...Donovan...

193 44 28
                                    

Mbremja vjen si nje qetesi e mireseardhur pas nje opere te shkelqyer.Ndersa mbremja fillonte te vishte fustanin e saj pis te zi dhe kur ajri behej i fresket,ta kishte enda te qendroje para oxhakut e te shihje flaket qe perdridheshin pa e vrare mendjen.Kur mbremja vjen eshte koha per nje reflektim te thelle per arritjet e dites qe ne vetevete jane nje forme krenarie qe te ngroh shpirtin dhe te ben te lumtur.

Mbremja ishte nje kohe shperblimi per perpjekjet e tua gjate dites,ku shijon kenaqesite e thjeshta dhe behesh gati per nje bote endrrash.Me zhdukjen e rrezes se fundit,vinte koha e mendimeve te ngadalta,ku truri im behej si nje horizont i persosur i mbingarkuar.Isha teper rehat me pizhamet e mia para ngrohtesise me nje gote akuavit por ajo mbremje e javes se pare te dhjetorit solli ndryshim te rrjedhes.

U informova per nje vrasje te dyfishte ne nje rrugice te qytetit dhe te them te drejten me terhoqi vemendjen menjehere duke me bere te vendosur te lija komoditetin e shtepise per te dale atje jashte.

-Ku eshte Kameruni ?-pyeta.

-Duhet te jete rruges,-me tha oficere Burke.

-Gjithsesi me duhet te filloje edhe pa te.

Nuk mund te prisja per shume gjate Kamerunin pasi trupat do largoheshin shume shpejte nga mjekja ligjore.

-Viktima e pare,Savana Duke.

Ndryshe nga viktimat e tjera ajo ishte nje bionde dhe kjo ne nje fare menyre rrezonte hipotezen se vrasesi ishte i fiksuar pas bruneve.

-Per siguri duhet te dime ngjyren natyrale te flokut te saj.

-Pa tjeter,-thote oficerja.
Ajo ishte e shtata apo jo ?

-Fatkeqsisht po,-thashe pasi pashe trupin e saj.

Mbulova trupin e viktimes me rroben e bardhe dhe vendosa te shihja viktimen tjeter.Viktima tjeter ishte gjendur pak me tutje rrugices,diku dy metra larg nga trupi i Savanes.

-Donovan.

-Kamerun,eja.

-Me fal per vonesen thjeshte...

-Per momentin nuk dua te degjoj asgje nga ti por diten e neserme nuk do i bej me bisht kesaj gjeje.

-Kuptova.

-Shko dhe kontrollo viktimen tjeter.

-Tani,-u bind ai.

I thashe Kamerunit,i cili u ndoq edhe nga oficere Burke,ta shihte viktimen tjeter ne menyre qe ta aktivizoja pakez pasi kohet e fundit nuk e kishte per terezi.Nuk e di se cfare kishte ama heret apo vone do te behej gati te dorezonte distinktivin.

-Detektiv Mejfajer ?

-Po oficer Rosi ?

-Vertete ne kemi pare shume viktima ama kjo ishte teper e rende per ne dhe si e tille mund te jete edhe per oficeren Burke.Femrat jane me te ndjeshme dhe...

-Dil ne teme,oficer ?

-Viktima e dyte eshte...

-AAAAAAHHHHHHHH !

Ulerima e oficeres arriti ne kuben e qiellit.Ulerima e saj na beri te sillnim koken vrik te gjithe c'ka ishim mbledhur.Ishte nje ulerime e cila anashkalonte veshet per t'u lidhur direkt me zemren e cila nuk pergjigjej ndryshe vetem me rrahje te cmendura tere ankth.Me vrap shkova drejt trupit te saj,i cili lekundej ne rrezim.E mbertheva nga shpatullat duke e mbeshtetur ne kraharor.

-Oficere Burke,oficere Burke,te lutem permendu.Kamerun cfare dreqin ndodhi ?

Kameruni qendronte me doren ne goje duke parandaluar te vjellat nga stomaku i tij i trazuar.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now