...Donovan...

159 39 21
                                    

Kjo eshte bora.E bardhe,e ftohte,e bukur.Keto jane ato dite dimri te qeta dhe me shume akull.Para meje nuk shoh gje tjeter vetem rruge te se djeshmes te mbuluara me petkun e bardhe dhe tek-tuk njerez qe dalin per punet e tyre,ku nje nder to jam dhe une.
Megjithate,pavarsisht cdo gjeje jam i lumtur qe thjeshte eci ne te duke lene edhe gjurmet e mia,ne menyre indirekte, gjurmet e rrotave te makines sime,pasi ashtu sic thoshte im ate,ata qe ndalojne jane ata qe ngrijne.

I shikoj ato kristale me pendet e saj,se si bien ne nje fluturim kaotik,mbi xhamin e makines sime duke formuar nje shtrese te holle batanijeje qe nuk mund te ishte me uniforme,me e rregullt edhe pse ndoshta jo afatgjate nen forcen levizese te fshireses se xhamave.
Parkoj makinen ne nje vend tashme te lire edhe pse sot ishte zor te gjeje vend bosh.Para se te dal,ngjesh mire pas trupit pallton time dhe shtrengoj shallin rreth qafes.Per disa floke debore destinacioni i tyre eshte rruga direkt e ne doren time,tashme gati te ngritur ne pritje,pa doreza,duke lene ngrohtesine e trupit tim te jete nje pranvere e vogel dhe fundi i tyre.

Me mollezat e gishterinjeve perhapja ujin qe linte pas floku i bores.Ne fillim ndjeje ate freskine karakteristike pastaj sikur te ngrohte.Sa shume kujtime me sillte bora.Pa humbur me shume kohe hyra brenda godines se departamentit.

I gjithe departamenti ishte ngritur ne kembe.Levizje te tilla nuk ishin pare prej kohesh.E gjithe ajo turme njerezish te hipnotizonte ne nje fare menyre duke lene trurin tend te prehej ne ate imazh.Fillova te kerkoja per Kamerunin i cili me shume mundesi do ishte akoma ketej,pas ndarjes se tjj me te dashuren.Fundja departamenti ishte tashme shtepia e tij e re.

Ishte i shtrire me koken ne nje nder tavolinat e kompjuterave qe shkruanim raportet apo benim ndonje kerkim te shpejte.Kompjuteri ishte akoma ndezur.Kursori qe rrihte si puls dukej sikur pergjerohej ne pritje per nje shkronje te vetme qe te bente kerkim.Krahu i djathte ishte poshte kokes se tij e ndersa i majti i rrinte i lire dhe dergjej gati ne arratisje jashte tavolines.Perplasa deren me force pas meje duke zevendesuar alarmin e ores.

-Dreqin Donovan ?!

-Je me fat qe isha vetem une.
Imagjino cfare do behej nese do te te zgjonte dikush tjeter.

-Offf mos ma permend,-tha Kameruni duke ferkuar fytyren.

-Perse je akoma ketu ?

-Kane dale gje rrogat ?-pyeti.

-Akoma jo per kete muaj,perse ?

-Kjo eshte arsyeja pse jam akoma ketu.
Fundja nuk po ankohem.Eshte shume rehat e di ?

-Ve bast.

-Me ler mua por c'ne me keto levizje ?
Kush do na nderoje me pjesmarrjen ?

-Me ngjarjet e fundit qe kane perfshire Konektikat mediat po valojne per te ditur me shume informacion rreth vrasjeve te fundit.

-Edhe ?

-Departamentit i ka ardhur nje njoftim per nje deklarate para mediave.

-Prandaj na u be ultimatumi per tu paraqitur te gjithe ne oren 9:00 ?
Dhe une qe mendoja se mos kjo ishte nje mase disiplinuese.Mendon se do na drejtojne pyetje dhe neve ?

-Nuk e di ama besoj se shef Kambell thjeshte do bej te qarte per publikun disa detaje.

-Edhe nese ndodh dicka e tille je i privilegjuar nga ana ime per te dhene pergjigje pyetjeve te gazetareve.Nuk dua te them ndonje marrezi nga mungesa e gjumit.

-Pasi e gjitha kjo te mbaroje dua te flase me ty,ne rregull ?

-Ka ndonje gje qe nuk shkon ?
Kam bere ndonje gabim a dicka te tille ?

-Jo nuk ka lidhje fare me kete.

Biseda mes meje dhe Kamerunit u nderpre nga hyrja e oficeres Burke ne salle.

-Zoti Mejfajer,zoti Sinkler,me falni qe ju bezdis ama kerkohet mbledhja e te gjithe departamentit tek salla e konferencave,menjehere.

-Tani do vijme.-thashe
Faleminderit !

Miratoi lehte me koke dhe mbylli deren pas saj.

-Le te shkojme Kamerun,-thashe duke i rrahur shpatullen.

