...Donovan...

161 30 27
                                    

I leshoi ato fjale teper e sigurte.Ne doren e ngritur larte,arrita te dalloja nje bllok te jeshilte.

-Cfare po thua Selia ?-u hodh Kameruni.

-Vrasesi eshte nje mashkull,ai ka vrare nenen time dhe te tjeret,-tha teper e sigurte.
Eshte e gjitha ketu.

-Ne rregull por si fillim mbylle deren dhe eja ulu ketu.

Beri sic i thashe dhe u ul ne divanin afer deres.Selia ishte e kunderta e asaj qe kish qene pak dite me pare.Dukej se kish humbur qendrueshmerine qe e karakterizonte.Sikur te gjitha stuhite ne bote,qe dikur per te ngjanin me nje fllad peshperites,te kishin ndaluar se qeni te tille.

-Le ta fillojme edhe njehere me qetesi,-thashe duke ferkuar pjesen mes vetullave.
Na trego nga fillimi te gjithen.

-Nena e kish fshehur kete ditar ne nje kuti kujtimesh,-ia nisi.
Une arrita ta gjeja kur ishim me pushime dimerore.E lexova ditarin brenda dy netesh.Ky ditar ka filluar te shkruhet qe kur nena ime ishte ne gjimnaz.Nena tregon gjerat kulmore te jetes se saj por ne pjesen me te madhe ajo shkruan per dike qe i drejtohet vetem me "ai".

-Dhe kjo te ben te mendosh se vrasesi eshte nje mashkull ?-tha Kameruni duke u cuditur.
Te lutem,mua me tingellon si nje nga ato budalliqet e gjimnazit.

-Nena ne fillim shfaqet teper e afruar me kete person por ne faqet e fundit ajo duket e shqetesuar dhe deri diku ka frike prej tij.

-Kamerun te ka permendur gje ditarin,zoti Kardif ?-e pyeta.

-Nuk me ka permendur gje.

-Ku e gjete kutine e kujtimeve Selia ?-e pyeta.

-Ne studion e babit.

-Dhe ai nuk e ka pare kurre ditarin ?-pyeti Kameruni me ironi.
Me duket e cuditshme.

-Zoti Kardif do ta kete kontrolluar kutine dhe pasi eshte siguruar qe nuk ka ndonje gjurme qe mund ta bente Selian te kuptonte te verteten,nuk e ka pare si kercenim per ta lene ate kudo.

E zgerdhira e Kamerunit u venit.

-Por ka dhe dicka...

Ndaluam se pari njeri-tjetrin dhe u sollem nga Selia.

-Ketu shkruhet se vrasesi me ka pare mua...ai me njeh mua,-thote.
Mendoj se mund te me kete pare shume te vogel,dicka e tille.

-Mundet,-tha Kameruni.

-Pra nena jote ka vazhduar te shkruaj edhe pas mbarimit te gjimnazit...edhe pasi kish krijuar familjen e saj,-thashe.

Selia pohoi.Mbase kisha pasur te drejte.Selia kishte qene nen vezhgimin e vrasesit qe ne fillim.

-Selia une do doja qe te me lije ditarin e nenes tende,-thashe.
Mbase mund te arrijme te gjejme dicka.

Miratoi me koke.Zgjati ditarin ne duart e mia.I gjithe ai informacion na la pa fryme por nga ana tjeter na dha shprese per te gjetur shume shpejt vrasesin.Ama mendja ime kish mbetur diku tjeter.Shikimi i te vdekurve ishte i thjeshte per t'u kuptuar por shikimi i te gjalleve ishte me i veshtire.Nje histori e tere mund te tregohet ne nje shikim te vetem.

Gjendja e Selias vertete qe me semboi zemren.Shpatullat e saj te imeta ishin te terhequra para nga graviteti i dhembjes,qe pikturonin nje tablo te zemres se saj.Sikur as shpirti e as zemra e saj e brishte,te mos ishin gati te pranonin nje rrahje tjeter per shkak te frikes.Fytyra ishte edhe me e bardhe,sikur gjaku te kish shkuar i gjithi ne fund.Syte e saj engjellore nuk ishin me te kthjellet si dikur.Ne to kishte te shenuar ca rrathe te theksuar te zinj.Dukej sikur truri i saj te kishte ngritur mure te reja izolimi.Tani nuk po mendoja asgje tjeter pervec gjetjes se nje zgjidhjeje qe t'i prishja ato mure tulle-tulle.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now