Fractus - Hyrje

5.2K 206 47
                                    

[Maj 2016]

Te tere vdesim nga pak çdo dite, per te rilindur serisht - ne te njejtat rroba, me te njejtat plage. Me te forte.
Po nese thyhemi plotesisht? Nese shpirti na shqyhet ne mijera pjese, a do te mund te rilindim atehere? Apo do te jetonim perjetesisht ne nje dimension te mjegullt - fantazma mes te gjalleve, te gjalle mes te vdekurve. 

Une u theva dhe tani jane gishtat e mi te pajete qe shtypin te njejtat taste, te te njejtes makine shkrimi. Cdo gje eshte e njejte. Fjalet e mia jo, ato jane me te erreta, me therese, mijera thika qe ngulen ne mishin e njome te te pafajshmeve per ti bere te kuptojne dhimbjen. 
Mundohem, por ato serisht nuk kuptojne. Ata vetem supozojne, ndihen keq, meshirojne por nuk kuptojne. Ato nuk mundohen te shohin dhe enden te verber ne drite. 

Ndersa une gjithmone kam ndjekur driten ne erresire. Ndoshta nje pjese e imja ka kerkuar edhe vuajtjen, e ka shtrenguar aq fort per mos ta lene te largohej sepse me te largoheshin edhe fjalet. Dhimbja dhe arti - a nuk eshte kjo simbioza me perfekte? Mendoja ashtu... Tani nuk di. Tani nuk di me asgje. 
Mendoja se ndjeja dhimbjen por ne te vertete jam e mpire. Mendoja se ceka artin por me te mbaruar se shtypuri kete fjali do te terheq kete copez leter sikur te jete faji i saj - do ta shkermoq e do ta flak tutje, ne cepin e dhomes ku mbi dysheme shuke te tjera letre kane pesuar te njejtin fat. 

Nuk jam akoma aty... Nuk jam akoma e paster... 

Sic kish shkruar , terhoqi letren dhe e zhubraviti. E flaku ne te majte te saj, e pa tek binte mbi te tjerat butesisht si te ishte nje flok bore. Me pas pa gishtat e saj te hapur mbi tastet e makines se shtrimit. 
Me pastroni fjale? Me shpetoni... pergjerohej por askush nuk e degjonte. 
Askush pervec djallit qe qeshte me lutjet e saj dhe gjente pikerisht caste te tilla per tu shfaqur. 
Hapa, kercitja e deres... Ai erdhi. 
Nuk do te kishte shpetim per te as ate nate.
Do te provonte serisht, te nesermen! 

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now