...Donovan...

162 35 28
                                    

-A mendon ndonjehere se po jeton jeten e gabuar ?-me pyeti Kameruni.
Nese do zgjidhnim vete do zgjidhnim me mire se cfare kemi ?

-Ke filluar te studiosh filozofine ?

-Pervec nje reflektimi me gjithe kete rremuje qe po ndodh,asgje me shume.

-Epo ne thjeshte rishkruajme ate cna eshte shkruar,-thashe duke psheretire.

-Pra nuk ka dobi te deshirosh apo jo ?

-Nuk jam plotesisht dakort,-thashe.
Ne mund te bejme zgjedhje te vogla te tipit se si do e kalojme diten apo se cfare duam te jemi.

Kameruni ishte sistemuar para kompjuterit te punes nderkohe une vazhdoja te qendroja,i ulur ne nje karrige tjeter,larg tij shume prane dritares,gjysme i fshehur pas perdes se salles,duke pare floket e bores qe perplaseshin brutalisht me njera-tjetren.Ishte fiks ora e pushimit te drekes.Nuk do drejtohesha ne ndonje restorant per te kaluar ate pak kohe qe kishim per te ngrene.Kisha porositur ne nje restorant ushqim qe ta ndaja me Kamerunin,i cili kohet e fundit mundohej ne cdo gje te kursente derisa te blinte shtepine e tij edhe pse i kisha gjetur nje hyrje modeste.

-Kohet e fundit kam menduar per ceshtjen,-shtova pas nje heshtjeje shtatezene.

-Cfare ke menduar ?-me tha duke mbushur nje luge me rizoto.

-Mendo per frutin e molles,-thashe duke imagjinuar nje molle ne doren time gjysem te mbledhur.
Mendo pak se gjithe ato vrasje qe kane ndodhur jane copat e molles.

-Edhe ?

-Si cdo krim tjeter edhe keto vrasje seriale kane nje burim...nje zanafille,-thashe duke numeruar nje nga nje gishtat.
Pasi pret nje molle dhe e ndan ne copa nuk ngel gje tjeter vecse nje trungu te mbushur me fara.Ne duhet te gjejme trungun qe te kemi nje sfond me te qarte te ketyre vrasjeve.

-Si konkluzion,ti thua qe vrasja e pare nuk ishte burimi ?-tha duke tundur lugen bosh.
Domethene diku tjeter ka ndodhur zanafilla ?

-Pikerisht,-thashe duke kercitur gishtat.
Ne duhet te gjejme "mekatin fillestar".

-Per kete duhet te flasim me departamentet e vendeve te tjera nese duam nje pergjigje,-shtoi duke mbajtur syte ne pjate.

-Do te flasim me shefin pasi te mbarojme se ngreni dreken.

Mundohesha shume te fokusohesha tek ceshtja dhe ate ta shihja prioritaren ne jeten time.Ne nje menyre ose tjeter me duhej te hiqja mendjen nga gjerat qe kishin ndodhur se fundmi dhe pikerisht nga ato qe lidheshin me te kaluaren time.Cdo bisede qe une beja lidhej me tema vrasjesh duke mos dal asnjehere ne enigmat e verteta te jeteve tona.Deri diku me mbyste.

-Zoti Mejfajer,zoti Sinkler shefi ju kerkon qe te dyve,-tha oficere Burke te cilen as qe e vura kur hyri jo me qe as nuk e degjova.

-Do te vijme tani,faleminderit,-u pergjigj Kameruni.

-Po tani cfare mund te kete ndodhur ?-pyeta pasi dera u mbyll.

-Sec me vjen era rritje ne detyre,-tha Kameruni duke mbledhur mbeturinat.

-Sikur...

Pasi u siguruam qe kishim mbledhur cdo gje dhe qe kishim fshire e lare cdo shenje ushqimi qe mund te na kish ngelur ne buze,u drejtuam pa humbur kohe tek zyra e shefit.Lodhja mendore ishte shnderruar ne nje kasaphane te vertet ku cdo gje ishte bere e bezdishme dhe teper e lodhshme dhe gati-gati e beja te prere qe ceshtjen ta konsideronim te ftohte ama nuk harroja ate te shkretin distinktiv qe kisha lene peng per kete ceshtje.

-Shef,-thashe duke hapur deren pas trokitjes.

-Ejani,-na ftoi brenda.

Hyme te dy brenda.Ne zyren e shefit,perballe tavolines se tij qendronte nje burre shtatlarte.I hodha nje veshtrim qe ndiqte nje linje nga floket e tij brun e deri tek kembet qe i mbuloheshin nga nje pale kepuce te mira lekure,te lustruara ne ngjyre te zeze.I njejti veshtrim filloi serish por tani se prapthi qe u thye kur syte tane u takuan.Arsyeja e thirrjes duhej te ishte ky person.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now