...Selia...

157 44 14
                                    

Zgjimi ne qiejt e ndricuar nga dielli i dimrit eshte njelloj poezie vizuale.Cdo mengjes zgjohem sic zgjohen mbreterit.Te gjithe te bekuar me te njejten kohe,me te njejten pervoje te ndergjegjes.Syte e mi filluan te puliteshin duke perqafuar driten e diellit,zemra dhe mushkerite e mia,filluan te zgjeroheshin.Akoma gjendesha nen agonine e asaj qe te shkakton kalimi i ashper nga endrrat ne realitet.

Disa mbase nuk e quajne te tille ama per mua eshte sepse eshte pikerisht momenti te meditojme mesazhet e endrrave tona,ti thurim ato ne rrjeten e se vertetes dhe me pas te ndihemi gati per te pershendetur diten e re.Pa pritur,truri im u zgjua perfundimisht nga gjumi dhe filloi te perserit disa nga skenat e fundit te endrrave te mia qe duken me reale se kurre.

Hapa syte me mire duke pershkuar ambientin ne te cilin ndodhesha.U ngrita mbi divanin qe ndodhesha e shtrire,sikur te ishte nje urgjence.
Zemra ime filloj te rrihte shpejte dhe ne trurin tim kishte nje gumezhime qe se bashku ngjanin si panik me kercenime.U ngrita nga divani ku gjendesha duke leshuar kembet poshte ne dysheme.

Akoma mbaja te veshura rrobat e dites se djeshme pervec perpareses se punes e cila ishte e palosur ne njerin prej kraheve te divanit.Nuk e dija se ku isha dhe as qe e njihja vendin perreth.Vendosa doren ne fyt,i cili me dhembte pafund kur kaperdihesha.
Asgje nuk bente ze ne ate shtepi dhe as kembe njeriu nuk dukej.Kuzhina ishull ishte perballe meje.
Syte ia kisha ngulur cezmes se lavamanit dhe ndjeja nevoje te pija pak uje nga gjithe ajo dhembje.

U ngrita pa u menduar dy here duke hapur cezmen e duke marre nje gote e cila ndodhej ne ane te banakut.E piva duke e perpire te gjithe ujin si nje kafshe e eger dhe duke kerkuar meshire nga ai leng per fytin tim.Fillova te stermundohesha,te kujtoja se cfare mund te kish ndodhur diten e djeshme duke u perpjekur te kujtoja se kush ishte personi i fundit qe kisha pare.

-Tian.

Leshova emrin e tij sikur buzet e mia te mos ishin nen kontrollin tim.Ai uje jo vetem njomi fytin por ne te njejten kohe rifreskoi trurin tim.Imazhet e nates se mbreshme nuk ishin endrra por realiteti vete.Ai emer sikur prishi te gjithe ekuilibrat stabile te qenies sime.

Leshova goten ne toke e cila u be cope e cike.Zemra ime filloi te dridhej dhe dukej sikur here pas here nje dore e padukshme e shtrengonte ate deri ne plasje.
Rreshqita ne dysheme duke ferkuar kraharorin ne shenje lehtesimi.Syte m'u mbushen me lot nga mendimi i vetem se nuk do e shihja me Tianin.
Gjithcka dukej kaq surreale kaq larg per ta kuptuar.

-Cfare po ben aty ne dysheme ?

Nje ze i njohur me terhoqi vemendjen.Ngrita syte e ujitur me lot dhe ndesha veshtrimin e tij.Ishte ai.Vetem kaq njihja per te.Ishte djali i dites se djeshme dhe po i njejti djale qe me kishte derdhur kafen.

-Le te ngrihemi qe ketu dhe te pastrojme doren tende.

Pashe nga dora ime e cila ishte mbuluar nga gjaku.
Pellemba me ish hasur me qelqin e gotes dhe as qe e kisha vene re.

-Mos u shqeteso nuk do te te dhemb,-me siguroi.
Nese do mos e shiko pellemben.

Vara koken menjane,duke e lene te panjohurin e njohur pastronte doren time.Isha shume e zene me dhembjen qe kisha,sa per here te pare ne jeten time nuk e kisha fare problem se ke kisha perballe edhe nese ai ishte vrasesi vete.

-Mbaruam.Je me mire ?

Cdo fjale e tij me hynte ne njerin vesh dhe dilte nga tjetri.Sa here qe ai fliste,nje lot pershkonte faqen time qe digjej e tera.Nuk e vrisja mendjen as per ta fshire.E lija te lire sic doja dhe une te vrisja ate dhembje qe me kish marre peng,e te lija te lire shpirtin tim.Cdo gje te pervelonte si ferri vete.

-E qara eshte e natyrshme por edhe e forte,e di pse ?
Sepse u perket atyre qe kane guxim te tregojne veten e tyre te pambrojtur.Dhe ti ate po ben.Je e forte dhe ke aq guxim sa te lesh lotin tend te lire pa e vrare mendjen se ke ke perballe.

Vazhdoja te mos ia vija veshin serish.Gjithcka qe ai thoshte,arrinte e mbytur ne kanalin e veshit tim.Dukej si nje radio e larget acaruese dhe shume e paqarte,qe nuk dije se ku fikej.

-Do te te bej dicka per te ngrene,per te te dhene fuqi.

Ajri qe u krijua kur ai u ngrit ne drejtim te kuzhines, u rrotullua dhe vershoi rreth meje sikur te isha nje masiv shkembinjsh brenda nje shtrati te madh dhe te gjere lumi lotesh.Nuk doja asgje,as uje,as ushqim,asgje.Doja qe ai te qeshte.Doja qe Tiani te qeshte dhe te me perqafonte fort e te me
thoshte se e gjitha kjo ishte nje shaka idiote.

Por jo.Per te nuk ekzistonte me nje fat i tille.Nuk ishte me "ai" por vecse nje kufome,mjeti i cili ai udhetoi gjate gjithe jetes se tij.Shtepia e tij materiale ne kete plan te ekzistences.Sherimi nga humbja kerkon me shume kohe se te nxirat dhe thyerja e kockave.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now