...Donovan...

155 46 15
                                    

Kishin kaluar plot tre dite me nje te panjohur te njohur ne shtepine time.Tre dite dhe pavarsisht se ajo merrte fryme ne keto kater mure dukej se nuk ishte aty.Nuk e dija as emrin e saj dhe as cfare lidhje kishte ajo me viktimen por me shume mundesi dukeshin te afert.Qendronte me syte nga rruga qe shihej nga dritarja e sallonit.Ushqimet qe i beja nuk i kishte prekur fare as sa per ti prishur sadopak.E njihja dhembjen e saj.E njihja shume mire aq sa e kuptoja ate por nuk e kisha marre mundimin qe ti hapesha asaj.Ne fakt une kurre ne jeten time nuk isha hapur me dike sepse kjo nuk silllte gje tjeter vetem se te bente te dobet ne syte e te tjereve.Dukeshe si nje i mjere qe kerkoje meshire dhe askush ste perfillte.

Une humba tim ate shume te vogel dhe bashke me te edhe cdo gezim qe mund te kisha ne jete.Pas vdekjes se tij jeta u be e zymte dhe cdo gje ishte vetem studime me ore te sterzgjatura.Femija eshte si nje hekur i bute qe punohet e punohet dhe merr formen qe familja do.Duhej te beja dicka pasi dhembja e saj dhe ajo vetmi qe po i jepja dhe une nuk po behej gje tjeter vecse nje dhome jehone per vuajtjen e saj.
Nese ajo nuk fliste sadopak mund te behej e heshtur dhe kurre nuk do fliste me.Zakonisht,ky fenonem,ndodhte ne femije te vegjel por mund te ndodhte edhe ne te rritur.Kisha lexuar diku se menyra me e mire per te kuptuar dhembjen e dikujt tjeter ishte te flisje per tenden.U ula prane saj duke nderthurur gishtat e mi me njeri-tjetrin.

-E di une..une isha shume i vogel kur humba tim ate,-filloj te tregoje.
Ai vdiq duke i sherbyer ushtrise se vendit.Nena ime me beri te besoja se ai donte te na linte duke bere kete zgjedhje por nga ana tjeter une mendoj qe ai donte vetem te na siguronte nje vend me te mire.Kalova momentet me te veshtira dhe askush nuk ishte aty per te me ngushelluar.Muret e dhomes sime u bene mbrojtja ime.Femijet kane nevoje per dashuri ashtu sic kane nevoje per uje,ushqim e ajer.Nena ime u be edhe me e ftohte sec ishte..nuk me dha kurre nje perqafim apo te me thoshte nje fjale te mire.Mbaj mend qe vec me tha te mos qaj e te mbaj koken lart.Pas asaj ngjarje nena ime vendosi te ktheheshim ne Norvegji duke nxjerre justifikimin se nuk i kishte mbetur me asgje ketu.Per te me hequr mendjen nga cdo gje me bente te lexoja pafund libra pa lene menjane mesimet qe kisha.Nese nuk arrija nota te larta varej se cfare me priste...dua te them kishte larmi denimesh qe merrja...derisa...

Per nje moment ndalova.Kisha marre ne dore librat e kujtimeve te mia te hidhura qe per nje kohe te gjate,i kisha lene ne raftet e zemres te mbuluar me pluhur.Shpesh keto kujtime i hapja ne fshehtesi te plote vetem per te fituar nje persperktive qe te me ndihmonte te krijoja me mire historine time.Por pa kuptuar po shkoja shume larg duke nxjerre edhe kujtime qe nuk doja ti dinte askush.Drejtova shpinen duke marre nje pamje me serioze deri diku me nervoze.U kaperdiva thelle duke u munduar te kaloja ate paragraf te jetes sime.

-Derisa...u-une vazhdova jeten time ketu...u riktheva ketu edhe njehere nga Norvegjia,qe jetova trembedhjete vjet,duke filluar nje jete teresisht te re.Keshtu shume njere si puna ime mesojne trukun magjik te vetesherimit.Sesi te ngrihem vete ne heshtje...te sherohen ne heshtje.Ndoshta e gjitha kjo c'ka thashe eshte vecse nje bisede siperfaqesore apo si do qe do ta quaje ti por per mua ishte dicka dhe ne fakt ekuilibri i duhur ne kete moment.Duhet ta quash veten me fat per kete ne nje fare menyre...dhe me quajne Donovan.

-D-donovan ?

Zeri i saj,i holle e gati-gati feminore,jehoi ne gjithe shtepine.Fakti qe ajo filloi te fliste pas tre ditesh ishte sikur te kish zbritur nje mrekulli.

-E-emri yt eshte Donovan ?

-Po une jam Donovan...Donovan Mejfajer

Ashtu sic ishte,e ulur me fytyren te mberthyer nga ekspresioni i habise shpertheu ne lot duke e mbuluar fytyren me duar.

-Cfare ka ?
Thashe dicka qe s'duhej.

-S-sikur ta dija me pare...s-sikur...mbase ai mund te te kish takuar para se te ikte.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now