...Selia...

109 28 12
                                    

Kur i shikoj njerezit gjithmone i shoh si nje pazell te pakompletuar.Paraqitjes mund ti japim shumicen e pjeseve por jane gjithmone gjysma qe mungojne.Me pelqen qe t'i mbush keto boshlleqe dhe te nxjerre ne perfundim imazhin e perfunduar.

Ama pazellat e njerezve,ndryshe nga ato qe ne i plotesojme me kersheri,jane te shemtuara.Sekretet e erreta jane kudo te fshehura ne cdo copez.Por nese do qe te arrish tek imazhi perfundimtar duhet durim dhe kurajo.Edhe nese do te ndiesh neveri e frike...edhe nese do te te bente te villje gjak.

Rrefimi i Donovanit vertete mund te trondiste cdokend ama nuk i vija faj aspak.Te gjithe na mbajne sekrete duke perfshire ketu edhe njerezit qe i kemi shume afer.Akoma me kujtohej biseda ne telefon e babait qe nuk pata guxim ta pyesja per cfare behej fjale.Apo tani dhe mami,ditari i saj i fshehur...cdo gje ishte sekret.Ndihesha si nje insekt i vogel qe kish ngecur ne nje rrjete gjigande merimange.

Kishin kaluar disa dite qe nga plagosja e Donovanit.Pavarsisht atyre pak dhembjeve qe kishte,shume shpejte mund te ngrihej ne kembe.Cdo dite i kontrolloja plagen.I shikoja nese ishte ne gjendje stabel dhe nuk kishte infeksion.E lyeja me antibiotik dhe i vendosja nje fashe te re.

Isha ne kuzhine duke pergatitur nje supe per te.Kjo ishte e vetmja gje qe mund te hante keto kohe.Nuk mund te hante me shume sepse mund te shkaktonte hapjen e plages nga fryrja e stomakut.
Supa i kishte dhene kuzhines aromen dhe ngrohtesine ngushelluese te diteve te dimrit.I marr ere dhe e provoj teper e kenaqur me shijen e saj.E vendos ne tabaka dhe i ngjis shkallet ne drejtim te dhomes se gjumit.Me siguri,aroma do kish arritur para meje ne dhomen e tij.

Dera e tij qendronte jo e mbyllur plotesisht sa mund ta shihje shume qarte nga aq pak hapesire.E gjeta me njeren dore te vendosur ne koke qe me pas e kaloi nder floket e bukur te dendur brun.Dukej sikur donte te rikujtonte se cfare kish ndodhur ne te vertete me Nataline.Ndjeja keqardhje per te.Ky izolim vertete qe po e torturonte.

-Te solla dreken,-thashe.

Me dha nje buzeqeshje te vaket qe me pare u shua se sa lindi.

-Ka arome te mire,-tha ai.

Harkova buzet lehte duke u ndjere ne siklet.U afrova me tabakane prane shtratit.U ula afer tij dhe mora pjaten ne dore.Me doren tjeter mora lugen dhe e perzieva pak duke e fryre lehte qe te ishte e pershtatshme per ta ngrene.

-Eshte ne rregull,mund ta ha vete,-tha.

Dora e tij preku timen.Nuk mund te beja asgje pervec se te mpihesha e tera ne syte e tij gri.Ai ishte aq afer si kurre me pare.Ndjeva faqet te me kuqeshin lehte.Goja m'u tha e tera duke me thare edhe fjalet.Ajo prekje me dha perceptimin sikur une dhe ai,se bashku te ishim nje lloj e re energjie,shkendija te njera-tjetres.

-Nese me jep pjaten,-shtoi duke vene buzen ne gaz.

-A-ah po sigurisht,sigurisht,-thashe e sikletosur.

Pjata u pozicionua ne preherin e tij.Zhyti lugen,e fryu lehte dhe e provoi.

-Eshte shume e mire,-tha pasi provoi nje luge.

-Te befte mire,-i thashe.

Filloi te hante ngadale duke lene pas vetem cingerimat e perplasjes se luges buze pjates.Arrita te numeroja gjashte luge te ngrena nga Donovani.Nuk kishte shume oreks ama e dija se edhe ato pak qe hengri e beri qe te mos me bente te ndihesha keq.

-Je merzitur brenda apo jo ?

Psheretiu thelle duke drejtuar frymen e tij si fllad pranveror drejt e ne gishterinjte e mi.

-Jam mesuar me pune,-tha duke lene pjaten menjane.
Nese nuk merrem me pune me duket se do vdes por tani po mundohem te kujtoje...gjithcka.

-Mos e sforco veten pasi jam e bindur se me kohen do te kthjellohesh.

-Keshtu mendoj...

-Po me ceshtjen ?-pyeta.
Si eshte situata ? Keni gjetur ndonje piste a dicka te tille ?

-Kesaj ceshtjeje vertete qe nuk i dihet fundi ama gjitha shpresat i kemi varur nga nje dosje qe na eshte transferuar,-tha duke me pare drejt e ne sy.
Vrasja e Rebeka Simons nuk ishte fillimi i ketij kalvari vrasjesh.

