...Donovan...

110 22 9
                                    

Nje pjese e imja akoma mendon se nese do gjeja fjalet e duhura,diten kur more guximin per te me shprehur ndjenjat,do te na kishte shpetuar te dyve.Do te te kisha akoma ketu.Ngrita mure perreth meje,mure mbrojtese per kete ndjenje.U mundova te vendosja kufinje mes nesh,te shtyva tutje,madje.Por ti arrite te depertoje ne te metat e ketij muri,Selia.Me pushtove tere qenien time.Kisha frike nga e paditura.Kisha frike nese do ikje edhe ti apo jo.Frika me mbajti rob,duke me peshperitur dyshime dhe pasiguri ne vesh.Kjo frike me paralizoi,ne ate kohe kur ishte momenti i zemres per te folur.

Por ndoshta,kjo ishte c'ka ne mund te ishim : nje fjali e paperfunduar,nje histori gjysmake.Do doja ta dije se sa e veshtire eshte,sesa dhemb por mendoj se eshte me mire keshtu.Do ishte e turpshme te dije se si qaj cdo nate,sa here ve koken ne jastek.Do ishte e turpshme te dije,se si i zhubravis carcafet nga nervozizmi,sepse duket se shtrati akoma mban eren tende.Ti nuk me the as lamtumire dhe nje pjese e imja akoma beson se do te kthehesh.

Ndonjehere duket se te shoh ne rruge ose mendoj se te shoh.Ata duken si ty.Ah,sikur vetem ti shihje.Nese do kisha aq guxim sa kishe ti,mbase ndoshta...mbase ndoshta mund te kisha parandaluar cdo gje.Mbase mund te kishim kaluar me shume gjera.Mund te kishim provuar shume gjera.Por tani ti je vecse paradoksi im : ti je letra e dashurise qe nuk mund ta lexoje me por,ne te njejten kohe,rrefuzoj ta hedh tutje.

Aroma e zambakeve dhe trendafilave qarkullon ne ajrin qe perzihet me ngasherimat e heshtura te vajtuesve.Funerali yt ka terhequr nje tubim te vogel por per mua duket se bota ka ndaluar dhe askush nuk eshte rrotull.Gjeta nje cep,ne rreshtin e fundit dhe u ula,me syte ngulur ne arkivolin tend qe eshte i hapur dhe ti je aty ne qender,e shtrire dhe e mbuluar ne lule.Ti shtrihesh atje e qete,me nje buzeqeshje te lehte,ne nje jastek te bute sateni.Fustani i bardhe qe te mbulon fizikun tend te dobet,te rri shume bukur.Ka dantelle ne pjesen e kraheve dhe dekoltese,duke te shtuar me shume pafajsine dhe pastertine qe te karakterizonte.

Eshte surreale se si ti shfaqesh aty,sikur thjeshte po fle.Por thelle e di se je zhdukur pergjithmone dhe ky eshte nje fakt qe nuk e di se sa do me marri kohe,per ta brendesuar.Arkivoli duket si nje djep,qe te mbron nga realitetet e ashpra te botes edhe pse ne vdekje.Nje rreze drite eshte flijuar ne mozaikun e xhamit shumengjyresh,duke u transformuar ne nje ylber te vogel qe te shoqeron si kor engjejsh,siper kokes.Ti kam ngulur syte,Selia,e ndjen ? Dhe sa me shume qe i mbaj te fokusuar tek ty,mendja me ben lojra dhe duket se goja te leviz.

Ajri i paradites eshte i renduar nga nje ndjenje derrmuese e humbjes,ndersa njerezit qe jane te pranishem,perpiqen te pajtohen me vdekjen tende te parakohshme,e cila eshte nderprere tragjikisht.Nuk qendroj dot drejt.Supet me jane kerrusur.Jam ne rreshtin e fundit,nen shoqerine e shallit qe me bere ti.E kam mbeshtjelle tre here rreth dores dhe i mbaj ere vazhdimisht.Mban ere tamam si ti.

