...Selia...

408 75 26
                                    

-Teknikisht...

-Emm shiko une mund te te tregoj se ku eshte shtepia qe po kerkon ama nuk mund te te qoj drejt e tek ajo.

Nuk fola fare.Ia kisha ngulur syte te panjohures dhe nuk e leshoja nga rrezja e shikimit.Dicka e bezdiste ate ishte mese e qarte ama cfare ? Dicka po luhej ne kete mes dhe nuk e dija nese duhet te tregoja kujdes per veten se mos me kanosej gje.

-Me degjove ?

-Po...po besoj.

-Shtepia qe kerkon ti eshte fiks ne kete krah...ne te majte shtepia e fundit.

Ndoqa gishtin e saj qe bente levizje ne ajer per te me orientuar disi drejt shtepise sime te re.

-Besoj se sdo e kem te veshtire,-thashe me nje ze krejt te mekur.

-Ne rregull atehere...

-Por para se te ikesh mund te kem nje numer tendin ? Dua te them nuk njoh askend ketu dhe ti je e vetmja qe me ndihmove.

Nga kjo kerkese vajza u duk si mbi gjemba.Mbase mund te kishte keqkuptuar disi kerkesen time por nuk kisha qellim te keq per te dhe askend tjeter.

-Vetem ne rast se mund te kem nevoje per dicka...

-M-mire...mund te ta jap numrin besoj...

Nxorri telefonin e saj dhe filloi te rendiste numrat njeri pas tjetrit.

-Ne rregull...emri jot eshte ?

-Xheni.

-Ndersa emri im eshte Selia.

-Emer vertete i vecante.

-Faleminderit.

-Dhe Selia,tregohu e kujdesshme ne cdo gje.

-Sigurisht do ta bej.

Pershendeta vajzen dhe ngela serish vetem.Fillova te kujtoja fjalet e Xhenit teksa ecja me valixhet e mia drejt shtepise.Cfare e frikesonte ate ashtu ? Mbase ishte ne dijeni qe ne ate shtepi jetonte dhe i zoti i shtepise.Fundja ne syte e shume kujt mund te dukej e sikletshme dhe paragjykuese qe nje vajze te rrinte ne katin e dyte te nje shtepie qe banohej nga nje mashkull.Fundja prioriteti im ishte studimi dhe nuk kisha fokus diku tjeter.Pavarsisht te gjithave, ajo cfare me cuditi ishte cmimi qe ishte teper i ulet.Kete e pashe si nje favor.

U afrova drejt destinacionit qe me mori kohet me babane dhe nje kohe prej 9 oresh udhetim.Dukej nje shtepi e lezetshme dhe teper e thjeshte.Nje shtepi dykateshe qe te ngjallte imazhin e shtepive te bregdetit por qe tashme ishte dimeruar ne nje fare menyre dhe e adaptuar per te jetuar per te kater stinet.Karakterizohej me nje ngjyre te embel bezhe dhe me catin e kafenjte.Kishte nje kopesht te vogel qe ishte i lulezuar me ca lule qe gjate gjithe jetes sime i thjeshtezoja me emertimin "lule te verdha" por qe ne fakt na kishin nje emer qe ua kisha mohuar gjate dhe qe ishte i veshtire te mbahej mend.Daffodils narcissus.

-Nuk eshte aspak keq,-them.

Isha mesuar qe krahas edukates dhe te qendruarit gjithmone pozitive,te isha dhe nje person qe nuk ankohej.Mjaftonte qe shtepia te permbushte kushtet e nje jetese normale dhe ishte shume per mua.Hapa deren e vogel te gardhit te lyer me te bardhe dhe terhoqa valixhet duke i lene poshte shkalleve te vogla qe te ftonin ne hyrjen e baneses.Ngjita shkallet me nje stil te lojes me peta dhe u gjenda para deres qe kish vendosur te hapej per mua jo vetem per te me strehuar por edhe per te me dhene nje jete ku une mbeshtetesha ne kembet e mia.Nxorra telefonin,rregullova floket dhe me gishterinjte e mi ngrita vetullat.

-Mire Selia merr fryme thelle,mos harro te buzeqeshesh dhe mbi te gjitha ji vetevetja,-inkurajoj veten.

Te isha vetevetja,ne nje bote ku fallsifiteti ishte rritur me nje shifer marramendese,kjo gje ishte nje mision i pamundur per shumicen.Une nuk kisha frike nga fjalet e njerezve apo se c'mendonin ata.Vertete me lendonin ndonjehere sa nuk thuhej por kurre nuk kisha frike te isha Selia,vajza peshkope,e thjeshte dhe e dale jashte mode.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin