...Selia...

213 57 18
                                    

Kur pashe qe dielli kishte lindur zemra ime u ndje me e qete.Nuk kisha fjetur aspak mire dhe akoma i mbaja mend oret kur isha zgjuar me idene se dikush nga momenti ne moment do hynte nga dritarja dhe do me vriste.I rashe fytyres sime me shpulla si per te larguar paranojat e mia idiote.U ngrita mbi shtrat dhe hodha syte nga dritarja.Shtepia perballe dukej e qete ndryshe nga mbreme qe desh me pushoi zemra.

Gjerat e frikshme sec kane nje tendence te ndodhin naten dhe diten fshihen nen petkun e gjallerise se dites.Edhe pse me nerva te shkaterruara dhe me nje mungese te theksuar gjumi,inkurajova veten te ngrihesha e te behesha gati.Alarmi donte akoma dhe ca per te rene,kjo per faktin se isha ngritur teper heret.Rregullova shtratin tim dhe here pas here hidhja vjedhurazi syte e mi nga dritarja.

Qe kur pashe ate siluete,mendja ime kish filluar te bente lojra qe nga berja e vesheve qe degjoja zhurma dhe deri tek shpikja e hijeve qe leviznin neper shtepi.Kjo gje do doja te ishte e fundit qe te me ndodhte.Kisha frike se mund te me shperqendronte totalisht nga studimet.Pasi bera rutinen e mengjesit dhe u vesha,mbertheva nje sanduic dhe fillova ta haja.

Ne canten e shpines hodha nje bllok shenimesh dhe stilolaps.Nuk e dija se si funksiononte universiteti akoma por ne mendjen time qendronte formati i gjimnazit.Para se te dilja kontrollova per ndonje gje ndezur dhe mbi te gjitha dritaret nese ishin mbyllur.
Tek zbrisja shkallet u hasa me zotin Roxher i cili po qendronte para deres se tij.Ne nje fare menyre dukej se po me priste.

-Miremengjes,zoti Roxher.

-Miremengjes Selia.

-Ka ndonje gje qe nuk shkon ?

-Jo pervec fillimit te universitetit tend.

-Ah,kuptoj,-them.

-Doja te te uroja mbaresi sot.

-Faleminderit nga zemra,zoti Roxher.

Zotin Roxher e shihja me nje sy komplet tjeter.Ate kishe filluar ta shihja me ate sy qe shihja tim ate.Perkujdesja e tij dhe miresia e tij e prishnin raportin pronar-qiramarrese.

-Mirupafshim zoti Roxher,dite te mbare.

-Gjithashtu.

Zilja e telefonit tim ra ne castet e fundit kur une u ndava me zotin Roxher.

-Mgjes,ba.

-Miremengjes vajza e dites se madhe

-Oh ba,te lutem.

-Dua vetem te te uroj mbaresi,engjelli im,-thote.

-Faleminderit babi,-them me zerin qe me dridhet pakez.
Nuk do te te zhgenjeje.

Universitetin e gjeta nepermjet GPS-it.Nje ndihme plus ishte edhe ndeshja me adoleshente qe i varnin cantat e tyre ne njerin sup.Rruga me beri plot pesembedhjete minuta.Per fat te mire,nuk ishte dhe aq larg,ndryshe nga gjimnazi qe e kisha bere me autobus.Godina qe m'u servir para ishte gjigande.Kur e shikoje,te jepte pershtypjen e nje keshtjelle ne Angli,duke u bazuar tek arkitektura.
Oborri i saj me permasa te medha kishte kapacitet per tere ate popullim nga studentet.Ne ajer ndihej vetem nje arome parfumi,llaku flokesh,makiazh dhe ere benzine te makinave qe tek-tuk dukeshin dhe iknin me te shpejte.Kishte nga ata studente qe rrinin ne grupe gje qe deshmonte nje shoqeri disa vjecare,kishte nga ata tipa sociale qe benin shpejte miq dhe nga ata si une qe rrija e vecuar.Vertete qe gjimnazi nuk ishte periudha me e arte e jetes sime.Isha hasur me bullizim edhe ne shkollen fillore por atehere ishte me tone me te zbutura por gjimnazi ishte nje grade komplet tjeter.Pak e kisha ne dijeni se jehonat e se kaluares ende e kishin fuqine te rishfaqeshin.

"Eshte Selia...Eshte ajo vajza e cuditshme.Selia flokekuqja.Nese do ishe gjalle ne mesjete do te te kishin djegur ne turren e druve sepse shtrigat kishin floke te kuq.Ajo nuk ka gjak.Eshte e bardhe fare.Shikoje si perpelitet.Ajo as ne kembe nuk
qendron dot.Mund te vdese nga momenti ne moment.Shiko...ajo nuk merr fryme...ajo nuk merr fryme..."

E kisha humbur fare duke menduar per te shkuaren dhe nuk e kisha vene re se po ngelja pas.Studentet po hynin ne godine dhe une po qendroja akoma si trung i thare duke degjuar zerin e se shkuares.Vrapova per ne godine qe te gjeja pjesen tjeter te klases.Ne brendesi te godines,kishte pak levizje dhe nuk dija nese ishin studente apo jo.
Pashe nje kend njoftimesh ku ishte shpallur dhe orari.E fotografova dhe u nisa ne kerkim te salles A3.
Fale etiketave qe kishin ne krye sallat arrita ta gjeja lehte pa ndonje incident.

Pashe studentet brenda qe flisnin e qeshnin me njeri-tjetrin.U kaperdiva dhe hyra brenda duke i pershendetur te gjithe me nje buzeqeshje ne fytyre.Zerat u shuan kur hyra brenda.Vertete qe  fillova te ndihesha ne siklet.Mbertheva krahun me doren time dhe pa qendruar me shume para salles u ula ne nje banke aty qe si cdo here,pavarsisht se ishin dy apo me shume karrige,rezervonte nje vend te ftohte ne cep.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now