-Do te thuash qe ka patur nje viktime tjeter qe ne fillim ?

Ai miratoi me koke.

-Ne mungesen time,besoj se Kameruni eshte duke u marre me te,-tha.
Tani me shume mundesi do te jete ne Virgjinian perendimore.

-Virgjinian perendimore ?-u hodha.
Atje jetoj une.

-Ah vertete nuk e dija...gjithsesi atje ka ndodhur vrasja e pare.

-Ishte nje vajze serish ?

-Ne fakt nje grua.

-Oh...eshte tani e fresket ?

-Jo ka ca vite,-tha duke vrenjtur nje here vetullat.
Njembedhjete per te qene i sakte.

Njembedhjete vite.Ishte vertete goxha kohe.Para ketyre viteve une kam qene vetem tete vjec dhe ne kete moshe nuk mbaja mend te isha e familjarizuar me fjalen vrasje e jo me ta degjoja.Kurre nuk kisha degjuar dhe as pare lajme te tilla si une dhe im ate.Ama dicka qe e dija me siguri ishte se pikerisht ne kete moshe une humba nenen time.Fiks njembedhjete vite me pare.

-Je mire ?

-Thjesht u perhumba...mund te te pyes se si quhej ajo...ajo gruaja ?

-Selia je e sigurt qe je mire ?-me pyet.
Dukesh shume e zbehte.

-Nuk kam gje vertete por thjeshte dua te di se si quhej ajo ?

-E gjitha cka di eshte se quhej Dajana...

-Kardif ?-pyeta duke brofur ne kembe.

Ai ngurroi per pak sikur te ish penduar per fjalet qe kish nxjerre nga goja pak sekonda me pare.Bebezat iu zvogeluan duke lene pas vetem nje gri te perhimte.

-Me thuaj Donovan...Dajana Kardif apo jo ?

-Po ashtu quhej...

-Por...nena ime...ajo vdiq per shkaqe natyrale...

-Mund te mos jete nena jote,-tha per te me qetesuar.
Shume njerez kane te njejten emer apo mbiemer...

-Nuk di cfare te besoj me nese une nuk sigurohem.

-Qetesohu dhe me degjo nje here,-me tha.
Tek ai rafti atje,merr dosjen ne ngjyre blu.

U drejtova tek rafti qe Donovani beri me gisht,me zemren ne fund te kembeve.Terhoqa dosjen blu dhe iu afrova shtratit.E hapa me duart qe me dridheshin si gjethet e vjeshtes,te thara gati ne renie.E hapa duke shpresuar qe te ishte vertete nje ngaterrese.
Qe nena ime te kish vdekur nga shkaqe natyrale dhe jo nga duart e nje maniaku.Uroja shume qe kjo frike qe po derrmonte zemren,te gabohej.Nuk doja te perjetoja serish te njejten gjendje.

Mora dosjen e holle te ceshtjes ne ngjyre kafe dhe syte nuk iu shqiten fotos se saj qe ishte e ngjitur ne anen e majte te saj.Pashe fytyren e saj rrumbullake,qukat e theksuara,syte e saj te kalter dhe floket e kuq,kacurela te gjate qe i mbulojne supet.Ndjeva gjakun qe me ra ne fund te kembeve.Syte me mbushen me lotet qe kishin pak qe me kercenonin.Pikat e lotit bien ne kokrra te medha,direkt e mbi foton e saj.Kembet nuk me mbajne me dhe shembem ne dysheme duke mbajtur dosjen nder duar.

-SELIA !

-Da-da-dajana...Kardif....redaktorja e televizionit te njohur NBC gjendet...e vra...vra...vrare ne menyre brut...brutale...mami...eshte mami...eshte ajo....e kane vrare,-thashe mes lotesh duke pare nga Donovani.

-Se-Selia,me...me vjen shume keq,-me ngushelloi.
Te lutem mund te ngrihesh e te afrohesh ketu,te lutem.

U ngrita duke u mbajtur.Leshova dosjen duke e perplasur dhe dola nga dhoma duke zbritur nga dy shkalle njeheresh.Dhembja qe po perjetoja,me beri te humbas logjiken dhe t'ia kris nje vrapi.Mora canten e supit dhe duke mos ia vene veshin thirrjeve per t'u kthyer te Donovanit,vrapova drejt e per ne shtepi.

Vrapoja dhe qaja pa vrare mendjen se kalimtaret mund te me shihnin.Here-here ndjeja trupin tim te perplasej me te tjeret.Fshija ne menyre te shpeshte lotet qe me turbullonin shikimin.E kisha menduar cdo gje ndryshe.Te ishte ky valle cmimi i pritshmerive te mia ? Nuk doja gje tjeter vetem nje jete te qete e te lumtur...doja vetem te isha e lumtur.Ama une nuk isha kush tjeter vetem nje vajze qe kish lindur me vdekjen perreth.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now