...Selia...

184 47 52
                                    

E shtuna vinte si nje shpetimtare nga cdo lloj ngarkese qe mund te kisha.Edhe puna sikur shtyhej me mire te shtunave,ndoshta dhe per faktin se e mbaroja ne 12:00.E shtuna do jete gjithmone nje jete shpetuese per mua dhe jeten time super te ngarkuar qe priste te behej edhe me teper sec ishte.

Pas pune,do kalonim nga shtepia e Tianit qe te diskutonim me shume per projektin qe kishim.Isha ne siklet sepse ishte hera e pare per mua qe shkoja ne shtepine e dikujt qe quhej "shok".Ama fundja ishte per nje kauze te mire : per ca pike teper te vlefshme ne vleresimin tone.Nderrova turnin e dites me nje tjeter kamariere dhe pashe makinen gri te Tianit qe rrinte ne heshtje,matane rruges.Kontrollova rrugen mire per makina te cmendura qe i jepnin gazit sa te donin dhe u afrova tek makina duke trokitur lehte ne xhamin e shoferit.

-Mire,mire ja dhe flokekuqja ime e preferuar.

-Se mos ke takuar ndonje flokekuqe tjeter ti.

-Nga e di ti se nuk e kam bere ?

-Sepse floku i kuq eshte teper i rralle,ja perse.

-Ky shpjegimi eshte koti fare.

Filluam te qeshnim teksa xhami i pasem i makines u ul ngadale.

-Nese keni ndermend te bisedoni per pigmentet e flokeve atehere bejeni ne makine ku dhe mund te mos vdesim nga te ftohtet.

Viki qendronte mbrapa me krahet e kryqezuar ne gjoks.Vetullat e saj ishin te ngrysura por dukej me teper se po ngrinte nga i ftohti i dritares se ulur te Tianit.

-Ke te drejte Vik.

Hyra brenda ne makine ne pjesen e pasme dhe lashe canten mes meje dhe Vikit.Trupi im u vesh me ngrohtesine e kondicionerit te makines se Tianit qe perzihej me aromatizuesin me arome kokosi.Aroma me solli ne mendje pudingun me vanilje qe beja ne shtepi gjate dimrit,qe ne te njejten menyre,pushtonte shtepine tone modeste me ate arome qe te falte lumturi.

Arritem shume shpejt tek shtepia e Tianit qe ishte dykateshe me nje oborr modest.Kishte detaje qe te terhiqnin ne cdo ane te saj,gje qe e deshironin shume njerezit e pasur,njerezit qe merrnin ere nga jeta.Parkoi makinen ne anen e djathte te oborrit dhe zbritem te gjithe.

-Le te hyme brenda,-beri thirrje Tiani.

Iu afruam deres se perparme,e punuar me dru te erret me mentesha te zeza,qe dukej disi e vjeter.Kur nga jashte ishte kaq e detajuar,brenda do ishte bere nje investim i shfrenuar pa kosto.Sharmi i vendit me cdo komoditet modern te nje suite,e organizuar nen nje cati.Ne shtepi ishte qetesi dhe dukej se prinderit e Tianit nuk ishin rrotull.

-Me ne fund mund te sillem si i zoti i shtepise me ju te dyja,-thote krenar.

-Kur macja nuk eshte rrotull,minjte hedhin valle,-tha Viki duke rrotulluar syte.
Po te ishte mami jot ketu,do te ta kishte permbledhur nje peseshe turinjeve.

-Foli kjo,-tha Tiani.

-Djema,mos te harrojme per cfare kemi
ardhur ketu ne rregull ?,-nderhyva.
Le ti futemi punes per percaktim te temes,ju lutem.

-Ate do te bejme tani,-tha Tiani duke na udhehequr ne dhomen e tij.
Le te shkojme ne dhomen time qe edhe nese prinderit e mi vijne mos te na nderpresin.

Tiani hapi deren e dhomes se tij duke na lehtesuar hyrjen ne te.Dhoma e tij ishte mjaft e rregullt per te treguar se ai kujdesej per hapesiren e tij dhe mjaft e c'rregullt per te treguar se ishte nje gjendje ta linte krijimtarine e tij te merrte fryme lirisht.Ishte nje hapesire aq perfekte sa ishte dhe ai.

-Pra cfare dreqin do prezantojme ne per projekt ?,-tha Viki.
Une,nuk kam menduar asgje.

-Une kam shume gjera ne mendje por asnjera nuk me duket e bukur,-thashe duke fryre baluken me frymen time.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now