...Selia...

161 37 21
                                    

Pavarsisht se ishte ajo periudha per tu ndier e emocionuar per nje vit te ri apo per ti vene vetes objektiva te reja,per mua kjo ndjesi e bukur eklipsohej nga nje tjeter ndjesi me dominuese,se pikerisht sot dicka ne nje fare menyre do ndodhte.E mire apo e keqe do ndodhte.

Kohet e fundit isha e zene duke pergatitur dicka.Po perdorja talentin tim ne thurje per te bere dicka vertete te thjeshte ama me ate te ftohte qe bente ne Konektikat ishte teper e nevojshme.Po thurja nje shall me fije leshi ne ngjyre te hirte si nje dhurate falenderimi per perkujdesjen qe Donovani beri ndaj meje.

Tek thurja shallin per te,degjoheshin trokitje te lehta nga gjilperat e thurjes,sikur ato po benin nje bisede me fijet gri te leshit.Gjilperat e thurjes ishin vete paradoksi i tyre ku grija e holle ne dukej e pajete do prodhonte kaq ngrohtesi ne jeten e atij qe do e vinte kete shall.

Arrita ta mbaroja para dates tridhjete e nje dhjetor.Me vrap e palosa ate duke i shkruar dhe nje pusulle.E vendosa ne nje kuti te vogel kartoni dhe i lidha nje fiongo te kuqe.I hodha nje veshtrim te fundit duke qene e lumtur me ate cka kisha arritur si perfundim.

-Ba po dal,-thashe duke mbajtur kutine ne dore.

-Mendova se sot do me ndihmoje me studion time per ta sistemuar teksa une do dilja dhe te beja pazarin,-me tha ai.

-Do ta dergoje ne poste kete sepse nuk shkon dot vete,-thashe duke i treguar pakon.

-E cfare eshte ajo ?-pyeti im ate.

-Nje dhurate per nje mik,-thashe.

-Per nje mik he ?!

Tunda koken lehte duke u ndier ne siklet nga pyetja me ton dyshimi.

-Po beja shaka Selia hajde tani dorezoje ate pako.
Mos harro te marresh dhe celesin me vete.

-Pa tjeter,-thashe duke veshur kepucet.
Sapo te vij do te merrem me studion.

-Mire mire,-tha babi duke qeshur.

Hodha persiper xhaketen time dhe dola me nje hap te nxituar per te arritur me shpejte ne poste.Gjeja e mire ishte se nuk do ia dorezoja personalisht por pavarsisht ketij fakti ndihesha nervoze per kete dhurate kaq te thjeshte per dike qe kishte nje shtepi teper te madhe me nje stil skandinav,te kompletuar nga a-ja te zh-ja.

-Dhe tani firmosni ketu,-tha punonjesi i postes.

Firmosa ne vendin ku punonjesi vendosi gishtin dhe u drejtova per ne shtepi.Nuk mund t'ia lija babait sistemimin e studios se tij edhe sikur te kembengulte,pasi atij i ishte dashur te mirembante shtepine gjate gjithe kohes kur une kisha qene larg tij.Fundja pastrimi dhe sistemimi ishin nje terapi me vete.Kishte nje qetesi ne te dhe pa harruar zhurmen e bute te fsheses qe largon pluhurin e rene pertoke.

Studioja e babait nuk ishte dhe aq e madhe edhe pse ne te vertete kohet e fundit ishte bere pak rremuje por pas asaj rremuje nuk fshihej gje tjeter vec dy rafte druri dhe nje tavoline pune.Por e bukura e ketyre rafteve nuk ishte gje tjeter vecse punimet qe i mbushnin ato.

Gjate sistemimit,me ra ne sy nje kuti ne ngjyre vishnje te kadifenjte qendronte mbi raft e fshehur pas nje telajoje te madhe te bardhe.Me ane te nje karrigeje arrita ta merrja e ta zbrisja poshte.Isha shume kurioze te dija se c'kishte brenda ama se pari,edhe pse me mendje tek ajo kuti,duhej te mbaroja me sistemimin.

Menjehere pasi u sigurova qe cdo gje ishte e paster dhe ne vend,mblodha mjetet e pastrimit me shpejtesi dhe i hodha ne banje.Me kutine ne duar vrapova ne dhomen time ku u leshova ne dysheme.Me syte e mi e pershkova ate kuti ne cdo cep te saj e shoqeruar me nje prekje te lehte te dores sime.

Zbertheva mberthecen e arte te kutise se kadifenjte.Nje arome e lehte pluhuri u shpernda ne ajer.Gjithcka ne ate kuti dukej se kishte fjetur per shume kohe nen ate pluhur te mendafshte duke pritur me padurim diten qe nje dore ta lemonte.

