...Selia...

161 47 15
                                    

Kishte hyre nje nentor qe nuk e kisha hasur asnjehere ne Virgjinian perendimore.Nje ere e ftohte qarkullonte neper qytet me shpejtesi marramendese dhe gjate nates ulerinte si e marre dhe te linte pa
gjume nga trokitjet qe bente ne xhama e ne dyer.Ne mengjes i ftohti ishte i pameshirshem duke depertuar nen cdo rrobe,si e si per ta kulluar shpirtin,e per te rrembyer cdo peshperime te fundit te ngrohtesise qe na siguronin shtepite tona.

Nen kete sundim te dimrit,kemisha me e zakonshme qe varej ne tharesen e rrobave,ngjante si velat e nje anije te madhe.I ftohti te fshikullonte egersisht fytyren pavarsisht se mundohesha ti fshihesha pas shallit te leshte qe e kisha ngritur pak mbi buze.Duart i mbaja ne xhepa te xhakoventes per ti mbrojtur nga ashpersia e eres,duke i rrasur sa me shume brenda.

Hapat e mi ishin te pershpejtuar si e si te arrija ne godinen e universitetit ne menyre qe te ngrohesha pak nga kondicioneret e medhenje.Hyra brenda ne korridor dhe fryma sikur mu rikthye pas gjithe atij te ftohti perjashta.Ula shallin ne nivel me qafen dhe ferkova duart me njera-tjetren per te nxitur qarkullimin e gjakut me shpejte.U drejtova per ne salle per t'iu bashkuar Tianit dhe Vikit.Nje heshtje totale kish mberthyer korridoret e godines.Nuk degjohej asgje.Prisja qe nga momenti ne moment te degjoja ndonje thyerje sendi apo hapa te kembeve si neper filmat horror.Epo kur mbizoteron heshtja eshte mendja jote qe flet me qarte se asnjehere,sidomos ne te tilla heshtje.Pa menduar me shume u futa ne sallen perkatese.Ama kjo heshtje sot do ishte teper e gjate,me gjate sec e kisha menduar.

-Miremengjesi kolege,-thashe duke perplasur doren time mbi bangen e miqve te mi.

-Zot Selia,mund te me kishte rene telefoni nga dora !

-Po edhe mua mund te me kish pushuar zemra ate dite te kujtohet ?

-Mos e krahaso telefonin me zemren Tian.

Gjithsesi eja ulu ketu,-tha Viki duke ma bere me dore ne nje prej karrigeve prane saj.

Hodha nje veshtrim ndaj gjithe salles ama askush nuk po fliste si zakonisht per gjera qe nuk kishin lidhje me mesimin.Zerat ishin shuar dhe syte qendronin te ulur ne telefonat e tyre.
Te njejten gje po benin dhe Tiani me Vikin.

-H-hej cfare ka ndodhur ?
Zakonisht zeri i salles degjohet deri ne fund te korridorit.

-E di ke te drejte ama por po shohim lajmin e fundit.

-Cfare lajmi ?

-Selia a nuk sheh lajme ?
Per ate Zot.

-Une...nuk kam pare asnjehere lajme te tilla ne jeten time.

-Cfare do te thuash ?-u hodh Tiani.

-Une nuk kam pare lajme qe kane te bejne me vrasje Tian,asnjehere.

-Pse ?

-Nuk..nuk e di.

Ne jeten time nuk e kisha idene me te vogel se si ishte te shihje gazetaret te informonin publikun ne lidhje me vrasjet e ndodhura.As babai im nuk i shihte ato.Thjeshte e kisha pranuar si fakt dhe aq nuk e kisha zgjatur duke e pyetur pse.

-M-mire,gjithsesi lajmi eshte i fundit dhe informacioni eshte i paket.

-Ajo cka dihet eshte se viktima eshte nje vajze e re,-tha Viki.

-Mendoni se ka lidhje me Rebeken ?-pyeta.

-Nuk e dime akoma,-tha Viki.

-Ama mendoj se kane lidhje se bashku por policia do jap informacione me vone per qartesi,-foli Tiani duke fikur telefonin.

Serish nje viktime tjeter ne qytetin e New Have.Shume pikpyetje me kishin lindur kohet e fundit.Kaq shume gjak i derdhur qe akoma nuk ishte gjetur nje shkak apo nje person.Kush mund ti bente keq ketyre vajzave te reja ? Cfare vendi i shemtuar ishte ky ? Asgje me shume vecse realitet.Realiteti eshte nje enderr e rrezikshme ku te besosh.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now