- 37 -

1.7K 162 32
                                    

Ia dola mendoi me veten kur ajo drita e kameres qe fokusohet vetem mbi te u shua e bashke me kameren edhe dritat e skenes se improvizuar. Zbriti nga karriga e larte ku kish qendruar dhe shkundi doren e prezantueses qe vazhdonte ti buzeqeshte tere perzemersi dhe keqardhje. 
Nevoje per meshiren dhe 'gjynahet' e njerezve nuk kish por edhe tu niste ti shpjegonte qe nuk ndihej aspak viktime ishte e kote. 

Telefonoi prinderit e saj pa pritur qe ata ta merrnin perpara

'Jemi kaq shume, shume krenare per ty bije' i thane njezeri e ema dhe i ati. 
Kish qene e veshtire tu thoshte por deshire qe ta zbulonin ne faqet e nje libri te verteten nuk kish patur. Reagimi i tyre, i pritshem. Ne fillim mosbesim e me pas ndjenja e fajit qe duke e patur larg s'kishin arritur te kuptonin se cfare ndodhte me te bijen, ne fund ai inati qe vlonte brenda tyre kundrejt dikujt qe e njihnin vetem nepermjet fjaleve te Elias, e ne fund... Ne fund ajo mbeshtetja e paskajshme qe vec prinderit dinin te jepnin. 

'Mendoj qe me kaq mbaron gjithcka' peshperiti Elia. Kjo interviste e fundit perpara se perdet e skenes te mbylleshin mbi ate drame te se shkuares. 

'Te shpresojme. Je e sigurte qe ky shoku punes, Joni, eshte i mire?' pyeste vazhdimisht tere merak e ema. 

'Ai edhe nje milingone ne jete te vet nuk ka shtypur moj ma' ishte pergjigja e saj e perhershme. 

'Ata te Griseldes jane cmendur fare. Ajo asnje telefonate nuk i pergjigjet' 

Elia mblodhi supet. Pas asaj kishte provuar te lidhet disa here me te, por Griselda as Elias nuk i ish pergjigjur; madje edhe mesazhet ia kishte injoruar. 

'Nuk di mam. As une s'kam folur me te' pranoi

'Nese merr vesh gje, epo na thuaj' e porosiste gjithnje e ema e gjithnje pas telefonatave te tilla Elia provonte ta kontaktonte serisht. Nje cikel vicioz qe vec perseritej sepse ajo kurre nuk pergjigjej. 

'Patjeter. Tani me duhet te iki.' te hiqte ato rrobat e televizionit dhe te lante fytyren nga makjazhi i rende per ti lejuar fytyres te merrte fryme serisht. 

'Me kujdes e? Dhe ne darke na merr prape' e porositen.

'Po, ju dua. Puthmani dhe camarokun e vogel' 

----

Taksite i urrente por per tu kthyer ne shtepi  nga studiot e TopChanel ne Mezez rruge tjeter nuk kish. Trafiku ishte cuditerisht jo i renduar ate pasdite, aq sa kur njohur rrugen e lagjes se saj te re buzeqeshi e lehtesuar. Kishte kohe mjaftueshem edhe per tu qetesuar perpara se te ulej te studionte.
Buzeqeshje me te cilen falenderoi shoferin fjalepak, buzeqeshje qe iu rrembye nga surpriza e pakendshme qe e priste ne dhomen e perbashket te ndenjes. 

Ulur perballe mamase se Jonit me ate posturen e qete qendronte ai. 
Shtangu, dora ende ne dorezen e jashtme te deres. 
Po tani cfare shfryu me veten kur pas aq kohesh syte e Kledisit i ndjente mbi vete, te nxehte e zhbirilues si me pare. 

'Duhet te flasim Elia' foli si pa te keq duke u ngritur nga karriga qe dukej shume e vogel per trupin e tij te mireformuar. 

'Jo, jo' beri nje hap pas. Ku ishte Joni per ta shpetuar? 

'Ne DO te flasim' theksoi ai qe ne cdo fjale hidhte nje hap me prane saj. Ndaloi perballe Elias qe e frikesuar e shihte me ato syte e pafajshem e naiv te nje femije. 

'Flit' u mundua te hiqej e vendosur dhe e forte por guximin e ndjente qe po krisej brenda vetes. 

'Ketu jo. Ne dhomen tende' perdori te njejtin ton urdherues si sa e sa here me pare. 

'Une vetem me ty nuk dua te rri' u ankua Elia me zerin e ulet por Kledisi si gjithnje vazhdonte mete tijen. Kapi krahun e saj dhe e terhoqi pas vetes. Cfare bente? Ai as nuk e dinte se cila ishte hyrja e Elias. Hapi cdo dere, ate te depos se mbushur tere rraqe e ate te tualetit te vogel perpara se te hapte deren e hyrjes se Elias. 
E shtyu brenda Elian dhe me pas hyri dhe ai duke mbyllur pas vetes deren. 
Pa njehere rrotull perpara se te shihte nga ajo. 

'S'me besohet qe vazhdon jeton ketu' rrudhi buzet. 

'S'me besohet qe pate guximin te vije ketu' ia ktheu Elia. 

'Joni te te telefononte per te thene qe kisha nevoje te bisedoja me ty nuk pranonte. U detyrova' foli qetesisht teksa nisi te ecte neper dhome. 

'Une te flas me ty nuk dua' shpalli ajo. 

'As une s'dua te pranoj e te te them ate qe do te te them por tere taksirate kjo dynja' qeshi lehtesisht. Per kokemushken e kish marre malli e as vete s'e kish kuptuar. 

'Cf...Cfare do?' zeri iu dridh. 

'Filluam te kemi frike prape tani Elia guximtarja?' e ngacmoi. Ishte me e forte se ai deshira per ta pare te nevrikosej, per te pare ato shkendijat ne syte e saj e per te pritur ndonje prej atyre kunderpergjigjeve te Elias. 

'Prej teje frike s'kam. Jo me' 

'Po mudohesh te me thuash mua apo vetes?' vendosi doren ne krahun e saj dhe ndonese ajo ju largua me doren tjeter e shtyu pas murit per t'ju afruar edhe me prane. 

'Aa ky parfumi jot' i peshperiti ne vesh dhe krejt i paparashikueshem sic dinte te ishte u largua per ti lejuar te merrte fryme. 

'Per tu tallur serisht me mua ke ardhur ketu Kledis?' ngriti pak zerin ajo. 

'Jo' 

'Atehere?' e pa teksa ngriti vetullen. 

Mund ti vervitej te vertetes, ta sterhollonte e sterzgjaste, ta zberthente ne mijera fjali po asgje nuk ndryshonte ate cka kish per ti thene. Edhe pas sterhollimeve e zbukurimeve mesazhi do te ishte i njejte - une mund te kem HIV por mund ta kesh edhe ti. 
Ato fjale te ashpera ja serviri ashtu - te hidhura, te mprehta, vrasese... 
Ato fjale vrane syte e saj qe deri pak me pare shnderinin me mijera ngjyra. 
Copetuan edhe ate shkendijen gjithnje te pranishme ne veprimet e fjalet e saj. 

'Mund te ta kem ngjitur.' foli serisht per tu siguruar te vriste edhe ate te fundit pjese te Elias qe mendonte se kjo ishte nje shaka...


Fractus (shqip)Where stories live. Discover now