...Donovan...

144 26 7
                                    

Televizioni NBC kish arritur te gjente pamjet filmike te kamerave te sigurise.Se bashku me Kamerunin i kishim shqyrtuar ato pamje por asgje,ne ate rreze qe kamera funksiononte,nuk ishte kapur sa per te zbardhur nje here e mire ceshtjen.Dajana,ate dite,doli normalisht si ditet e tjera,e pashqetesuar per personin qe e pershkruante si kercenues per familjen e saj te sapokrijuar.Ajo i drejtohet daljes se oborrit te godines dhe zhduket nga rrezja e kameres.

Ama ne ato faqe te ditarit une arrita te gjeja me shume sec mendoja.Pasi pyetem zotin Kardif per emrin e personit qe i vardisej Dajanes,kontaktuam gjimnazin ku ajo kish studiuar,per te na siguruar vjetarin e po atyre viteve.Vjetari qe morem,dukej se bente thirrje me fotografite dhe emrat e tij te zbehur e te gdhendur me boje.Ai ishte celsi qe do te zhbllokonte sekretet qe qendronin te fshehura ne sallat e se kaluares se Dajanes.Cdo fytyre e ngrire ne kohe,ishte nje deshmitare i mundshem,nje i dyshuar i mundshem.Ishte nje labirint sekretesh e kujtimesh qe na ishte dhene ne per ta eksploruar me durim.

Nje heshtje e rende qendronte ne ajer,e ndikuar vetem nga zhurmat e uleta te kembeve qe ecnin e vraponin neper korridore.Isha i vetem me vjetarin e hapur,kur oficerja Burke hyri ne sallen qe kishte nje ndricim natural e te bute te shkaktuar nga grilat gjysem te ulura.

-Hej,koleg,-thote lehte duke u mbeshtetur ne njeren prej tavolinave aty.

-Oficere Burke ?-them i cuditur pasi hetoj fytyren e saj.
Nga shprehia juaj,duket se nuk keni nje lajm te mire per te me dhene.

Psheretine thelle dhe drejtohet.

-Ne fakt nuk eshte lajm i keq sa i cuditshem,-thote.
Me kerkuat qe te kerkoje ne sistem per Xhonatan Tompson,i dyshuar kryesore per gjithe keto vrasje por...

-Gjetet dicka ?

-Ne fakt,nuk ke cfare te gjesh me per kete njeri,detektiv,-thote.
Ky person ka kohe qe ka vdekur.

-Cfare ?-them duke mos i besuar asaj cfare po degjoj.

Ne ditarin e Dajanes kisha arritur te gjeja pergjigjet qe kerkoja,provat qe me qonin tek vrasesi.Por tani,nje zbulese bezdisese trondit vete themelin e besimeve te mia.Zoti Tompson,na paskesh vdekur.Te dhenat,si fantazma te pakapshme,dukej se me tallnin nga thellesia e faqeve te ditarit.Dukej se realiteti mjegullohej dhe e verteta qendronte e fshehur ne thellesite e humneres se atij ditari.

-Mos valle eshte dikush tjeter qe po mundohet ta imitoje ate ?-pyet oficerja.
Mbase mund te mos jete hakmarrja ndaj mekatareve,motivi i ketyre vrasjeve.

-Ditari ishte shume i qarte...provat jane shume te qarte,-them me doren qe ferkon ballin.
Cdo gje eshte kaq e ngaterruar.

Mbeshtetem me duart e hapura ne gjeresine e shpatullave,ne tavolinen qe qendron pas shpines sime.Faqet e ditarit te Dajanes,shfletohen furishem ne mendjen time.Tani nuk mund te mos e pyes veten se kush prej portreteve te vjetarit,i mban pergjigjet qe kerkoj.Genjeshtrat jane te pafundme,te varrosura nen shtresat e nostalgjise dhe buzeqeshjeve te zbehura.

-Cfare sygjeroni te bej,detektiv Mejfajer ?

Kur po mundohesha te mendoja nje zgjidhje,sekretare Kolins hyn pasi troket,me nje pale sy qe duket se ka kohe qe po kerkon dike.

-Dektiv Mejfajer ?-thote ajo.

-Po ?

-Dikush po kerkon te takohet me ju,-sqaron.
Eshte ne katin e pare.

"Dikush po kerkon te takohet me ju".Asnje informacion tjeter,asnje sqarim.Vetem ato pak fjale,me lane me nje milion pyetje.Ishte nje pjese e imja qe udhehiqej nga kurioziteti por ishte edhe nje pjese e imja qe kishte frike : frike nga ajo qe mund te ndodhte nese e beja ate hap besimi.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt