...Donovan...

165 43 24
                                    

Mengjesi i te merkures erdhi me shi.
Kishte rene gjate gjithe nates pa pushim,gje qe vazhdonte akoma edhe paradite.Pas kater ditesh te mira me ne fund u riktheva ne pune duke mos duruar dot me asnje minute me shume.Vendosa te merrja rrugen me kembe duke u fshehur pas nje cadre shiu.Mbi cader vinin vetem tingujt e pikave te shiut,qe shtriheshin pergjate saj gjithnje e me te relaksuar.

Arsyeja se pse vendosa ishte qe te shkundja veten nga cdo gje qe kish ndodhur kohet e fundit,sesi i isha hapur nje personi per te shkuaren time edhe pse jo per te gjithe te shkuaren time,gje qe lutesha qe askush te mos e merrte vesh ndonjehere.

Gjate gjithe jetes sime,njerezit me buzeqeshnin kendshem gjithe fallsifitet...te gjithe ishin te fokusuar tek vetja e tyre.Mendoja se po te fshija statusin tim,njerezit rreth meje do ishin te vertete por konkluzioni i ftohte me goditi kur kuptova se nese behesha me i miri,paraja dhe statusi im ishin te vetmet arsye qe njerezit mund te me vinin re.

Pa te gjitha keto une isha i pavlere...ndjehesha i neveritur,i lodhur e i semure nga gjithe keto.Ndihesha i zhgenjyer keshtu u mesova me
gjithe ate ambient qe me rrethonte...me njerezit qofshin edhe te afermit e mi,derisa nje dite keto ekuilibra u tunden fuqishem kur te pashe ty.Natali.

Qe atehere fillova te shihja me paster,me qarte.Me dukej akoma sikur im ate ishte aty.Ndjeja te njejten ngrohtesi me ty sic e ndjeja me babane tim.Mund te numeroja te gjitha ato ngjyra qe i kisha humbur ne jete.Por e gjitha ishte perkohesisht...deri kur ti...deri nje dite.

Dhe ndersa kori i shiut vazhdonte e behej me intensiv,uji kishte njomur pjesen e poshtme te pantallonave te mia duke e thelluar ngjyren kafe ne nje tonalitet me te erret e duke i bere kepucet e mia me nje shkelqim fshikeze natyrale.Hyra nen strehen e departamentit dhe mbylla cadren duke e shkundur nga uji i tepert.Fshiva bulezat e ujit qe qendronin ne shpatullat e palltos sime duke mos i lejuar e te linin njollat e vogla te zeza.

Kisha mbajtur kontakte tere kohes me Kamerunin ne lidhje me ecurine e ceshtjes ku ai me kish mbuluar gjate mungese sime.Ai kish patur pjesen me aktive,koheve te fundit,duke u marre me gjithe ngarkesen e punes.Duhej te rikthehesha sa me pare ne pune dhe te lija menjane punen si dado.

-Kamerun miremengjesi...Zot Kamerun a je mire ?
Ceshte kjo gjendje ?

-Sikur te mos me pyesje...

-Kaq shume dinamik ka patur ceshtja ?

-Jo dinamike ka qene jeta ime.

-Cfare ka ndodhur ?

-E di qe kam kater dite qe fle ne departament ?

-Je grindur me te shtepise ?

-Sikur te ishte kjo,-thote.
E dashura ime me la,ne fakt po me tradhetonte gjithe keto kohe por e bukura eshte se kishte marre parate e kursyera per qerane e shtepise dhe kish ikur...oh jete e dashur.

-Me vjen keq per gjendjen tende...te kuptoj.

-Me kupton he ?
Cfare ka ndodhur me ty ? Ku ke qene keto dite ?

-Pas vrasjes se fundit,pasi ike per te percjelle oficeren Burke erdhi ajo vajza e kafes,e mban mend ?

-Ajo vajza e kafes ?!
Edhe sa here do takoheni ne menyra kaq jo te natyrshme ?

-Nuk e di ama njerezit nuk takohen aksidentalisht ne rruget e jetes...dua te them dicka eshte ne kete mes.

-Fat per ty qe do e zbulosh Donzo.

-Cfare kemi me ceshtjen ?

-Asgje.Nje asgje kemi.Jam marre me intervistat ama keta duken se kane te njejtin skenar pergjigjesh.

-Interesante eshte fakti qe prinderit nuk dine asgje per femijet e tyre.

-Sot dine femijet me shume per prinderit.Me kujto qe te mos kem femije ne te ardhmen.

-Po molla ?-pyes.
Cfare doli nga verifikimi ?

-Shendeti mbi te gjitha,molla ishte e lare dhe nuk u gjet asnje shenje gishti.

-Sigurisht kush do ishte ai i marre qe do linte shenjat e gishterinjeve te tij.-thashe duke u mbeshtetur lehte tek tavolina.
Duket qarte se kemi nje vrases qe nuk eshte amator dhe mbi te gjtha eshte teper i forte nga ana e kapacitetit mendor qe te zbatoje planin e tij me kaq lehtesi.