Teksa degjoja fjalimet dhe lavderimet e njerezve te tu te dashur,nuk mund te mos i shpetoja loteve.Ndjej nje humbje te thelle jo vetem per personin qe ishe por edhe per personin qe mund te beheshe,Selia.Nuk mund te mos i shpetoja rrefimit te shoqes tende,qe tregoi se si do te te surprizonte duke ardhur ate pasdite,me rastin e ditelindjes tende.Aty e mesova se kishe ditelindjen.Babai yt tregoi se sa shume kishte ngurruar te vinte ne funeralin tend por ai u shfaq.Vec ta shohesh,duket me i vjeter se gjyshi yt.Ne fillim me vdiq gruaja,tha.E kishte varrosur me duart e tij.Nuk e kishte menduar se do varroste edhe te bijen kaq shpejt.Vdekja eshte gjithmone e papritur edhe atehere kur nuk eshte,apo jo ?

Pasi ata qe kishin force te flisnin folen,trupit tend i vune siper kapakun e arkivolit mes lutjesh e ngasherimash.Duke pare kapakun qe po shtrihej mbi ty,ndjej zemren qe me lekundet nga rrahje te c'rregullta.Po tani ? Si do te jete tani qe po fshihesh nga pamja ime ? Ky akt i fundit me godet ashper.Ata po te mbyllin pergjithmone ne ate kuti druri qe do te jete shtrati yt i perjetshem.Njeriu ka dy rrefime ne kete jete.Njeren e ka jetuar e tjetren pret ta jetoje.Ama mua,jeta me grabiti nje te ardhme qe e kisha enderruar prej vitesh.

-Te dua,Selia,-them me ze te vogel.
Me prit ne boten tjeter.

Familjaret e tu tani formojne kortezhin.Kontradiktore eshte apo jo,sesa e rende dukesh tani qe te mbajne mbi supe.Nuk kam force te ngrihem e te vije pas teje.Nuk kam force te hedh nje grusht dhe mbi ty.Vendos te qendroje brenda mureve te shenjteruara,duke lene bresherine e loteve,te bien mbi shallin tend.Heshtja qe u krijua,perforcon ulerimen shurdhuese brenda shpirtit tim.Fytyra jote noton para meje,duke me ngacmuar me ate natyren e saj kalimtare.Shkrehem ne vaj kur mendoj per ty.

-Donovan,nuk do te ndjekesh varrimin e saj ?-me pyet Kameruni.

Mundohem te mbledh veten para tij.Ngrihem duke u mbajtur ne mbeshteteset e stolave te drunjte.Ngre syte per te arritur fytyren e tij por drita pas tij duket aq e forte per syte e mi te dobet.

-Mund te me besh nje nder ?-pyes.

-Sigurisht,me thuaj.

-Mund te shkosh ne varrimin e saj per mua,-them.-Te lutem !

-Une...ne rregull,-nxjerr pas nje pauze te gjate.
Do te shkoje,do te shkoje dhe do bej nderimet per te dy ne.Por me premto kete,miku im,qe...qe nje dite do te gjesh forcen per t'u perballur me kete humbje.

-Thjesht...thuaji asaj se sa shume e dua,-them me syte qe fillojne te njomen.-Thuaji edhe se...sesa b-budalla u tregova...sesa frikacak isha.Thuaji se me vjen sh-shume keq.Shume keq.

-Do..do ta bej,-thote me gushen qe i dridhet.

I bie lehte ne shpatull dhe kaloj pragun e kishes.Duket se per nje moment,nuk ka ajer mjaftueshem ne mushkerite e mia.Shtrengoj kraharorin fort dhe duket se gishtat me jane bere njesh me te.Ti ishe pothuajse e imja dhe une do vazhdoj te ngel peng i kesaj fjale.Lenia jote pas,e varrosur nen perqafimin e akullt te tokes,ndihet si nje detyre e pakapercyeshme.Me ka ardhur ne maje te hundes gjithcka.Jam i semure nga vallezimi i pameshirshem i jetes dhe vdekjes,nje vals mizor qe me rrotullon ne pirueta marramendes.E urrej se si dashuria eshte nje mashtruese e madhe.E urrej menyren se si kerkon besimin tone,per ta tradhtuar ne fund.Dashuria eshte bere nje diktator mizor,qe sundon mbi jeten time me nje dore te hekurt.Nuk ka rendesi se sa shume u perpoqem,nuk ka rendesi se sa dashuri kishim,duket se disa histori nuk kane fund te lumtur.Une nuk dua te dashuroje me as sot,as neser,asnjehere me.Ama ne fund te dites,une meritoja nje lamtumire me te mire nga ty.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now