...Selia...

161 41 24
                                    

Pas pulitjeve te shumta te syve,letrat e mureve me stampime ishin te parat qe me vertetuan edhe njehere se vertete isha ne shtepi.Ashtu shtrire,zgjata doren ne drejtim te rrezeve te diellit qe bienin terthorazi mbi batanijen time.Ndryshe nga Konektikat,ketu ishte me ngrohte si dhjetor qe ishte.Ai diell ishte pikerisht cka doja pas gjithe asaj stuhie..doja te lulezoja serish.

U vesha me te shpejte duke zbritur poshte per te gjetur tim ate duke mos dashur te humbja qofte edhe nje minute pa te.M'u kujtua se si ate mbremje qe mberrita ne shtepi,shpertheva para babait tim ne lot.Me kerkoi ti tregoja arsyen por ajo cka i thashe ishte e verteta sipas asaj qe ai duhej te dinte.

Babin e gjeta ne studion e tij te punes.Ai ishte ilustrues librash dhe koheve te fundit dukej se kishte shume pune.E gjeta me koken mbi letra duke formuar figura konkrete qe krijoheshin nga lakimi i lapsit te zi.Nuk e dija se mbi cfare po punonte ama ishte e qarte se te merrte kohe.

-Mgjes ba,-thashe duke futur koken ne studion e tij.

-Oh Selia...ja nje minute sa te mbledh keto

-Nuk ka problem nuk doja gje gjithsesi,-thashe duke tundur duart ne shenje mohimi.
Thjeshte shtepia ishte shume qetesi.

-E tille ka qene...

Babai ndaloi per pak me doren mbi letrat e mbledhura ne kolone.Syte iu fiksuan ne faqen e pare te letrave dhe dukej i zhytur ne mendime.E dija se cfare ishte kryefjala ne mendimet e tij.Reflektohej ne syte e tij dhe ne buzen e tij qe here-here dridhej e pastaj shtrihej ne vije te drejte buzeqeshjeje.

Edhe mua me mungonte nena ime,sikur atij.Shtepia jone ishte kredhur ne nje heshtje qe vertete dukej haptazi por benim nje sy qorr.Mundoheshim shume qe te mos linim asgje mangut si ne kohet e vjetra por asgje nuk ishte si dikur. Asgje nuk ishte e njejte sikur ishte ajo.

-Edhe mua me mungon mami,-thashe duke mbeshtjelle duart rreth trupit ne shenje perqafimi.

-Eshte kaq e dukshme se per ke mendoj apo jo ?

Tunda koken lehte ne shenje pohimi.

-Babi,asnjehere nuk te kam pyetur se si e njohe mamin ?

-Akoma me duket si sot kur e pashe ate ne korridoret e shkolles...dallonte nga te gjitha me ato floket e kuq.
Ishim ne te njejtin gjimnaz por ne vite te ndryshme.Ishte tip i qete qe nuk kishte shume miq pervec nje shoku qe e kishte te ngushte me sa mbaj mend.Sa here e hasja ishte e rrethuar me libra...i pelqente te lexonte pa fund prandaj beja cmos qe te dilja nga oret e mesimit e te shkoja ne biblioteke,ku e gjeja shpesh.Isha i pari,pos shokut te saj,qe i afrohesha me nje synim te qarte pertej miqesise dhe qe me dha nje shans.Rrinim bashke kur kishim mundesi gjate shkolles dhe pas saj takoheshim e flisnim per libra.Akoma mbaj mend deshiren e saj per te shkruar nje liber e mbase edhe kjo deri diku ishte shtysa per tu bere ilustrues.Ajo me zgjodhi si shoqerues ne ballon qe organizohej ne fund te gjimnazit per te cilen nuk ngurrova asnje sekond.Dukej qarte se ishim bere per njeri-tjetrin dhe koha e vertetoi shume mire besoj por mesa duket fjala pergjithmone eshte vetem per kujtime e jo per njerez.

Nena ime ishte idealja per te me bere te buzeqeshja qe nga koka e deri te kembet.Cdo dite ishte ndryshe,cdo dite kishte nje mori gjerash te vogla.Ato lojera te vogla si pershembull ne cilen dore ishte biskota apo ato zgjedhje se cilen rruge do merrnin per tu kthyer nga shkolla apo edhe nese do kalonim anash apo do sperkateshim ne pellgjet me uje,cdo dite e bente ndryshe.

Ne nje jete te zakonshme,ishte ajo qe e bente te jashtezakonshme,jo sepse na ishte dhene aq shume por sepse e bente te dukej e tille,sikur kishim shume me shume.Ndersa bukepjekesi e kthente miellin dhe ujin ne buke,ashtu sic Zoti e kthente faren dhe ujin ne lule,nena ime e kthente te perditshmen ne magjepsje dhe dashuri.

-Dashuria qe ke per te nuk eshte shuar ende.Do doja dhe une dike qe te me shihte ashtu sic ti akoma e sheh mamin.

-Ve bast qe ashtu do jete.

-Si thua qe pas drekes te bejme tarten me molle te mamit ?-pyeta.

-Nuk do hezitoja per asgje ne bote.

Ajo ishte nje nene qe cdo kush do ta donte.Ajo perhere vinte te paren nevojat emocionale te mijat para se te fliste per situaten ne te cilen isha,me logjike.Ishte vendi me i sigurt ku mund ankoroje zemren tende dhe per te ndier shpirtin teper te vleresuar,sic akoma ndiheshim une dhe im ate.

-Lerme mua te pres mollet,-me tha babai duke mi marre nga duart.

-Mbaj mend kur mami e bente kete...,-thashe duke perzier perberjen.

-E mban mend kur e provoi me mollet e verdha ?

-Isha femije atehere dhe doja apo s'doja me dukej e embel por mbaj mend qe nuk te shijoi aq shume.

-Mollet e verdha ishin nje humbje kohe.Jo mjaftueshem te embla per nje tarte me molle.Ato s'jane te tilla as per nje ushqim te shpejte nuk,thjeshte nuk bejne pune.Jo mjaftueshem te kuqe.Japse mollet duhet te jene te kuqe,Selia,qe kjo tarte te kete shijen e duhur.

-Vetem ato duket se bejne pune.

Ndjeva veshtrimin e babait tim mbi gjithe qenien time.Isha e veshur koke e kembe nga syte e tij.

-Perse me shikon ashtu ?-pyeta duke rreshtuar mollet ne menyre rrethore perreth taves.
Jam bere pis ne fytyre a dicka ?

-Selia...thjeshte mos i prit kurre floket e tu.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now