...Donovan...

230 60 28
                                    

Nje e shtune e zakonshme,pushimi,per mua.Punoja pa u ndalur ne departament dhe kur kisha keto pushimet e fundjaves mund te merrja fryme disi me lirshem edhe pse rrjedha dhe monotonia e punes me kishin prishur ekuilibrin pune-pushim.Gjithsesi nuk benin perjashtime qe per shkak te intensitetit te punes te dilnim ne pune edhe fundjavave.

Zgjohesha cdo dite nga ora 5:00 e mengjesit dhe beja ushtrim fizik ne kendin e vogel qe kisha improvizuar ne dhomen time te gjumit.Ushtrimi fizik ishte nje tjeter pjese e pandare e jetes sime kjo sepse me ishte bere nje ves qe nga koha kur isha ne shkollen e policise ku per t'u bere oficer dhe duhej te ndiqnim dhe trajnimin.Ushtrohesha diku te 1 ore te plote.Isha i djersitur i teri.Mbarova diku nga ora 6:30 dhe u futa direkt ne dush.

Ne dush nuk hoqa vetem djersen por aty lava dhe mendjen time nga cdo gje e panevojshme qe nuk kishte lidhje me ceshtjen tjeter ne karrieren time.U mbeshtolla mire me rabdeshamber dhe u drejtova nga kuzhina ku ndeza menjehere ekspresin per te bere nje americano shqeto dhe teper te forte.Teksa prisja procesin te mbaronte mora nga frigoriferi nje veze,ca speca jeshile dhe kerpurdha.

Thyeva vezen ne nje pjate e me pas fillova te prisja specat dhe kerpurdhat.Gatimin e kisha pasion dhe jeta e tille,ku jetoja vetem,me kishte perfeksionuar aftesite e mia ne gatim.Teksa prisja tani omleten te behej mora kafen time dhe fillova ta gllaberoja.Kafeja per mua ishte si nje droge me vete.Piva diku tre gllenjka dhe me nje spatul palosa me dysh omleten time dhe e hodha direkt e ne pjate.Mengjesin e mora dhe u ula ne tavoline ta konsumoja.

Vertete qe mengjesi thone mbledh familjen ama,per te pakten 7-8 vitet e fundit,kam qene vetem une.Babai im i ndjere vdiq kur isha shume i vogel duke i sherbyer ushtrise se vendit.Nena ime..epo nena ime nuk donte te qendronte me ne New Have dhe vendosi te kthehej ne Norvegji se bashku me vellane tim 3 vjet me te vogel,ku dhe njohu dike tjeter dhe e finalizuan me nje martese demode.Punen qe kam e perdor si justifikim per te qendruar ketu pasi ne te vertete une nuk dua t'ia di nese kam familje me apo jo.Isha ne kafshaten e fundit.Mora telefonin dhe gjeta numrin e Kamerunit.Me duhej ajo dosje per t'u vene ne shina qe te vazhdoja me hipotezat e mia.

-Te dija per te pameshirshem por edhe ne dite pushimi ?

-Miremengjesi dhe ty Kamerun.

-Seriozisht ??
Shoku eshte vecse ora 7:45.

-Nuk po ta bej per kunje i dashur,-them.
Do te lija te flije por per dy arsye nuk mundem.

-Qe jane ?

-E para jemi koleg ceshtjeje dhe e dyta nuk kam akoma dosjen qe te kerkova.

-Aha dosja,kuptoj.

-Kamerun ?!

-.....

-Kamerun zgjuar je ?-pyes.
Po dremit ne telefon.

-Do ta kesh dosjen i dashur,-thote pas pak.

Nga ana tjeter e telefonit degjova nje te hapur goje qe instiktivisht me beri te hapja gojen dhe mua.Me sa kisha degjuar ishte ngjitese.

-Do ta nis ne formen e digjitalizuar.

-Faleminderit.

Telefoni u mbyll ende pa e larguar nga veshi.Dicka ishte e sigurte qe per kete dosje do me duhej te prisja me gjate se qe kisha imagjinuar edhe pse isha i bindur qe pasi kishte fikur telefonin,Kameruni ishte kthyer ne krahun tjeter.Por nuk i fika shpresat me kete ide.Vendosa t'i meshoja forte idese se po merrej me kete pune dhe po e shkarkonte nga sistemi.

Pjaten e mengjesit e lava dhe e lashe qe uji i tepert te kullonte.Vendosa te ndizja televizorin sa per te larguar pak mendjen nga vonesa e Kamerunit me ate dosje.Vertete qe nuk shtyhej,nuk kishe nga te hidhje syte ne ate televizor.Programet e mengjesit,shtypi i dites...vertete acaruese.Me rrinte mendja ne ceshtjen e rradhes.Une isha nje i dhene pas punes dhe mospatja e punes ishte njelloj sikur adoleshenteve ti thyhej zemra nga i dashuri apo e dashura.

U afrova tek dritarja per te pare se c'behej me realitetin tjeter totalisht i ndryshem nga ai i imi.Kishte levizje tek-tuk te njerezve qe si fundjave qe ishte,dilnin me shoqerine.Xhepi im u drodh nga nje njoftim qe erdhi ne telefonin tim.E nxorra telefonin dhe pashe nje email nga Kameruni.

-Me ne fund !

Hapa emailin qe kolegu me kish nisur dhe para meje u hap nje faqe e bardhe.

-Kaq eshte...nje faqe e vetme ?!-them i habitur.

U habita i teri.Dosja permbante vetem nje faqe,pa asnje te dyshuar,pa asnje deshmi ngacmuese.
Kameruni po i binte telefonit tim.E hap dhe e vendosa ne sfond.

-E hape emailin ?-pyet.

-Po sapo por me habit fakti qe...

-Ka vetem nje faqe,ska asgje qe sherben si pikenisje,e di.

-Kjo eshte e pamundur.

-Shiko dhe raportin e autopsise te bashkangjitur me dosjen.

Me gisht lehte kalova faqen tjeter te dosjes se digjitalizuar.

-Rebeka Simons,nentembedhjete vjece,femer,-filloj dhe lexoj.
Shkaku i vdekjes : nente goditje ne trup te shkaktuara nga mjet i ftohte preres e cilesuar si thike.Nuk ka konstatim te shenjave te dhunes apo substancave qe qojne ne pazotesi te viktimes.

-Vetem ky raport mund te duket si ndihme.

-Ne te vertete Kamerun,kjo gje s'me ndihmon fare,-them disi i zhgenjyer.
Ke marre deshmi ?

-Vajza ishte e ardhur ketu,-me thote.
Jane marre ne pyetje nga familjaret,miqte e deri tek i qiraxhiu i shtepise ku ajo po qendronte.

-Kjo eshte si te shohesh me dylbi.

-Shef Kambell i ka syte tek ne Donovan.

-E di Kamerun,e di.

Gjeja e vetme qe me shkonte nder mend,ne ato momente,ishte se duhej te rimerrnim deshmite e te gjithe atyre qe kishin lidhje me Rebeken.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Opowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz