...Selia...

171 47 17
                                    

Vendosa te ndaloja nga kafeneja qe te blija nje briosh per mengjes.Deri diku,ishte i vertete fakti qe pertova te beja dicka per mengjes dhe vendosa te zgjidhja menyren me te lehte.Kerkova brioshin dhe me zune syte nje produkt te ri qe ishte i ekspozuar ne banak.

-Mund te me besh dhe 3 nga keto,te lutem.

Vendosa te merrja per Tianin,Vikin dhe per zotin Roxher.Mora qesen,paguajta dhe duke vrapuar me kujdes u drejtova per ne universitet.Hera heres hidhja syte nga embelsirat se mos ishin therrmuar por ishin ne gjendje te qendrueshme.Arrita te hyja ne godine dhe u afrova tek afishja per orarin pasi akoma nuk i kisha fiksuar.Telefonin e kisha te veshtire ta nxirrja nga xhepi dhe perdora versionin leter.

U ula ne bangen e 3 meqe kishte ngelur bosh dhe tek leshoja canten nga supi hodha syte rreth e rrotull per te pare per Tianin dhe Vikin.Ata nuk dukeshin gjekundi.Me shume mundesi do te vinin me vone fundja ora akoma nuk shenonte fiks.Vendosa kutine e embelsires ne cep te banges dhe fillova te beja gati bllokun me stilolapsin.

-Miremengjesiiiiii !

-ZOT !

Fytyra e Tianit ishte aq afer meje sa me beri te kerceja nga frika.Syte e studenteve te tjere u versulen nga ne dhe na shihnin deri diku me acarim.Kisha mbyllur gojen me duart e mia dhe u mundova te normalizohesha nga gjithe ai vershim gjaku ne trupin tim.

-Kaq shpejt trembesh gjithmone ?

-Mbase nuk i kam patur njerezit kaq...afer ?!

-Pra une jam i pari ?

-Eeee....

-Fale kete budallain qe nuk i punon ai tru,-thote Viki.

Viki me shpetoi me nderhyrjen e saj nga ajo "e" e zgjatur qe me doli nga fakti se nuk dija se si te pergjigjesha.

-Eshte ne rregull,-them.
Para se te harroj,kam sjelle kete per ju.

Mora kutine nder duar dhe e vendosa para fytyrave te mberthyera nga kurioziteti.Kokat e tyre u afruan afer njeri-tjetrit per te pare me mire se c'kishte ne kuti.

-O Zot,jane per ne ?!

-Mhm,mendova te ju sillja dicka dhe per fatin tuaj te mire eshte produkt i ri,-them.

-Kemi privilegjin ta provojme ne te paret ?

Syte e Tianit u veshen me nje shkelqim femije,kur babai i sjelle nje loder aq te dashur.

-Mesa duket po.

-Jam i nderuar.

-Thjeshte haje Tian,mos bej si i peshtire.Femije sheqeri.

-Pusho Vik.

I pashe se si i shijonin embelsirat qe ju kisha sjelle.Ne jeten time nuk kisha patur askend aq afer,pervec familjes sime,sa ishin ata te dy.Mund te shihja me detaje tiparet e fytyrave te tyre,mund te nuhasja aromat e parfumeve te tyre.Mund te dija se cfare iu pelqente.

-Ishte fantastike.

-Faleminderit Selia.

-Nuk ishte asgje.

Ndihesha vertete e lumtur brenda.Ndihesha plot.Mesimi fluturoi si asnjehere tjeter.Gjate leksionit,arrita te kuptoja qe Viki ecte me logjiken ndersa Tiani,epo le te themi se dinte por nuk donte te mesonte.

-Me ne fund,-thote Tiani.
Vik mos...

-Mos harro te me japesh shenimet,po,po e di.

-Faleminderit.

-Tian perse nuk i merr vete shenimet ?-e pyeta kurioze.

-Sepse nuk me pelqen kjo dege fareeee.

-Ky eshte nje nder universitetet me te mira ku c'do kush do donte te ishte...

-Eshte per drejtesi ama une nuk e dua si dege,-thote.
Por si djali i dy gjyqtareve duhet te ndjekesh hapat e familjes.E merzitshme.

-Cfare deshiroje te ndiqje Tian ?

-Ne te vertete Tiani deshiron te behet si idhulli i tij Selia.

-Vik !

-Cfare ke ?-i hidhet ajo.
Fundja te verteten thashe.

-E di por ajo eshte pjesa ime e preferuar.

Viki rrotulloi syte aq fort sa per nje moment dukej se do ngecnin brenda kokes.

-Cili idhull ?

-Ke degjuar per hudhren e departamentit te policise Selia,te New Have ?

-Jo.

-Epo histori e shkurter Selia,Tiani do te behet nje hudher.

-Hudher ?!

-Cfare kam bere per te merituar dicka te tille ?-tha Tiani duke fshire me gjasme lotet nga lendimi.

Viki ia plasi nje te qeshure te madhe.Vertete qe nuk po e kuptoja kete punen e hudhres.

-Ajo c'ka dua te them Selia eshte se kur Viki thote qe une dua te behem hudher...Viki boll qeshe,-thote Tiani.
Ajo cfare dua te them eshte se une doja te behesha nje detektiv vrasjesh si Donovan Mejfajer.Ai eshte idhulli im.

-Ja ku filluam serish me Mejfajerin.

-Student ekselent ne rradhet e akademise se policise,detektiv i zoti qe numeron shume ceshtje te zgjidhura me sukses,i gjate 1.85 cm dhe shume simpatik dhe shume i zgjuar dhe...

-Nese flet qofte edhe nje fjale me shume do filloj te dyshoj per ty Tian,-thote Viki.

-Seriozisht e ke ?

Ia keputa nje te qeshure me lot.Ishte e kendshme te shihje dy shoke femijerie qe bienin cope duke u grindur ama nuk benin dot pa njeri-tjetrin.Kot nuk thone dy te kundert terhiqen.

-Kjo eshte e gjitha Selia.

-Pertej shakas,me vjen keq Tian qe nuk e realizove endrren tende.

-Eshte ne rregull,-thote.
Le te shkojme ne shtepi tani.

Dolem nga godina e universitetit dhe vazhduam rrugen ne drejtim te shtepive.Per fatin tim,Tiani dhe Viki e ben me mua rrugen dhe keshtu lodhja nga te qendruarit e vemendshme ne mesim,zbehej nga shakat e tyre.

-Selia ti nuk ishe nga ketej pra ku qendron ?

-Qendroj ne nje shtepi me qera jo shume larg nga universiteti.

-Gjithsesi na ler te te shoqerojme pasi fundja do te kalojme nga Moon's cape per te marre ndonje gje.

-Llupes i dreqit.

Kur kohen e kalon mire ajo fluturon ama nese je duke bere dicka qe nuk e ke me qejf as me te shtyre nuk ecen.

-Ne rregull jemi ketu.

-Cila eshte shtepia jote Selia ?-pyet Tiani.

-Ajo atje,-thashe duke e shoqeruar me nje levizje te dores.

-Vertete ?!,-thane njezeri.

-Une qendroj ne shtepine ku u vra studentja.Po e di.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Kde žijí příběhy. Začni objevovat