...Selia...

316 83 27
                                    

Nente ore udhetim dhe per shkak te mungeses se gjumit te mbremshem,vizitori i paftuar,gjumi,me kish mberthyer per disa ore te mira.
Isha mbeshtetur me koken ne xham dhe floket me kishin sherbyer si nje batanije e lehte.Gjumi u debua kur ndjeva makinen te tundej.Rruga ishte e paasfaltuar ne disa vende dhe kjo me trazoi.U zgjova ashtu si ne huti qe isha dhe hodha syte sa majtas djathtas per te qene me koshiente se cpo behej.

-Mos u shqetesoni zonjushe,-degjoj zerin e shoferit.
Eshte thjeshte nje amortizim i vogel i rrugeve.

Zeri i shoferit me solli disi ne vete.Akoma pulisja syte e mi te renduar nga kllapia e gjumit ama mesazhi kaloi paster ne kanalin e vesheve te mi.

-Ne rregull,-thashe.

U mbeshteta mbrapa dhe fillova te rregulloja floket qe me ishin ngjitur ne fytyre.Kruajta syte dhe ndalova nje te hapur goje me doren time.Mora telefonin ne dore dhe pashe oren.Ishte duke shkuar fiks 11:00.Donte dhe ca te shkoja ne New Have.Gjate rruges nuk kishte gjera interesante vecse pamje tokash te gjera te lulezuara dhe pastaj kaloje tek krijimtaria e njeriut,shtepite e qyteteve dhe fabrika.Mendoja per jeten time te re.Mendoja per universitetin,mendoja per eksperiencat e reja qe do krijoja edhe pse zemren po ma torturonte ankthi.Me te vertete qe udhetimi po behej i lodhshem sa me s'kishte por sikur cdo gje tjeter ne jete edhe udhetimet mbarojne pavarsisht se sa te gjata e te pafundme duken.

-New Have,Konektikat.

Aq arrita te lexoja nga nje tabele qe tashme e lashe pas meje.Po futesha ne New Have.

-Po me ne fund jemi ne Konektikat.

U pozicionova menjehere ne dritare.Nuk doja te me humbiste asgje.Doja qe syte e mi,si nje aparat,te fiksonin sa me shume gjera dhe ti vendosja ne albumin e mendjes.

-Do te jemi shume shpejt ne New Have zonjushe ama do ju le ne qender te qytetit pasi deri aty mund te ju shpjere.

-Te falenderoj per punen e palodhshme qe bere.

-Te lutem.

Shume shpejt u gjenda ne qender te qytetit.Nuk me pritej te shihja me shume.

-Ja ketu,-tha shoferi dhe ndaloi makinen ne zonen e lejuar per parkim.

Zbriti nga makina dhe filloi te me nxirrte valixhet nga bagazhi.Per pak caste hezitova te dilja.M'u kujtua babai im.Po sikur te ishte merzitur qe tani ?
Po sikur te mos dinte te gatuante dhe te bente kerdine ne shtepi ? Po sikur te ndodhte dicka ? Po me kapte paniku.Po e humbja optimizmin qe me karakterizonte.Kjo nuk isha une.Selia nuk demoralizohej,Selia nuk mendonte kaq erret.Mora fryme thelle dhe vendosa nje buzeqeshje ne fytyre.Hapa deren dhe terhoqa canten qe gjate gjithe udhetimit kishte qendruar ne cep.Dola nga makina dhe e mbylla deren.Bera te hidhja hapin tjeter por ndjeva rrenjet e flokeve qe mu terhoqen.

-Cfare dreqin...

Hodha syte nga dera dhe pashe qe ca fije floku me kishin ngecur tek dera.Hapa dhe njehere deren e makines dhe i nxorra floket.Me dore ferkova lehte rrenjet qe me bene te lotonin syte.Hodha canten ne sup,terhoqa valixhet e mia ne krahe me rrugen dhe i lashe nder duar parate e rruges shoferit te palodhur.

-Faleminderit shume,-thashe dhe mora valixhet duke ecur ne drejtim te paditur.

Nxora telefonin dhe fillova te shihja adresen e shtepise sime.Edhe pse vjeshte dielli akoma ngrohte si ne nje dite qershori,me duhej ti ngrija driten telefonit per te lexuar me qarte.

-Ouch !

