- 41 -

2K 170 63
                                    

'Po sikur te jete e vertete?' pyeti me zerin qe i dridhej Elia. Ishte dorezuar dhe e lodhur se qendruari ne kembe mbeshtetur pas deres se ftohte ishte afruar per tu ulur ne cepin me te larget te te njejtin divan ku qendronte edhe ai. Ishte mbeshtetur me syte e mbyllur ne te dhe dukej se mendonte e Kledisi s'e kish ngacmuar. Ajo pyetje e para gje qe ajo thoshte.
Sikur te ishte e vertete... Ai as qe deshironte te mendonte, te pranonte ate te vertete si dicka te prekshme ndoneze vallezonte perpara syve te tyre, dukej sikur i tallte dhe perqeshte. Ajo ishte aty, ndonese Kledisi nuk e pranonte.

'Nuk do te jete' preu shkurt ai. Nese besonte vertete kete gje ndoshta po e tille do te ishte edhe rezultati ne fund. Diku kish lexuar nje budallek te ketij tipi - mendo dhe beso fort dhe ajo gje do te realizohet.

'Po sikur?' pyeti serisht Elia duke kthyer trupin perballe tij. U mendua perpara s'e ti pergjigjej

'Do te paguaj une edhe per trajtimin tend' ne fund te fundit ishte faji i tij nese edhe ajo ishte e infektuar sic ishte po faji i tij per pakujdesine e treguar aq vite me pare me Flavian. Mund te ishte me e pakta qe bente por ate propozim te Kledisit Elia u duk qe s'e pelqeu.

'O zot je i pabesueshem' shfryu e nervozuar.

'Cfare bera kete here?' pyeti i lodhur se gabuari Kledisi. Dukej sikur cdo gjeje te tij ajo do i gjente nje kleçke e ne cdo veprit te tij dicka te papelqyeshme.

'Ate qe ben gjithnje. Perkthen cdo gje me para.' e tha sikur te ishte dicka e keqe. S'e kish kuptuar ende ajo vajze qe bota kish rreshtur se rrotulluari rreth diellit kohe me pare? Tani rrotullohej rreth parave e mundesive qe ato te blinin.

'Dhe ku eshte e keqja? Te thashe qe do te paguaja per trajtimin tend. Lexova dhe fatmiresisht sot ilace per mos te vdekur ka' i shpjegoi Kledisi.

'E keqja eshte qe ne cdo cast ti do te me blesh mua. Per parate e tua te kam thene dhe do te ta them, une nevoje s'kam.'

'Kete here mendoj qe eshte pak ndryshe, parimet e tua kete here ti ndryshosh pak s'ben keq'

'Nuk te kerkova c'do beje me pas. Une me mire e di qe vdes e me ate semundje s'dua te jetoj. Thashe po sikur te jete e vertete? C'do ndodhe me pas? Si do ndryshoje jeta jone? Si do ndryshojme ne? Kete te pyeta' i shpjegoi nervoze, ai shikimi kryenec ne fytyren e saj.

'E nga ta di une.' iu pergjigj me zerin pak me te larte Kledisi pa vrare mendjen qe te fshihte frikerat e tij prej saj 'As qe dua ta mendoj. Vazhdoj te lutem qe mos te jete e vertete' Pranoi.

'Edhe une' per here te pare te dy dukej se mendonin njesoj. 'Zot, si do ja thoja atyre te shtepise.' Fshehu fytyren pas pellembave te saj te duarve. Supet i dridheshin ritmikisht. Po qante.
Iu afrua ngadale, zgjati doren per te larguar duart e saj prej fytyres se Elias per te pekedhelur me pas faqet e saj te njomura.

'Me fal' i peshperiti ndonese qe ajo s'do e falte kurre tashme e dinte. 'Nese do e dija... nese do e kisha ditur do kisha bere shume gjera ndryshe'

'Po te tjerave? U ke thene? Griseldes? Asaj te zyres?' pyeti me syte e akullt Elia. Falja e tij nuk shkrinte dot urrejtjen qe ajo ushqente.

'Me to kam perdorur gjithnje mbrojtje' atyre su kanosej asnje rrezik. 'Jemi vetem une e ti'

'Sa urrej diten qe Griselda te vuri syte ty' pranoi me ze te larte Elia por e lejoi qe ai te vazhdonte ta prekte fytyren e saj. Kete here te ankohej nuk kish fuqi.

'Une jo.' Nenqeshi. Elia e bente te harronte e gjate ketyre tri javesh pritje afer vetes donte vetem ate.

'S'e kuptoj si mund te nenqeshesh ashtu edhe ne kete situate. Duket sikur harron shume shpejte gjithcka' e kritikoi Elia sikur te ishte faji i tij qe vete ajo ishte shperqendruese.

