- 12 -

2K 162 61
                                    

'Kledisi ju pret tek zyra, menjehere' njoftoi Erjona ende pa u lene canten mbi hapsiren e saj te punes Elian.

Po tani cfare shfryu me veten kjo e fundit. Pas 'aksidentit' te nje nate me pare ardhja ne pune kishte qene nje angari me vete. Kishte debatuar gjate me veten ne duhet te shfaqej apo ti jepte duart ketij pozicioni. Jo, nuk kishte luksin e zgjedhjes kish kuptuar teksa kujtonte krenarine e prinderve te saj, syte e tyre te perlotur qe ajo, e bija po punonte per ta.
Nuk mund te zhdukej por gjate tere rruges ish lutur qe ai te mos ishte aty, ose te ishte nje nga ato ditet ne te cilat nuk e nxirrte koken nga zyra e tij.

'Faleminderit Erjona' Falenderoi Elia.

'Tani' i kujtoi sekretarja, per here te pare gjate kohes qe Elia kishte aty, serioze. Pa sa nga ajo tek Joni qe si pergjigje ndaj fytyres se habitur te Elias mblodhi super. 'S'ja kam idene cfare mund te doje prej teje' dukej se thoshte gjuha e tij trupore.

Me hapa te vegjel u nis drejt zyres ne fund te korridorit, syte e te tereve mbi te.
'Vec kete e therret Kledisi cdo dite ne zyre' komentoi njera por Elia nuk ktheu koken per te pare se cila prej vajzave.
'Kane 'pune' shume keto prandaj' u hodh nje tjeter.
Elia deshironte vetem te qante.

Trokiti ne deren e drunjte. 'Hyr' shqiptuar nga Kledisi nuk vonoi. U mbush njehere te fundit me fryme perpara se te shtynte deren e rende.

'Miredita' Pershendeti tere miresjellje dhe seriozitet.

'Hajde Elia hajde, ulu' Tregoi karrigen perballe tij.

'Preferoj te qendroj ne kembe, faleminderit' refuzoi ajo. Ai i hodhi nje veshtrim te shpejte dhe si rrallehere u perqendrua serisht tek shkresat perpara tijte cilat nisi ti shfletonte me ngut. Ndoshta me ate te mbremshmen hoqi fiksimin u mundua ti mbushte mendjen vetes Elia.

'Per cfare me therritet?'

'Bisedova me nje mikun tim botues. Per librin tend. Mund ti cosh manuskriptin per disa rregullime dhe eshte e bere'
Elia puliti syte. Kaq thjeshte? Kaq e thjeshte kishte qene per Kledisin qe ti siguronte nje mundesi te tille? Kishte qene ky botues njeri prej atyre qe e kishte injoruar emailet e thirrjet e saj?

'Pse?' pyeti serte Elia.

'Si pse? Qe ta botosh librin normalisht' beri rolin e te pafajshmit ai.

'Pse? Do te me ndihmosh, pse?' specifikoi Elia.

'Qe te frymezohen edhe te tjeret, si une mbreme.' shikimi i etur u rishfaq ne syte e tij 'Dhe kushedi ndoshta do te kerkosh ndihmen time per ato modifikimet qe te thashe'

'Besoj qe e dini qe ngacmimet seksuale ne ambjentin e punes konsiderohen si kriminale dhe qe mund t'ju padis' skermiti dhembet Elia.

'Kjo? Ngacmim seksual?' qeshi thelle dhe djallezisht perpara se te shtonte 'Zemer nese mendon keshtu, ti s'e paske idene sec c'eshte nje ngacmim i vertete'

'Pse nuk me len te qete? Dua te me lesh te qete'

'Ta thashe mesa kujtoj. Sepse te deshiroj e dua te te shtij ne dore' u pergjith paturpesisht ai.

'Kjo eshte edhe arsyeja pse me more ne pune' plotesoi Elia.

'Tu desh shume ta kuptoje? Nejse, po flitnim per librin tend' I kujtoi Kledisi.

'Jo. Jo, nuk dua ndihmen tende' Refuzoi Elia. Nuk do te mbeshtetej ne parate e lidhjet e tij te qelbeta per te realizuar ate enderr te saj. Nuk do te pranonte te skllaverohej prej Kledisit per ate nder qe ai do ta perdorte vazhdimisht kundrejt saj.

'Merre' i zgjati nje kartvizite. 'Kontakti botuesit nese ndryshon mendim. Mjafton ti permendesh emrin tim.' Refuzoi te prekte ate kartvizite por duke e valevitur perpara fytyres se Elias ai insistoi serisht qe ajo ta merrte 'Mos ki frike se s'te han'

'Mund te largohem tani?' Pyeti pasi mori prej tij ate copez te vogel kartoni

'Ik ik se po rri si ne gjemba'