-Jo ndonje femije qe nga paniku vjedh motocikleten e fqinjit dhe kapet me pas nga polici i trafikut,gjate arratisjes.Brilante.

-Duket se ky person me shume mundesi mund te kete kryer edhe vrasje me te hershme,-them me bindje.
Syri i tij nuk ben terr me gjithe ate masaker qe kish shkaktuar tek ai djalosh...Zot ki meshire.

-Donovan une kam nje mendim.

-Me thuaj ?

-Po sikur te jemi perballe rastit te vrasjeve qe vijne nga besimtaret e kultit satanik ?

-Kult satanik ?

-Po jane njerez qe adhurojne djallin.Po beja kerkime ne lidhje me kete kult dhe ajo cfare pashe ishte shastisese.

-Me trego.-thashe duke u zgjatur ne drejtim te kompjuterit.

-Satanistet jane pergjegjes per krime te kryera ne njerez por edhe ne kafshe...
Ne 2018,nje djale tetembedhjete vjecare vrau nenen e tij duke e sharruar ne copa ne nje ritual satanik.Ngjarja qe beri me buje ishte i Riki Kaso i cili vrau mikeshen e tij ne pyll.Kur u morr ne pyetje deklaroi se djalli i kish folur atij ne vesh...A te duket se bejne sens keto kur i degjon ?

-A nuk e ben kete gje dhe sot djalli ?-pyes.
Dua te them ne jemi ne sprova te ndryshme dhe ne perpiqemi qe mos ta degjojme te keqen.Ku do te dalesh me keto Kamerun ?

-Dua te them se ne keto raste viktimat jane te gjitha femra,-shpjegon.
Vdekja e ketyre njerezve nuk eshte thjeshte nje plumb pas koke por nje stermundim i daljes se shpirtit.Gjithashtu viktimat kane nje moshe te percaktuar ose jane foshnja te papagezuara ose jane persona qe kane arritur moshe madhore.Sa vjec jane viktimat tona ?

-Tetembedhjete deri ne njezet e dy,deri tani.

-Pikerisht,-hidhet.
Dukshem,te gjitha keto kane lidhje me kete kult.

-Ndoshta ama para se te dalim me ndonje deklarate per mediat eshte mire te bejme me teper kerkime ne lidhje me kete teme.

-Sigurisht,as qe e diskutoj.

Pas bisedimit me Kamerunin dhe me
ate cfare ai kish arritur si pefundim vendosa te drejtohesha ne shtepi e te beja ca kerkime ne lidhje me kete kult.Dukej dicka premtuese ama nuk mendoja se nje gje e tille mund te kish arritur deri ne Konektikat.Gjithsesi ishte mire te mos i jepja gojes kaq shume pasi shenjat ashtu dukeshin deri ne nje pike.

U kujtova qe Selia kish propozuar te qendronte edhe nje dite tjeter ne shtepine time por kur pashe shtepine te kredhur ne erresire kuptova se kish nderruar mendje.U ndjeva i lehtesuar qe do punoja i qete nen tingujt capken te shiut dhe qe nuk do i pergjigjesha "pse-ve" kureshtare te saj.

Hapa deren kryesore dhe pashe nje zarf te bardhe qe ishte futur nen dere.Nuk prisja letra nga askush dhe nese do ish posta do me telefoninin por nga kjo kuptova qe nuk kishte lidhje me dergesa te rregullta.

E mora zarfin ne dore dhe e kontrollova per pulle postare por nuk dukej gjekundi.Asgje nuk dukej pervec bardhesise se zarfit dhe ca njollave te ngelura uji nga koha e keqe me shi.

Vendosa qe se pari te hyja brenda ne shtepi duke lene dhe cadren ne vendin e saj.Hoqa pallton duke e varur ne varesen afer deres sa te perthithte nxehtesine e oxhakut dhe bashke me zarfin ne dore u ula ne divan.

Ngadale grisa pjesen e siperme te zarfit duke e shkundur lehte qe koka e letres te dilte.Duhej marre me mend se nga gjithe ai shi ajo ishte njomur duke e bere te veshtire te dilte lehtesisht por arrita ta nxirrja pa problem.

"Jeg fant deg morderen"
     (te gjeta vrases)

-Kjo...kjo eshte ne norvegjisht ?

Zemra ime filloi te ndjente nivelin e ankthit qe rritej e injektohej direkt e ne te.E dija se familja ime qendronte ne Norvegji ama edhe dikush tjeter qendronte atje dhe e dija mire se kush ishte.E kisha pritur kete perballje prej kohesh por pikerisht pas gjithe ketyre viteve duhej te ndodhte.E shkuara me mekatet e saj nuk me kishte lene te qete akoma.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now