'Prandaj te dua ty prane. Te harroj, te mos kem kohe te merzitem e stermendoj' nuk i fshehu ate c'ka mendonte kete here.

'Kurse une sa here te shoh vetem kujtoj'

'Flit per dicka qe s'ka lidhje me keto, keto budalleqe' i kerkoi ai. Ndoshta keshtu harronte edhe ajo.

'Budalleqe? Kledis, menyra se si shumezon cdo gje me zero dhe merr cdo gje kaq lehte eshte....'

'Per tu admiruar?' E nderpreu teksa vazhdonte ti buzeqeshte

'E cuditshme. Eshte e cuditshme dhe jo normale' Konkludoi Elia.

'Dhe menyra se si ti shkruan ne nje makine shkrimi ne shekullin e 21 ne vend qe te perdoresh nje laptop si tere njerezit me mend ne koke jo normale eshte po njeri gje s'te ka thene, grifshe e pa edukate' e talli vetem per ta pare se si acarohej edhe me tej.

'Shkrimin tim te pare e kam bere ne ate makine shkrimi' shpjegoi e menjehere shtoi 'Po sepse po ti jap ty keto shpjegime nuk di' Shkundi koken, kete here e zhgenjyer me veten.

'Shkrimet e tua jane pak si shume pesimiste dhe te thella pastaj dhe ai titull latinisht i librit sikur pak fjale ka shqipja' e vuri ne loje e ajo lojerat e Kledisit gjithnje i merrte shume seriozisht.

'I pershtatej, e bente me misterioze po pastaj ku merr vesh ti.'

'Ashtu thua ti ' i shkeli syrin

'Cfare ke studiuar ti xhanem?' pyetja i shpetoi buzeve te saj.

'Po interesohesh per mua tani, e dashur?' qeshi edhe me fort e ajo vetem sa ngrysi vetullat e rregullt.

'Thjesht kurioze'

'Jo letersi.' iu pergjigj

'Huh?' U duk e hutuar ajo e ai perseriti serisht

'Letersi si ca e ca nuk kam studiuar'

'Kjo s'eshte pergjigje' e akuzoi Elia.

'Inxhinieri telekomunikacioni. Ne shtet, para se te me gjykosh per kontigjent Kristali. Dhe per habine tende grifshe jam diplomuar ne kohe dhe notat i kam patur te kenaqshme'

'Po me shet mend per te me impresionuar?'

'Pse? Nuk u impresionove gjasme ti?' E mbeshtolli ne krahet e tij. Ishte e lezetshme kur fshihej pas atyre sjelljeve kryenece. Ishte e lezetshme edhe kur kundershtonte perqafimet e prekjet e tij.
Telefoni saj zgjodhi pikerisht ate cast per te tingelluar. E nxorri me doren imcake e Kledisi arriti te lexonte emrin e Jonit ne ekranin e vogel perpara se ajo te pergjigjej. Qullesi tani dhe e telefononte si te ishte burri saj shfryu me vete.

'Hmm po, jam mire. Do vi. Rruges jam. Po, po. Shihemi. Pacim Joni' mbylli telefonin dhe menjehere u cua. Veshi xhupin qe kish lene ne menyre te rregullt prane vetes.

'Qenka bere vone. Duhet te iki' njoftoi.

'Burri te do ne shtepi?' ngriti vetullen Kledisi teksa para saj ecte drejt deres.

'Nuk eshte.... eshte.... ' nisi te justifikohej por duke ndryshuar mendim tha 'S'ka c'te duhet ty cfare e kam'

'Sikur se di une qe s'e ke gje ti ate' Iu zgerdhesh Kledisi 'Nese do e kishe s'do me lije te te prekja e perqafoja apo jo?' e per te bere te qarte ate cka deshironte te thoshte serisht shtrengoi belin e saj dhe e mbeshteti pas deres per tu perkulur mbi te.

'Me lesho' u ankua ajo.

'Po me ben te dyshoj' I peshperiti Kledisi dhe butesisht puthi lekuren e saj fare prane buzeve pak te hapura te Elias dhe duke u terhequr serisht pas i buzeqeshur tha 'Jo, definitivisht s'e ke asgje'

'Je i poshter' ngriti zerin Elia e ai serisht i buzeqeshi

'Mirupafshim, neser'

'Harroje' tha pas vetes teksa largohej ajo po Kledisi vetem buzeqeshi me veten serisht.
Kryeneca do te zbutej kish kuptuar ate pasdite. E te nesermen, te nesermen do ta mbushte serisht me Elian.


Fractus (shqip)Where stories live. Discover now