...Selia...

118 28 20
                                    

Njerezit nuk jane si shiu,as si bora dhe as si gjethet e vobekta te vjeshtes.Ndryshe nga keto,ne njerezit nuk dukemi aq te bukur dhe rrezellites kur biem..kur deshtojme...kur qajme...kur tronditemi nga te vertetat e mbajtura sekret.Gjithe keto sekrete duken si nje ves ne zemren time qe thelle me shtregojne me presion te mjaftueshem per t'u shnderruar ne nje dhembje te vertete.Me vrasin cdo dite e me shume duke marre ate qe dikur ishte drita ime e brendshme duke e shnderruar ne nje erresire qe mbulon cdo moment...cdo frymarrje.

Keto sekrete ne dukje jane karburanti i maktheve te mia.Nje arsye me shume qe une luftoje te marre fryme kur vjen nje tronditje e re.Pergatitem per to.I lashe syte te perthithnin nje mori nuancash edhe pse te gjitha kafe,por te bera unike me gervishtjet e zeza tek-tuk,te parketit te dyshemese.Isha pertoke duke mbeshtetur koken ne mur.Nuk kisha fjetur gjume.Sapo mundohesha te flija,nena me shfaqej ne versione te ndryshme brutaliteti.

Kisha pesuar disa here kriza paniku dhe zemra dukej se donte te dilte nga vendi.Lotet derdhur nga dhembja mbytese,si shoqerues te mire te gjendjes sime, me kishin lene si efekt anesore nje dhembje koke te tmerrshme.
Mbulova fytyren me duar duke ndjere lot te fresket ne faqet e rreshkitura.Me kurrizin e dores fshiva faqet dhe hunden.U ngrita nga dyshemeja.Gjunjet filluan te lekundeshin duke me bere te paafte per t'u drejtuar drejt e ne kuzhine per te marre nje paracetomol.

Me aq fuqi sa me kish ngelur,duke u mbajtur neper mure,arrita te shkoja ne kuzhine.Hapa raftet gjysem te boshatisur si perhere.Per nje arsye ose tjeter pazari nuk behej ne ditet e caktuara.Largova me dore kutite e mbetura per te pikasur ndonje pakete paracetomoli.Nuk dukej asgje ne horizont.

Me duhej te dilja e ta blija ose koka do pellciste.Hodha siper nje shalle te gjate te leshte dhe ashtu sic isha me rroba shtepie zbrita tek farmacia me e afert.Trupi me lekundej dhe ndjeja nje vale nxehtesie qe me dilte nga trupi.Isha e derrmuar.
Ajri qe me rrethonte,notonte aq lirshem saqe nuk e ndiente prezencen time.Sikur nuk isha aty...sikur te isha nje fantazme dhe asgje me shume.

Gjate gjithe dites,qendroja e mbyllur ne shtepi duke pare nga dritarja boren qe shkelej nga kembet e njerezve.Ne shkolle nuk kisha shkuar.Ndonjehere nuk ndihesha reale,jo nese nuk lendohesha here pas here...nuk ishte se e doja kete gjendje por thjeshte isha mesuar...po mesohesha.Nuk dija c'te beja me me te.

Pasditja me gjeti ne pune duke iu sherbyer atyre pak klienteve qe qarkullonin.Me kete kohe qe bente me veshtiresi arrija te beja 8.31 dollar ne dite.Mundohesha te shtampoja nje buzeqeshje per klientet ama pamja ime tregonte komplet te kunderten.

Koha per te ikur ne shtepi erdhi me shpejte si asnjehere.Bora ia kish nisur serish ritmin edhe pse disa dite me pare nuk shihej asnje floke i vetem.Bente ftohte.Vesha xhupin tim,lidha shallin rreth qafes dhe hodha canten ne sup.Tek dilja u kujtova qe nuk kisha marre as cader.

Mbylla dyqanin dhe ula qepenin.Qendrova para deres se mbyllur te kafenes duke u mbeshtjelle pas shallit.Nese do qendroja e te prisja pushimin e bores do kisha marre ndonje pneumoni.Nuk kisha zgjidhje tjeter vetem te nisesha ne kembe.Mora te hidhja hapin kur boria e nje makine ushetiu.

-Zonjushe Kardif.

-Zoti Martinez ?!-pyeta gati ne habitje.
Ka ndonje gje nuk shkon ?

-Ah jo jo,-tha ai.
Pashe qe po qendronit ketu dhe mendova t'iu shpjere ne shtepi para se bora te behet edhe me e dendur.

-Nuk eshte problem do te nisem ne kembe...

-Nuk keni pse zonjushe,-tha ai.
Une kembengul.

Vertete qe u habita kur kembet me cuan ne pjesen e prapme te makines.Zoti Martinez madje nuk e lodh fare per te kembengulur.Ndoshta kish gjetur vaktin e duhur me gjendjen time te mjerueshme.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon