...Selia...

259 60 16
                                    

Dita e sotme ishte fantastike.Nje e diel fantastike.Njoftimi qe kisha pare ate dite ne kafenen Moon's cape,me ishte vertitur keq neper mendje.Ne nje fare menyre ai vend pune dukej se me kishte pritur mua.Keshtu qe mora guximin te shkoja te provoja fatin tim : te takoja pronarin e kafenes.Vendosa qe te shkoja pese minuta me heret se hapja e kafenes si nje shenje e korrektesise dhe seriozitetit tim.

Pronari me priti ngrohte ose kjo ishte nje gracke qe e perdorte me cdo hyrje te re si puna ime dhe me pas tregonte fytyren e vertete.Gjithsesi nuk i dhashe shume rendesi atij mendimi.Fundja duhej te mendoja ne menyre pozitive pasi ate qe mendon,terhiqje ne jete edhe pse shume here rezultati nuk ka qene i tille per jeten time.Pas shume bisedash dhe faktit qe nuk kerkohej eksperience e me perparshme pune,arrita te favorizohesha dhe te zija nje vend pune.Dola e lumtur nga kafeneja.Per here te pare dukej sikur mund te fokusohesha edhe ne gjera te tjera pervec shkolles dhe tim ati.Ndihesha e lire.

Keshtu do isha e zonja e vetes dhe do nxirrja vete shpenzimet e shkolles dhe te paguaja qerane.Gjate javes do punoja nga ora 16:00-20:00 me kohe te pjesshme dhe te shtunen,meqe mund te luhej me oraret,do punoja nga ora 08:00-12:00.Mezi prisja ti tregoja babait tim per te sotmen dhe mbi te gjitha te dija se si kishte qene ai nga ana tjeter me mungesen time.Ishte pasdite dhe mora telefonin nder duar e drejtova telefonin perballe meje dhe prisja,duke permbajtur emocionet e mia.

-Ckemi ba ?

-Selia,bije si je ?

-Une jam mire babi,me trego si je ti ?

-Dhe une jam shume mire e dashur,-thote.

-E ke cdo gje nen kontroll apo jo ?

-Pa tjeter shefe.

-Mire mire,me trego c'po ben tani ?-them mes te qeshurash.

-Ke gjetur fiks kohen e duhur,-thote.

-Kohen e duhur ?!

Babai mori telefonin dhe dukej se po ecte per diku.E vetmja gje qe shihja ishin kembet e tij qe po shpejtonin.Poziconoi telefonin diku dhe me nxorri para nje tave te mbushur me biskota.

-Shiko cfare kam arritur te bej,-thote krenar.

-Vertet ba ?!-them.
Ke arritur ti besh vete tani ?

-Pse kishe dyshim tek une ?

-Jo,jo nuk e thashe ate.

-Kam filluar ti marr doren gatimit edhe pse ka nga deshtimet duke filluar nga kuzhina qe behet si mos me keq.

-Do doja te isha aty ba dhe ti shijonim bashke ato biskota me kakao,duke pare nje film a dicka te tille.

-Kakao the ?!

-Mhm

Pashe babane time qe me veshtronte nga ekrani me nje fytyre te mberthyer nga habia.Nuk po e kuptoja cfare kisha thene gabim sa per tu cuditur ?!

-Ba ?-pyes.
Ka ndonje gje qe nuk shkon ?

-Me habit fakti se ku e pe kakaon ?

-Po a nuk jane ato biskota me kakao ?

-Jo ?

-Pse jane te kafenjta ato atehere ?

Babai mori nje nga biskotat ne dore dhe po i jepte nje veshtrim nga cdo ane.

-Mbase jane te mbi pjekura ?

-Ose te djegura,-them.

Na kapluan te qeshurat.E doja pafund tim ate.Fakti qe cdo gje e kalonte me nje buzeqeshje,pavarsisht se i vuante nga brenda,durimi i tij ishte per tu admiruar.Kjo gje me bashkonte me tim ate.

-Thjeshte ba,here tjeter duhet ti qendrosh mbi koke biskotave ose mund te mbi pjekesh dhe shtepine.

-Ne rregull,do e kem parasysh e dashur,-thote.
Me trego tani si duket New Haven ?

-Mezi po e prisja kete pyetje ne fakt,-them mes emocionesh qe mezi po i mbaja.
Une kam arritur te gjeje pune ba.

-Vertete ?!

-Po ne nje kafene qe eshte tre blloqe larg shtepise sime.

-Selia bije ti nuk ke pse shqetesohesh per...

-Jam e rritur ba aq sa per te paguar vete shkollen time,-them.
Nuk dua te jem barre per ty,jo tani qe ne jetojme vetem.

-Nuk ke qene kurre bije,-thote me nje ze te dhembshur.
Une jam shume krenar per ty.

-Te dua shume,ba.

-Edhe une bije,-thote nga ana tjeter e ekranit.
Tani mos harro te hash dhe te shkosh me barkun bosh,pasi neser te fillon universiteti.

-Mos u shqeteso,-them.

-Ne rregull Selia,do flasim serish.

-Sigurisht ba.

-Naten e mire e dashur.

-Naten babi.

Mbylla telefonin dhe e mbajta nder duar.M'u duk sikur po mbaja duart e babait tim.Sikur ti kisha puthur edhe njehere.Neser fillonte universiteti dhe stomaku im gati sa nuk po me dilte nga goja.

-Ngrihu Selia dhe ha dicka,-inkurajoj veten.

Pergatita dicka te shpejte per te ngrene dhe do shtrihesha menjehere per te fjetur.Me mire te isha e shtrire edhe pse pas disa rrotullimesh nga njeri krah ne tjetrin syri im do ishte ende i hapur.Lava dhembet dhe vesha nje kemishe nate te gjate.Hyra ne dhomen time ku kisha te ndezur nje abazhur te vogel te koka e shtratit sa per te pare se ku po hidhja kembet.Shkunda pak batanijen time dhe fryva jastekun.Vendosa alarmin ne oren time ngjyre roze per ne mengjes dhe do shtrija trupin tim te imet ne shtrat.

Syte e mi instiktivisht shkuan tek nje burim drite artificial qe vinte nga shtepia qe ishte perballe me dhomen time.Ne njeren prej dhomave te shtepise private kishte drite te ndezur por nuk po me bezdiste drita e ndezur ne fakt.Nje siluete dukej qe po qendronte ne dritare dhe i kishte ngulur syte nga dhoma ime.Per shkak te drites qe ishte pas shpines se personit nuk mund te perceptoja ndonje tipar pervec trupmadhesise qe me dha idene e nje mashkulli.

U mpiva e tera.Dikush po me vezhgonte dhe une nuk ia ndaja syte.Shkova drejt abazhurit e fika ate dhe me nje te shpejte mbylla dritaren.Dhoma u zhyt ne erresire te plote.Qendrova me duart e mbeshtetura ne dritaren e mbyllur dhe pashe nese personi ishte larguar por jo ai vazhdonte te ishte akoma aty.Me siguri do e kishte vene re qe une e kisha pikasur.Nuk e dija kush ishte por u mundova te ulja hormonet e stresit qe permbytshem qarkulluan ne trupin tim dhe te ngrija nivelin e dopamines.U kujtova per studenten qe kishte qendruar ketu para meje qe ishte vrare ne menyre makabre.Mbase edhe ate e kishin vezhguar si mua.Po sikur ai te ishte vrasesi ?

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now