thote kjo ?

-Mos me bej te padituren,-i them.
Perse e largove ate nga une ?

-E shoh,-thote.
Po me flet per Nataline apo jo ?

Fillon dhe ve buzen ne gaz ndersa pozicionohet prane meje.

-Djali im naiv,une bera ate qe duhej bere,-tha.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Место, где живут истории. Откройте их для себя