-Hej kujdes,hap syte.

Ndjeva trupin tim te perplasej me dike.Telefoni im u ngjesh pas kraharorit tim dhe per pak mendova se mos e ndava ne dysh.

-Te kerkoj te falur...

-A je mire ?!-pyet zeri.

Nje ze i bute femre me nxorri nga gjithe ai moment i sikletshem.Ngrita syte e mi dhe pashe nje vajze diku rreth moshesh sime po ndoshta dhe pak me te madhe.Me kishte mberthyer nga krahu si per te me shpetuar nga ndonje rrezim i papritur.

-Mire,mire jam faleminderit...po ju ?-pyes.

-Jam mire desh mendova se thyeve telefonin...

-Jo eshte mire,mos u shqeteso.

-Ndoshta po behem e bezdisshme por je ketu si turiste ?!

-Eee ne fakt jo,-them.
Jam ketu per studime dhe nuk e di ku i bie kjo adresa ketu.

I solla ekranin e telefonit nga fytyra e saj..Syte e saj u fiksuan tek adresa dhe shprehja e fytyres me beri te kuptoja se e dinte shume mire vendodhjen.

-E di se ku eshte...nese do mund te te ndih...

-Vertete ?!-hidhem.
Dua te them nese nuk te shqetesoje...

-Le te jete kjo si nje shenje faljeje per sjelljen time pak me pare...

-N-ne rregull.

Vajza mori nje nga valixhet e mia dhe me priu rrugen.Isha disi e lehtesuar qe te pakten dikush po me ndihmonte dhe nuk do dukesha si budallaqe neper rruget e qytetit.Megjithate,dukej tip i lezetshem ne pamje te pare.

-Praaa,per studime he ?

-Po...

-Ne universitetin e Yale-s ?

-Prape po.

-Yale eshte nder universitetet me te mira per te studiuar drejtesi,-shton.
Mesa duket paske qene nje peshkope ne shkolle...

-Kam mesuar shume per te arritur ketu...

-Te mesuarit eshte ne rregull por nuk mund te rrish gjithe kohes mbi libra me kupton...thjeshte ta shpif.

-Libri me pelqen edhe pse sot duket jashte mode...ndoshta kjo...

-Kjo cfare ?

-Kjo ishte nje nder arsyet qe nuk kam patur shoqe...

-Me vjen keq per kete...

-Gjithsesi ato jane te shkuara...

Per cdo gje ne jete isha mesuar te buzeqeshja edhe ne momentet me te erreta te jetes sime une zgjidhja te buzeqeshja.Ishte kjo nje forme durimi apo budallalleku nuk e kisha nje pergjigje te sakte akoma.

-Dukesh sikur je nje skoceze e vogel...nuk dukesh as per nentembedhjete.

-Rrenjet e thella nga andej i kam dhe ke te drejte pasi kokekuqet e kane kete veti te duken rreth dy vite me te rinj.

-Je shume e lezetshme dhe teper e embel per kete bote te shfrenuar,-thote.
Por me shume mundesi do kalosh mire ketu edhe pse nuk ka asgje se cfare te kalosh ketu.

-Cfare do te thuash ?

-Epo qetesia disi eshte prishur nga ngjarjet e fundit...

-Cfare ngjar....

-Arritem !

Ngritja e zerit te saj me nderpreu pyetjen time.Per cfare e kishte fjalen ajo ?

-Ne jemi fiks ne adresen qe kerkove tani e njeh shtepine qe do rrish ?

-Ne fakt nuk kam qene ndonjehere ne New Have pasi gjithcka e kreva nepermjet telefonit...

-Ke ndonje foto apo dicka te tille ?

-Sigurisht...ja ketu

Per te dyten here ktheva telefonin nga ajo dhe kesaj rradhe nuk ishte dicka premtuese.Fytyra e saj u duk e zbehte sikur ti kisha nxjerre fobine me te madhe ne ekran.Drejtoi trupin dhe fillloi te kaperdihej shume si teper.U mundua te normalizonte gjendjen e saj dhe te me largonte cdo hije dyshimi qe mu krijua ne ato momente.

-Ketu...ketu do qendrosh je e sigurt ?

🍎 Lista e mekatareve 🍎Όπου ζουν οι ιστορίες. Ανακάλυψε τώρα