Brenda kutise,nen faqen e pluherosur,zgjohej nje e shkuar e tere qe mund ti perkiste vetem nje zemre te bukur.Ishte nje kuti kujtimesh.Ne te gjendej nje thesar kujtimesh duke filluar nga fotografi te vjetra,nje liber me poezi,pjese te shkeputura nga gazeta te hershme te premierave te filmave dhe nje shishe te mbaruar parfumi.

-Kjo kuti eshte e mamit,-thashe duke marre nje fotografi te saj kur ishte e vogel me motren e saj.

Te gjitha ato gjera ishin te saj.E gjithe e shkuara e saj ishte e permbledhur ne nje katror te vogel.Babai e kishte mbajtur per shume kohe ate kuti te lene ne harrese dhe madje duke e bere te harruar dhe per mua.Pas vdekjes se saj,babai im e kerkonte mamin ne cdo cep te shtepise me
deshperim.Kur per disa nete me rradhe nuk arrija te flija dot,mbaj mend se si babai me mbante ne preher dhe ashtu te dy te mbeshtjelle nen perqafimin e batanijes,me tregonte perrallen e Diellit dhe te Henes qe mami e kishte krijuar per mua.Ai ishte munduar shume per mua qe te mos e ndjeja dhe aq shume mungesen e nenes sime por pavarsisht perpjekjes askush nuk mund te behej zevendesim i saj.

Pas retrospektives qe pesova nga copezat qe ishin ne ate kuti,vendosa ti ktheja edhe njehere brenda saj.Mora kutine e cila,si per cudi ende peshonte.E pashe edhe njehere ne te gjitha anet kutine por dukej tashme bosh.Afrova kutine prane veshit tim duke e tundur para mbrapa per te pritur nje tingull.Nga fundi i saj vinte nje tingull i shurdhet nga dicka qe perplasej ne faqet e kutise.

-Prit pak,-thashe.
Po sikur kutia te kete nje fund te rreme.

Vendosa ti besoja ketij mendimi dhe ta vendosja ne praktike.Me te dyja duart te mbledhura grusht,ushtrova force vetem ne njeren ane te fundit te kutise.Fundi i kutise u ngrit si nje hapese kanacesh.

Mesa dukej kutia kishte dy funde dhe ai i verteti fshihte dicka tjeter.Hoqa fundin e rreme qe nuk ishte gje tjeter vetem nje karton i veshur me cope dhe pashe brenda saj.Ne fund nuk qendronte gje tjeter vetem nje bllok i thjeshte ne dukje,qe kishte nje kopertine jeshile te erret prej lekure,te zbukuruar ne te kater anet me detaje te degeve te harlisura.

-Duket si ndonje ditar a dicka e tille,-thashe duke e sjelle nga ana e mbrapme.

Pervec bllokut,te gjitha sendet e tjera i hodha ne kuti duke i dhene nje te shtyre direkt e nen shtrat.Fshiva rrobat nga njollat e pluhurit qe me ishte ngjeshur nga kutia.Vendosa qe ti tregoja babit per kete pasi me shume mundesi nuk do kishte dijeni.

Dola nga dhoma me ditarin e mbeshtetur ne kraharor dhe u drejtova per ne sallonin e ndenjes ku shpresoja te gjeja babain.Hovi im u nderpre nga zeri i tij mashkullor qe vinte nga dhoma e gjumit.Dukej se po fliste me dike.Vendosa te drejtohesha per atje.

Dera e dhomes nuk ishte e mbyllur por vetem sa ishte e afruar.Nga aq sa me jepej mundesia,arrita te shihja babin qe po fliste me dike ne telefon.Sillej verdalle duke bere ecejake dhe fliste me duar e me kembe.Dukej se dicka e shqetesonte.

-Une mendova se kjo gje ishte mbyllur,-degjova te thoshte ai.
Cfare ?!Jo,jo nuk eshte e mundur sot pasi nuk jam ne shtepi.Neser po neser do vij une atje.Mjafton te vije vetem une pasi nuk dua te perfshi vajzen time ne kete ceshtje,ju lutem.Nuk e di se si mund ta perjetoje.Faleminderit !

Bera mbrapa nga dera duke mbajtur frymen duke mos qene e kthjellet per ti dhene trurit nje komando te sakte.E vetmja gje qe me erdhi instiktivisht ishte te vrapoja per ne dhome duke u mbyllur brenda.Bllokun e mamit e mbertheva me forte se me pare duke u mbledhur kruspull.Ajo bisede sikur do ndryshonte rrjedhen e jetes sime qe do me vriste cdo dite e me shume duke marre ate qe dikur ishte qetesia ime.

-Babi cfare ke bere ?

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now