- 31 -

1.9K 157 63
                                    

'Une me ty nuk vi kurrkund' u mundua te fliste sa me qetesisht, si edhe ai ndonese deshironte te bertiste.

'Te perditshme jane keto festa?' injoroi pergjigjen e saj dhe vazhdoi me axhenden e tij te pyetjeve si te ishte nje interviste.

'Ndonjehere. Zakonisht jo kaq te zhurmshme dhe te populluara sa sot. U kenaqe tani?'

'Lere berjen e interesantes per here tjeter.' mblodhi vetullat e me pas la syte te udhetonin mbi rremujen e dhomes se Elias 'Mblidh cfare te nevojitet' foli prerazi

'Te tera me nevojiten' u pergjigj kembengulese Elia, pa u cuar nga karriga e vogel rrotulluese.

'Te thashe qe s'eshte casti per te bere te zgjuaren' ngriti zerin Kledisi.

'S'kam ku te shkoj dhe s'dua te shkoj kurrkund'

'Do te rrish me tutoret dhe te ngopesh mushkerinjte me tymin e hashashit atehere' tha teksa shtrengonte nofullat Kledisi dhe e sfidonte me syte e tij pisk te zinj.

'Tut... cfare? Hashashit?' pyeti Elia. 'S'eshte per te qeshur.' shtoi duke leshuar supet. 'Mundesh edhe thjesht te me lesh te qete, te me kursesh genjeshrat dhe lojerat....'

'Droga ne uje ate nate. Nuk mbiu nga hici.Therriti mendjes. Per dike qe hiqet si e zgjuar, ndonjehere je shume budallaqe' asnjehere s'kujtonte ta kish pare aq te axhituar.

'Fare mire mund ta kesh hedhur ti'

'Dhe mendon se po te doja te te drogoja do te pija edhe vete po te njejtin uje?'

'Te doli mire gjithsesi. Ajo nate, per ty, te doli mire' kete here nuk uli syte teksa i referohej asaj nate.

'Po, me doli shume mire Elia por s'do jem i vetmi qe te prek nese vazhdon te rrish ketu. Mos me thuaj qe ndonjeri prej tyre s'te ka... ngacmuar apo thene ndonje llaf.'

Fjalet e tij te drejteperdrejta e frikesuan.

'Qepare... qepare njeri...' nisi ti tregonte per ate koment te peshtire. I tha edhe qe nuk kish qendruar per te degjuar me shume, qe ishte larguar per tu mbyllur ne dhomen e saj sic bente gjithmone.

'Dhomen e kyc' tha ne fund por sidoqofte Griselda kish gjetur nje menyre per te marre parate e saj. 'Ajo... Parate, ato te projektit, nuk jane me' rrefeu me supet e rene perpara personit te fundit qe do kish menduar se do te ishte i gatshem ta degjonte.

'Para te jap prape une' tha me ate prepotencen duke thyer ate moment per ti kujtuar Elias qe ai ishte mendjemadhi i zakonshem.

'Parate e tua nuk i dua, as meshiren tende. Dua aq sa fitoj'

'S'e kam harruar sa parimore je. Sidoqofte ketu nuk dua te rrish. Ato njerez jane te keqinj'

'Ti je i keq' i tha serisht Elia.

'Une jam e keqja qe ne kete rast duhet te zgjedhesh zemer. Merr nja dy gjera, dalim bashke prej ketu dhe...'

'Te thashe qe nuk kam ku te shkoj dhe me ty s'dua te shkoj ne asnje vend' perseriti prerazi Elia, pa pranuar te ulte hunden ne asnje cast.

'S'e mos dua une te te duroj ty dhe pordhet e tua tere kohen. Vrit mendjen se ku mund te thyesh qafen pervecse ketu. Merr dhe furgonin e pare per ne Fier nese do, aq me plas.'

U mbeshtet tek karriga rrotulluese dhe mbylli syte per tu menduar. Ku te mbytej valle?

'S'eshte koha per te medituar' e nderpreu Kledisi qe vervitej ne dhomen e saj sa nga nje cep ne tjetrin.

'Me ler te mendoj' iu hakerrye Elia.

Joni... ishte i vetmi mik qe kishte ne kryeqytet, i vetmi qe sa e sa here i kish kujtuar qe mund te mbeshtetej tek ai.
Nxorri telefonin nga xhepi dhe shkroi nje mesazh te shpejte: Ajo hyrja, eshte e lire? Sa per pak kohe?

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now