-Erdha.

Dolem nga salla qe ishim ngujuar prej disa minutash te mira dhe u bashkuam ne sallen e konferencave,duke u ulur ne rreshtin e dyte pasi ne te parin qendronin mediat.
Shefi dukej si mbi gjemba.Letrat qe mbante ne dore i bente tub dhe i perplaste lehte mbi pellemben e dores.Te gjithe ishim ne ankth jo vetem ai.Ishte zyrtare tashme.Kjo ishte ceshtja me e keqe qe mund te ishim hasur ndonjehere.

-Duke ju falenderuar per pjesmarrjen tuaj,sot dua te bej nje njoftim per nje zhvillim fatkeq te koheve te fundit,per nje sere vrasjesh qe jane investiguar ketu ne departamentin e policise se Konektikat qe sic kane deklaruar edhe hetimet e kryera nga ana e detektiveve tane,jane te lidhura me njera-tjetren.

-Pra zoti Kambell kemi te bejme perfundimisht me nje vrases serial ?-pyeti njeri prej gazetareve.

-Kjo eshte mese e dukshme.

-Cfare mund te na thoni per viktimat ?

-Viktimat e kesaj ceshtjeje,deri tani,jane kryesisht vajza te moshes tetembedhjete deri ne njezet.

-Kur thoni deri tani nenkupton qe do te kemi edhe viktimat te tjera ne te ardhmen ?-tha nje tjeter duke drejtuar stilolapsin ne drejtim te shefit.

-Viktimat jane te vrara nga arme e ftohte e cilesuar thike ashtu sic iu kemi komunikuar dhe secila prej tyre ka patur nje diference me minus nje ne numrin e goditjeve.

-Ju thate se viktimat jane femra ama ne lidhje me Tian Johanas cfare mund te thoni ?

-Viktima i seksit mashkull nuk ishte objektiv i vrasesit.M.O e kesaj viktime nuk ishte e njejte me te tjerave.

-A kane lidhje viktimat me njera-tjetren ?

-Sipas hetimeve,familjaret e viktimave qe jane pyetur kane deklaruar se nuk njihnin viktimat e para.

-Cfare mendohet sipas detektiveve se eshte motivi ?

-Vrasesi eshte treguar i qarte perse vret viktimat.Pas cdo vrasjeje ai le nje molle ne shenje simbolike,per te treguar se viktimat ishin te gjitha mekatare.

Elementi i molles ishte dicka e re per median pasi kohet e fundit e zbuluam dhe ne vete.Te gjithe fytyrat e tyre kishin nje shprehi habie dhe ndonjeri prej tyre mbante ndonje shenim.

-Pra sipas jush dikush vret njerez pasi i mendon ato si mekatare ?

-Vrasesi e di se kush jane mekataret dhe kjo eshte mese e qarte gje qe u vertetua edhe tek viktimat e seksit mashkull.

-Tani duhet te kemi frike te drejtohemi edhe ne insitucionet fetare ?-pyeti nje tjeter.
A mendoni se ata fshihen pas ketyre vrasjeve ?

-A eshte nje tjeter skandal i prijesve te fese ?-u hodh njeri prej gazetareve.

Gazetaret filluan te shtonin dozen e pyetjeve qe te bente te mbyteshe e te humbje fillin.Zerat e tyre teper kerkues ngjanin me nje zhurmues qe nuk e dije se ku dreqin fikej.Dukej se ne ato momente shefit po i rreshqiste qetesia nga duart.

-Pjese e te qenurit i suksesshem eshte e gjitha ne te berit pyetje dhe te degjuarit pergjigjen shume mire,-thirra duke u ngritur ne kembe.
Askush nuk po mbjelle frike dhe panik ne kete mes.Askush nuk po fajeson askend akoma.Te gjithe ne jemi te dyshuar madje vrasesi mund te jete edhe mes nesh ne kete moment.Ajo cka po bejme thirrje eshte qe pikerisht kjo grupmoshe te beje kujdes dhe te jene vigjilent me ke flasin dhe se kujt i hapen.Kjo keshille nuk ju perjashton as ju.Per me teper,nese besoni se keni informacion ne lidhje me hetimet mund te kontaktoni policine.Deklarata mbaron ketu.
Faleminderit !

Pas nderhyrjes sime,gazetaret u larguan me nxitim.Tashme me gjithe keto informacione deri diku te ditura dhe sidomos me elementin e molles,imagjinata ishte i vetmi kufi ne lidhje me titujt kryesore qe do te kishin lajmet dhe gazetat.
Koha do ishte e vetmja qe do tu pergjigjej pikepyetjeve tona dhe sidomos pas kesaj dite,pyetjes me te madhe qe me shume mundesi te gjithe ne e sillnim neper mend.

Ne kopshtin e injorances,kush ishte ai person qe zgjodhi mollen e ndaluar ?

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now