- 7 -

2.1K 171 75
                                    

Ishte munduar te largohej duke refuzuar gadishmerine e Kledisit per ta shoqeruar por si ai edhe Griselda kishin insistuar. Te pakten nuk i ish dashur te priste gjate prane deres se jashtme qe ai te behej gati. U rishfaq nga dhoma e gjumit te Griseldes pas pak minutash veshur me te njejtat rroba te nje nate me pare. Ama parfumin e kish hedhur me kile, aq sa ishte e pamundur per Elian te mbushej me fryme ne hapsiren e vogel te ashensorit. Mushkerite i pervelonin nga alkoli i asaj lende aromatizuese. E ne ambjentin mbytes te ashensorit, per here te pare vuri re dhe sa i gjate qe ishte ai. Nje koke mbi Elian, qe nuk mund te quhej nje femer e shkurter. Ishte mbeshtetur ne aluminin e ftohte dhe trokiste gishterinjte mbi fundin e pasqyres se piset.
Elia arriti te mbushej me fryme kur me ne fund dyert e ashensorit u hapen ne katin perdhese te pallatit. Eci pa pritur per Kledisin qe si per ta ngacmuar e kish marre me terezi dhe e ndiqte nga pas me hapat e ngadalte. 

Pa perreth pa ditur se kush ishte makina e tij dhe vetem atehere ndeshi shikimin e Kledisit, syte e saj pyetes. Kendi i majte i buzeve te tij u ngrit pakez per te formuar nje ngerdheshje prepotente, nxorri celesin nga xhepi i xhakoventes dhe e drejtoi drejt  nje makine luksoze, nga ato fuoristradat qe Elia nuk dinte te thoshte se ciles marke i perkisnin. Normale, mendoi me veten, makina me e llustruar duhet ti perkiste atij. 

Hapi vete deren e anes se pasagjerit duke kercyer brenda ne sedilet e veshura me lekuren ngjyre qumeshti. As qe pretendonte qe ai te ishte nje nga ato xhentellmenat qe hapte dyert per femrat dhe nese ishte, gjeja e fundit qe do te bente ishte ta lejonte te bente ate xhest per te. 

Me bisht te syrit pa edhe ate, ndoqi levizjet e tij  - telefonin qe e vendosi shkujdesshem diku prane radios, duart qe mberthyen timonin. 

'Per ku?' pyeti teksa mundohej te nxirrte makinen me indietro nga ku e kish parkuar. 

'Fakulteti Gjuhe Letersise' 

'Studion letersi?' pyeti 

'Redaksi dhe letersi bashke.' iu pergjigj tere pertese Elia. 

Nuk e bezdisi me me pyetje te kota. Luante me radion duke mos pelqyer asnjeren prej kengeve qe luheshin ne to. Nje apo dy here Elia do kish patur deshiren ti kerkonte te linte radion ne nje stacion por nuk deshironte qe kjo te perkthehej si nje deshire e saj per tu socializuar apo si nje tentative per te terhequr vemendjen e tij. Njohu rrugen e perditshme qe bente per ne shkolle. Kishte pak trafik, por serisht kishte kohe dhe e dinte qe pasi te kalonin ate semaforin qe harronte te jeshilosej, ajo gonxhja e makinave do te zgjidhej. 

'Dreq me kete trafik' goditi timonin me njeren dore ndersa ne tjetren kishte mbeshtetur koken e tij. 

'Mund te me lesh ketu .' ofroi Elia duke e pare ate si nje mundesi shpetimi. Vetem atehere Kledisi u kthye drejt saj, ai shikimi zhbirilues edhe me kerkues se me pare. 

'As qe behet fjale' 

E me nje levizje fine e te natyrshme, leshoi doren e tij mbi kemben e saj per ta rreshqitur drejt gjurit te mbledhur te Elias. 

'Cfare dreqin ben?' iu hakerrye kjo e fundit duke perdorur doren e saj te djathte per te shtyre tutje doren e Kledisit. 

'Mos me prek me' u spostua me prane deres e kryqezoi kembent me njera tjetren. 

'Me fal, me fal zonjusha Lule mos me prek' ironizoi ai ndonese doren vazhdonte ta mbante mbi sediljen e saj. 

Makina u shkeput per te ecur perpara. 

'Hap krahun ketu se dua te zbres' urdheroi Elia me te kaluar semaforin. Kledisi e pa shtrembur por vazhdoi te ecte duke shperfillur kerkesen e saj. 

'Te thashe qe dua te zbres' 

'Do te te coj deri tek shkolla' informoi ai dhe vazhdoi te ngiste makinen i pratrazuar nga protestat e vazhdueshme te Elias. 

'Nuk dua qe te me shohin duke zbritur nga makina jote ne shkolle. Me ndalo ketu' 

'Pse te sheh i dashuri?' ngacmoi Kledisi. 

'S'ka cte duhet ty. Me ndalo ketu' i kerkoi serisht. 

'Po i thua jo x6 para x2 te dashnorit ta marrim vesh?'

'As me hyn ne sy x6 jote. Edhe x10 te ishte s'do me plaste. Thjesht ndalo ketu' tregoi cepin e rruges jo shume larg godines sefakultetit te saj. Per cudine e Elias, kete here ai ndaloi. 

'Zbrit grifshe' 

Zbriti pa e zgjatur. Perplasi deren fort pas vetes pas atij 'faleminderit' te peshperitur pa deshire. 
Ai u nis si i cmendur, injoroi protestat e dy makinave te cilave u preu rrugen. 

Katil shau me veten Elia dhe duke shtrengua librat dhe canten ne krahe nxitoi hapat drejt shkolles. 

*** 

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now