...Donovan...

182 18 10
                                    

Cdo dite ka qene nje lufte.Cdo frymarrje nje beteje me vete.Kujtimet e saj me kishin perndjekur pafund dhe dhunshem.Megjithate,sot eshte nga ato ditet qe jam mire.Keshtu dua te mendoj sot,te pakten.Do te bej sikur nuk me qahet zemra.Do te sillem sikur dhembja nuk vazhdon te me konsumoje si ate dite.Une do te bind veten se jam mire,edhe nese eshte vetem per sot,pasi pikerisht sot,ishte dita perfekte per te ndermarre nje veprim te fundit.Aktin tim te fundit te dashurise.

Parkoj makinen ne oborrin e gjykates.Shihem nje here ne pasqyre dhe vesh fytyren e guximshme mes shume perpjekjesh.Dal nga makina,duke ndjere diellin e fund qershorit te versulet mbi mua.Duke ngjitur shkallet e gjykates,rregulloj kostumin duke u perpjekur te rifitoje nje fare gjakftohtesie.E dija se emocionet e mia kishin potencialin per te rrezikuar momentin dhe nuk mund ta lija te ndodhte ose te pakten jo tani.Kamerunin e takoj ne brendesi te korridorit te gjykates,qe me gjithe kete det fytyrash qe ndesh,duket se nuk ka pare kurre kaq shume njerez qe ne ndertimin e saj.Sapo me pikas,afrohet drejt meje.

-Donzo,-thote lehte.-Si je ?

-Mire,-them shkurt.

-E di,mund te jete e veshtire per ty sot dhe nese do...

-Kamerun...jam shume mire,me beso.

Syte e tij dyshues nuk me leshojne per ca minuta te mira.E ndjej shqetesimin e tij,ama nuk dua t'i jap asnje indicie qe te me diktoje.Nuk dua te prish asgje sot.

-Pas kesaj,je gati per beteja te tjera ?

-Eshte e njejta beteje,Kamerun,-them.
Thjesht eshte nje armik i ri.

Tund koken lehte ne shenje dakortesie.

-Kamerun,dua te te them qe jam shume i lumtur dhe krenar qe ishe partneri im ne kete ceshtje,-them teksa i shtrengoj supin Kamerunit.

-Donzo ?!-pyet i cuditur.
Cfare jane keta fjale ? Duhet te filloje te shqetesohem tani ?

-Perse duhet ta besh ?-them duke vene buzen ne gaz.-Duheshin thene dikur dhe ky ishte casti i duhur,besoj.

-Ishte nder per mua te punoj me me te mirin e divizionit,-thote Kameruni me syte qe i shkelqejne.

Shtrengimi i dores nuk i mjafton,mesa duket dhe me terheq ne nje perqafim.Kapem fort pas atij perqafimi dhe syte me mbushen me lot,ndersa jam i vetedijshem qe kjo ishte hera e fundit qe do mund ta perqafoja.

-Le te shkojme tani,-i them duke u terhequr.

Drejtohemi per ne sallen e gjyqit.Avokate,anetare te jurise,gazetare e qytetare mbushen dhomen.Bisedat e tyre te peshperitura krijonin nje zhurme te ulet pritjeje.Une dhe Kameruni,zeme vend ne bangen e deshmitarit.Mund te ndjeja syte e te pranishmeve mbi mua.Ndjej tensionin te rritet dhe kapem fort pas nje frymarrjeje te thelle qe bej.

Por duket se nuk me sjelle efekt,kur sallen e mberthen nje ndjenje irritimi e neverie.Nga fundi,degjohen sharje e mallkime kur ne salle hyn Xhonatan Tompson,nje fizik shtatlarte,i cili u ul ne ne bangen e mbrojtjes me avokatin e tij,Rejmond Parker.Zoti Tompson nxirrte nje ajer arrogance,ne dukje i kenaqur me ate c'ka kishte bere.Per ate c'ka i kishte bere Selias sime.Ama sot,kisha vendosur t'ia fshihja ate zgerdhirje nga fytyra.

Gjyqtari i nderuar Robert Mejl,hyri ne sallen e gjyqit duke vene se bashku me prezencen e tij pak qetesi.Me nje renie te ashper cekici,ai terhoqi vemendjen e te gjithe te pranishmeve.Trupat e mbrojtjes dhe akuzes u ngriten ne kembe,ne shenje respekti,duke shenuar keshtu fillimin e gjyqit.

I gjithe gjyqi ishte i lodhshem,i teri i nderthurur me deshmi,prova,pyetje,pergjigje ekundershtime te shumta.Lodhja ime behet e dukshme teksa parashtroje fakte te detajuara por vendosmeria dhe qetesia,qe mezi po e ruaj,vazhdojne te mbeten te palekundura.Monologu im,here-here ndihmohet nga nderhyrjet e Kamerunit,kur ve re se kam ngarkese emocionale.Me ne fund,pas disa oresh te mira,i gjithe procesi mbaron me fjalet e Kamerunit,duke percjelle nje ndjenje perkushtimi dhe lodhjeje te pamase,pas kesaj ceshtjeje,tek te pranishmit.

