- 25 -

1.8K 160 59
                                    

'Me co ne shtepi ' kishte kerkuar me kot Elia. Si gjithmone ai kish vepruar sipas kokes se tij. Dhe vetem kur parkoi makinen ne ate vendin e prenotuar vetem per te poshte kulles ku gjendeshin zyrat e organizates, u kthye drejt saj per t'ju pergjigjur shkurt.

'Jo. Do vish ne pune'

Mendoi qe po tallej. E ku te shkonte ne pune me floket e crregullt, ate veshjen prej harrakateje me xhinset e gjera, te gervishtura prane gjunjeve; per mos te folur per fytyren e saj te zbehur me gjurmet e erreta te hijeve poshte syve te enjtur.

'Nuk dua te vi' peshperiti Elia duke shtrenguar edhe me fort dorezen e deres se makines sikur ajo te ishte shpetimi i saj i fundit. E c'shpetim mund te gjente ne ate makine?

'Punon per mua dhe do besh si te them, une' ia preu shkurt Kledisi.

'Nuk dua te punoj me per ty' shkundi koken. Nuk deshironte vertete. Ishte e sigurte qe ndonje tjeter ndermarrje qe hapte dyert per te do te gjendej ne Tirane, nje vend sa me larg Kledisit.

'Nuk do te shkosh gjekundi Elia. Tani, zbrit. Dua te sigurohem mire qe ate kokren tjeter do ta pish ne momentin e duhur.' foli thate, sikur edhe kjo te ishte thjesht nje nga ato ceshtjet e biznesit, e parendesishme.

E pse duhet te ishte e rendesishme jeta e saj, tashme shkaterruar prej tij, per Kledisin? Ajo ishte milingona qe ai pa asnje veshtiresi shtypi me kemben e te pushtetshmit e tani thjesht do te vazhdonte te ecte. Kujt i behej vone per milingonat ne fund te fundit kur ai drekonte me luanet, te tjere te mallkuar e te pamoralshem si dhe vete ai.

Nuk iu bind, por kur dora e tij shtrengoi parakrahun e saj, kur kuptoi qe kokefortesia nuk i zgjidhte asgje e qe nuk kishte tjeter shpetim, hapi dren e makines vrullshem dhe kerceu jashte saj ne ajrin e fresket te Tiranes, ate dite me te lagesht se gjithmone. Ndoshta edhe qielli do te qante per te ose ndoshta dielli do te cante rete e dendura per ta perqeshur: 'Askujt s'i behet vone per ty'

Ndoqi nga pas Kledisin. Ecte disa hapa pas tij e vetedijshme per syte e tere punonjesve serioze qe me bisht te syrit e shihnin si vajzen qe guxonte te dukej ne ate ambjent prestigjoz aq e stonuar.

'Pas teje' ishte zeri i tij qe i drejtohej Elias teksa Kledisi mbante hapur deren e xhamte per te.

Shkundi koken ne shenje mohimi. Shfaqe te tilla duhet tja kursente, ai duhet ta dinte me mire se kushto qe ajo as qe deshironte te ishte aty, nuk deshironte asnje prej sjelljeve te tij prej te sjellshmi.

'Jepi tani Elia, apo te vi te te marr me zor' ai nenqeshi por ato fjale rrenqethen trupin e saj. E dinte qe ai e bente; nuk njihte kufi. Ai e kish bere, vetem nje nate me pare.

Me hapa te medhenj, te hedhur shpejte,hyri ne zyre dhe po shpejte, pa ngritur syte nga dyshemeja u drejtua drejt tavolines se saj per tu fshehur pas ekranit te kompjuterit.
Ndoshta i kenaqur qe ia doli ta sillte aty do ta linte te qete, por e ndjeu KLedisin qe afrohej dhe duke mbeshtetur berrylat ne tavoline perkulej afer Elias.

'Do duhet te flasim, pastaj.' shpalli per te tere, drejtuar vetem asaj, perpara se te humbiste ne zyren e tij per mos tu dukur me.

'A nuk ta kishte dhene pushim ai sot ty?' e pyeti Joni. Jo tani Jon, deshironte ti thoshte. Nuk mund ti fshihej nese ai insistonte te bisedonin, nese ai insistonte te dinte me shume me ato pyetjet e tij te miremenduara.

Nuk iu pergjigj, vetem per te ngjallur edhe me shume dyshime tek ai.

'Dukesh si mos me keq El' komentoi Joni. U ngrit nga karriga e tij per tu afruar edhe me prane saj.

'Jam mire. Thjesht gripi' genjeu por ai vetem sa shtremberoi pak fytyren, mosbesues.

'Je e sigurte qe nuk te ka bere gje? Ai...' tha nenze, gishtin drejtuar nga dera e mbyllur e zyres se Kledisit.

'S'me ka bere asgje' kembenguli Elia ndonese i kish bere gjithcka, gjithcka te neveritshme; e kish thyer.

'Ti e di qe mund te flasesh me mua apo jo? Une jam gati te te ndihmoj. Edhe sikur te me kushtoje serisht kete pune sepse do te me duhet ti thyej turinjte e bukur shefit' u mundua me ate menyren e vet te lezetshme ta bente te ndihej me mire. Gjithmone ia dilte, por jo sot.

'Jam mire Jon, te premtoj' nje premtim bosh e i genjeshtert 'Por do ta kem parasysh' u sforcua per te buzeqeshur teksa vazhdonte te fshihte syte e saj te skuqur pas qepallave te mbyllura, ose duke pare dyshemene.

'Ngriji pak syte Elia' kerkoi butesisht Joni. Ajo vetem mohoi. A do te mund te fshihej pergjithmone?

'Te lutem, dua te te shoh pak. Po me tremb'

Ajo mohoi edhe nje tjeter here. Me fort, me e vendosur.

'Mos ki frike nga une, as turp'

Ishte kur dora e tij butesisht preku mjekren e saj per ta ndihmuar te ngrinte koken e perkulur qe ajo vertete u frikesua. E trembur shtyu karrigen levizese pas, per ti shpetuar asaj prekjeje. Nuk duronte dot prekjen e askujt. Zemra i rrihte si e marre, e tromaksur dhe duke harruar te fshihej, ngriti syte e trembur per te kryqezuar ato te Jonit.

'O zot Elia. Ke qare' vuri ne dukje ai. Po kishte qare, papushim ne makinen e Kledisit pasi e kish detyruar te pinte ate ilac te mallkuar.

'Jo, eshte rrufa' u mundua te genjente serisht por prej syve dyshues te Jonit nuk kishte me shpetim.

'Mos quhet gje Kledis kjo rrufa jote?'

Mohoi, jo aq e sigurte sa me pare, jo aq e vendosur, jo aq e fuqishme.

'Nese ka... ka guxuar te te...' skermiti dhembet Joni, grushti i tij i shtrenguar, i bardhe mbi gjunjin e tij.

'Jo, jo. Nuk eshte asgje o Jon, mos e zmadho tani'

'E ke pare a nuk e ke pare veten si dukesh? Ti me trem...' fjalia e tij e lene pergjysem nga zeri i Kledisit qe frikshem urdheronte per Elian qe te dukej ne zyren e tij dhe kur pa qe kjo e fundit nuk u cua perseriti serisht, edhe me fort

'Elia, hajde. TANI'

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now