E ndonese e dinte fare mire qe vemendja e tij e sikletoste, vazhdonte ta ngacmonte ne cdo moment, edhe ne sy te te tjereve pa fshehur qellimet qe kishte kundrejt saj.
Po ate dite, iu afrua tavolines se saj te punes dhe duke u perkulur perpara per te qene me prane Elias i peshperiti
'Kur ngrysesh keshtu behesh edhe me seksi'
'Me ler te punoj' i kerkoi ajo duke u spostuar pas, e vetedijshme qe syte e te tereve ishin mbi ta.
Kledisi shkundi koken lehte dhe me ate nenqeshjen e stampuar ne fytyre u largua per tu mbyllur serisht ne zyren e tij duke lene pas Elian per tu sulmuar nga gjykimet e te tjereve. Ishte e vetedijshme per peshperimat e thashethemet rreth saj dhe Kledisit. Tashme as te tjeret nuk mundoheshin ti fshihnin ato llafe prej saj e ai, sikur te deshironte ti hidhte edhe me tej benzine zjarrit me sjelljet e tij, sigurohej qe dite pas dite te ngacmonte edhe me shume Elian ne sy te te tjereve.
E ne nje nga ato ditet e zakonshme, kur si gjithmone ai iu afrua provokueshem, ajo nuk mundi te duronte me.

'Nuk ka asgje mes meje dhe Kledisit' ngriti zerin duke surprizuar per here te pare ate me sjelljen e saj. 'Degjuat?' Iu drejtua te tereve duke kerkuar syte e kolegeve qe tashme te permbysur shihnin tavolinat e duart e tyre.

'S'ka asgje mes nesh' perseriti e duke ndeshur serisht shikimin e Kledisit, tashme te akullt specifikoi 'As nuk do te kete ndonjehere gje mes nesh'
Shikimi qe ai i hodhi ishte i frikshem, vrastar. Do te kish zgjedhur ato ngacmimet pa u menduar dyhere perpara shikimeve te tilla.

'Hajde me mua' urdheroi prerazi Kledisi. 'Ne zyren time, tani' Ngriti pak zerin ai sic nuk kishte bere kurre me pare ne ambjentin e punes me asnje prej vartesve. U nis me hapa te medhenj drejt zyres. Ndaloi vetem njehere per te pare pas nese Elia po e ndiqte apo jo.

Hapi deren furishem, e mbajti hapur edhe per Elian per ta perplasur fort pasi ajo u gjend brenda zyres.

'Cfare ishte ajo aty?' iu hakerrye shume prane fytyres se saj.

'Nuk, nuk dua qe te sillesh ashtu kundrejt meje ne sy te te tjereve. Te tere me tregojne me gisht si dashnoren tende' iu kunderpergjigj Elia. E kishte katranosur, e kote te rezervohej e stepej tani.

'As une nuk dua qe punonjesit e mi te tallen me mua, te me bejne lolo para te tjereve' iu afrua kercenueshem. E mbertheu fort me duart e tij belin e saj per ta shtyre drejt deres ku e mbeshteti trupin e saj duke e ngjeshur me te tijin. Krejt papritur, pa asnje paralajmerim sulmoi egersisht buzet e saj. Ndryshe nga ajo nate ne dhomen e Elias nuk kishte asgje te bute ne kete puthje te dyte. Rreshqiti duart ne floket e saj te leshuar, i shpupuriti ato teksa vazhdonte ta puthte, eger.
U shkeput prej saj po papritur dhe fshiu me kurrizin e dores buzet e tij te ngjyera nga buzekuqi i Elias.

'Mund te shkosh tani' urdheroi po ftohte 'Tani qe kemi 'dicka' me njeri tjetrin, 'dashnore' hapi deren duke e perzene nga zyra e tij per te perplasur serisht deren pas Elias qe dridhej e tera - nga nervat, poshterimi, frika...

Vrapo drejt tualetit ne anen tjeter te korridorit por per fatin e saj te keq, Erjona e pa, dy prej kolegeve te saj qe gjithmone e kishin pergojur e pane. Kete here kishin per cfare te flisnin - kete here qe floket e saj te crregullt dhe buzekuqi i sfumuar rreth buzeve te saj e inkriminonin.

Para pasqyres se madhe te tualetit lau fytyren duke fshire tualetin e saj dhe me veshtiresi drejtoi floket qe ishin bere si shkure. I njomi pak dhe vendosi ti mblidhte ne nje bishtalec. Kur u rikthye ne tavolinen e saj te tere heshten. Fjalet e kishin paraprire hyrjen e saj. Eci ngadale, sy permbysur drejt vendit te saj.

'E guximshme ajo qe bere' e perkrahu Joni.

'Me rrofte kur ai serisht nxorri te tijen' Pranoi Elia.

'Ai eshte nje plehre. E kam te qarte cfare cope muti qe eshte' i gjuajti lehte mbi supe Elias sikur ajo te ishte nje prej djemve. 'Koken lart tani El, tregoju edhe ketyre bushtrave llafazane qe je e forte. Gjysma flasin se thjesht do jepnin jeten per te qene ne vendin tend' vazhdoi ti falte kurajo me fjalet e tij.

'Faleminderit Jon' falenderoi Elia por ai vetem shperfilli me nje levizje te dores duke shtuar nje version te modifikuar te shprehjes 'per cfarejane miqte'

'Per cfare jane ndaresit e tavolines se punes. Per kete jane.'
Qeshen te dy, incidenti i pak minutave me pare i harruar...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now