-Lartesia juaj,-them.

-Zoti Mejfajer,keni dicka per te shtuar ?-pyet gjyqtari.
Gjyqi tashme eshte ne perfundim dhe juria duhet te mblidhet.

-E di,lartesia juaj,por kam dicka te fundit per te shtuar,-them.
Me besoni nuk do t'iu marre shume kohe.

-Ne rregull,zoti Mejfajer,-thote dhe me nje shenje dore me fton te shprehem.

Tund koken ne shenje mirenjohjeje,per mundesine qe gjyqtari me jep,dhe te gjithe veshtrimin tim e hedh tek vrasesi.Per nje moment duket se pamja perreth meje zbehet ne nje plan te dyte,duke me lene vetem per vetem me vrasesin.Duke e pare ate,me vinte per te vjelle se si ndanim te njejtin ajer.

-Zoti Tompson,-them.-Duke e njohur mire Selia Kardifin,e di qe ajo do ju falte,pavarsisht asaj c'ka i bete.

Ai fillon dhe zgerdhihet duke lene te lire buzeqeshjen e tij te vetekenaqur te luaj ne fytyren e tij.

-Sa budallaqe nga ana e saj,-arrin te thote me ironi.

I bashkohem zotit Tompson duke qeshur.Shtrij buzeqeshjen time sa ne njerin vesh ne tjetrin.

-Po...ashtu si rojet qe me lane te mbaja armen e sherbimit,-them dhe qelloj dy here ne koken e tij.

Zhurma e shkrepjes se armes pershkoi ajrin duke bere jehone ne sallen e gjyqit ndersa plumbi gjeti objektivin e tij.Koka e Tompsonit u var mbrapa duke shenuar nje here e pergjithmone shuarjen e terrorit.

-Te gjithe duhet te paguajne per mekatet e tyre,fundja,-them aspak i penduar.

Nje perzierje klithmash dhe konfuzioni perfshiu sallen,teksa te pranishmit perpiqeshin te kuptonin ate qe sapo une bera.Qendroja akoma me armen ne dore qe ende nxirrte shirita tymi,me nje perzierje emocionesh ku duket se mbizoteron ai i lehtesimit.

-Mund te me arrestoni tani.

Leshoj armen pertoke duke pritur qe policet te vijne e te me prangosin.Nderkohe qe pres,lehtesimi i le vendin nje ndjesie kenaqesie por ne te njejten kohe,ndjej edhe merzi.Dukej sikur nje kapitull te kishte perfunduar,ama jehona e se shkuares vazhdonte te mbetej aty pergjithmone.Selia ime,vazhdonte te ishte e ngrire ne kohe.

Policia nuk vonon dhe me mberthen krahet ne pranga te ftohta,metalike,qe gerryejne kycet e duarve te mia.Shoh Kamerunin qe i ka ikur fytyra nga veprimi im.Ai vrapon drejt meje,permes turmes qe eshte e c'orientuar,duke ndjekur ritmin e policeve.

-Prisni pak,-thote dhe i hidhet njerit ne krah.
Donovan cfare...cfare ishte ajo ?

-Me vjen shume keq Kamerun por nuk mund te gjeja qetesi ndryshe,-thashe.
Dhe dicka Kamerun.E gezofsh detyren e re si shef divizioni.

-Cfare ?

Me te mbaruar fjaline,policet me terheqin per te me futur brenda makines.Linjat e se drejtes dhe gabuares mjegullohen ne parendesi,teksa une kenaqem me ate qe kam shkaktuar.Teksa me terheqin,nuk kam se si te mos ndjej buzeqeshjen qe nuk me eshte shqitur.Nuk eshte nje buzeqeshje gezimi apo kenaqesie por pasqyrimi i shtremberuar i boshllekut qe me ka pushtuar.Dukej se djali qe ishte i persosur,i edukuar dhe teper i paster,kishte ikur.Isha kthyer ne nje perbindesh qe kerkoja shkaterrim,nje ene hakmarrjeje i shtyre per te shkaktuar vuajtje atyre qe shkaktuan vuajtjet e mia.Duket se ne nje fare menyre une e kuptoje nenen time dhe gjerat qe beri per dashurine.Tani,vertete jam bere djali i nenes sime.Nuk mund t'i shpetoje mendimit,se si do me shihte Selia ne kete momente.A do e miratonte ajo,perbindeshin qe isha kthyer ? E di se ajo do me nxiste drejt nje rruge sherimi e faljeje,por zeri i saj eshte i humbur per mua,i heshtur pergjithmone.Policet me shtyjne dhunshem ne makine.Te pakten tani,mund te gjej pak qetesi.Ashtu dua te ndihesh edhe ti Selia,ylli me i shndritshem ne qiellin tone te erret.



🍎FUND🍎

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now