...Selia...

174 27 20
                                    

Kisha perjetuar humbjen e njerezve te mi te dashur,frike,panik,momente deshperimi dhe zemra ime nuk mund te mos jetonte me ndjenjen se gjithcka,tani e tutje,do merrte per dreq.Edhe vete natyra sikur komplotonte me shiun dhe bubullimat per te me bere te ndihesha e tille.Ama cdo dite qe kalonte ndjeja edhe nevojne per riperteritje.Kisha perjetuar shume keto jave por nuk pranoja qe t'i lija,keto faktore,te me percaktonin mua.Pavarsisht cdo gjeje doja te mbetesha nje fener force,duke perdorur pervojat e mia si hapa drejt rritjes personale.

Keto ditet e fundit e kisha gjetur veten te perfshire ne nje ngrohtesi te panjohur brenda meje.Ama nuk u desh shume qe enigma te zgjidhej.Nuk u desh shume per ta pranuar te verteten se isha e dashuruar me Donovanin.Ndersa bindja u vendos si nje pllake e palevizhme,brenda meje,mendimet e mia tashme u konsumuan nga vizionet e nje te ardhmeje te mbushur me te qeshura,aventura dhe nje dashuri te perbashket qe mund t'i bente balle cdo stuhie.Vetem koha do zbulonte natyren e vertete te takimit tone,por tani per tani,gjeja ngushellim te fakti se e dija se zemra ime ishte zgjuar nga fuqia e embel dhe magjepsese e dashurise per te.

Ishte e shtune.Pas punes vendosa te beja pazarin.
Shoh kohen qe ishte e vranet po per sa kohe qe nuk biente shi ishte ne rregull per mua.Duhej te ecja diku te pesedhjete metra per te shkuar tek supermarketi me i afert.Sapo dyert automatike hapen,era e ambalazheve me mbush flegrat e hundes duke e bere nje arome te preferuar.

Shetis raftet nje nga nje duke analizuar me sy produktet dhe cmimet.Marr gjerat qe me nevojiten dhe drejtohem per te paguar.Si fillim pershendetem me nje rradhe te gjate bleresish e me pas me punonjesen e arkes qe me pret me nje buzqeshje mekanike.

Me qeset ne duar dal nga supermarketi.Eshte shume qetesi dhe ben ftohte.Nuk me ze syri njeri rrotull por teksa cdo here hedh nje hap te ri me duket sikur dikush me sheh dhe ndjej se po me ndjek.
Dua te kthej koken por zemra nuk ma ben.
Floket rreze qafes me ngrihen perpjete dhe zemra vazhdon te me rrahe me fort.Pershpejtoj hapat sikur te dua ti shmangem sa me shume.

Feshferima e gjetheve e ben edhe me te frikshme idene se dikush po me ndjek.Pikerisht ne kete moment kuptoj qe kjo qe po ndjej nuk eshte frike por terror.Besoj se ne fytyre nuk me ka mbetur pike gjaku kur duket se degjoj kercitma te vogla pas meje.

Dua te vrapoj por gjunjet i kam te renduar aq sa mund te rrezohem ne cast.Me duket se degjoj hapa nga pas qe pershpejtohen dhe kraharori po me ndahet ne dysh.

Frika me ben te humbas gjakftohtesine dhe i jap kembeve me sa kam mundesi.Qeset me rendojne ne vrapim dhe e ia rikujtoj vetes se ky vrap nuk ia vlen.
Marr nje kthese dhe kembet me leshojne duke u perplasur dhunshem ne asfalt.Ajri brenda meje me del nga mushkerite si nje gulcim.

Ashtu e gjendur ne toke,duke luftuar per t'u mbushur me fryme normalisht,shoh qeset qe jane shperndare dhe ngjajne me plehrat ne nje dite me ere.Shikoj duart qe ishin shkarravitur me gervishtje dhe ndjej gjunjet qe me dhembin.
Hapat afrohen ne drejtimin tim.Nen trysnin e ankthit,me doren qe e kam varre por duke treguar kujdes,terheq gjene e pare te mprehte qe me takojne gishterinjte dhe e kthej ne drejtim te tij.

-Me kete do me vrasesh ?-me pyet.

-Kam lexuar se dikush gjeti vdekjen vetem nga nje stilolaps ne qafen e tij,-thashe duke mbajtur akoma celesin para syve te tij.
Mjafton te gjesh arterien koronare.

Donovani vazhdonte te me shihte me habi.

-Perse po me ndjek ?-pyeta.

-Nuk po te ndjek vajze,-tha teper serioz.
Po blija biftek teksa te pashe ne anen tjeter te rruges dhe vendosa te te flisja por krejt pa pritur fillove te vrapoje.

Ndjeva faqet te me kuqeshin nga turpi dhe budallalleku.

-Eja te te ndihmoje,-tha duke me zgjatur doren qe e kishte te lire nga qesja.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now