- 19 -

1.9K 161 82
                                    

*Half Bonus Chap - Griselda's POV

Ishte siguruar ti bente te qarte Elias qe me te nuk mund te krruhej. Se fundi ajo ishte e larget me Griselden - e ftohte madje pervec atyre casteve kur Griselda interesohej shume per te apo kur me mjeshteri luante rolin e viktimes dhe Elia, zemerbute e gjithmone gati per te ndihmuar te tere, ulte ato muret e saj.
Ashtu kishte bere edhe mbreme kur Griselda e perlotur i kish kerkuar te qendronte prane saj, gjasme enderra te keqija. Lesh.
Me stil i kish thene ate qe kish patur per ti thene ndonese nuk do e konsideronte perplasjen ne fytyre ndonje stil edhe aq te veshtire komunikimi.

E xhelozonte fakti qe Kledisi interesohej aq shume per Elian apo qe menjehere kish pranuar ta ndihmonte? Pak. Sepse kish qene ajo qe ia kishte vene syte e para, Griselda ajo qe ishte bere copash, duruar ato pordhet e muhabetet kodra pas bregut te Hygertes vetem per tu afruar me te. Dhe per cfare? Qe ne fund te dites ta pyeste per Elian.
Ishte penduar si dreqi qe kishte tentuar ta ndihmonte per punen e punes dhe qe tani ajo punonte per te.
S'ishte per tu habitur qe Kledisi ia kish vene syte - fundja i qepej nga pas tere femrave me trup te rregullt qe i dilnin para syve - e bente te pelciste fakti qe ia kish vete syte ASAJ.
Asaj qe ia dilte gjithmone te ishte me e mire se Griselda, me terheqese, me e bukur ne cdo gje.

Jo, nuk ishte xheloze per Kledisin - ishte xheloze per Elian.

'Nuk me solle asgje nga jashte zemer?' iu perkedhel Kledisit teksa zberthente kopsat e kemishes se tij. Kishte marre vesh qe ishte kthyer dhe e kishte telefonuar per ti kerkuar te takoheshin.

'Jo' u pergjigj prerazi ai. Koprac muti mendoi Griselda. Kishte tere ato para dhe nuk i leshonte aspak. Asgje nuk kishte arritur ti zhvaste ne tere keto muaj.

'Asnje cokollate? Asnje parfum?' vazhdoi ta ngacmonte Griselda teksa dora e saj perparonte drejt rripit te pantallonave te tij.

'Sikur te hyjne ne sy ty ato lloj gjerash. Mos bej kot tani Griseld' preku doren e saj dhe e shtyu tutje.

'Jam vone per pune' shpalli dhe nisi te mberthente serisht kopsat qe i kishte zberthyer.

Nuk po funksiononte mendoi Griselda. Kishte nevoje per para, dhe pas 2 muash qe i lejonte atij te bente cte deshironte me te, madje edhe ta poshteronte duke e pyetur per Elian pasi kishte mbaruar pune - i detyrohej shume me shume se ato 200mijelek te qelbeta qe aq shume i duheshin.

'Prit pak' e ndaloi Griselda kur ai po behet gati te largohej.

'Cfare tani?' iu kthye venger.

'Nuk di si te ta kerkoj kete' luajti rolin e te turpshmes.

'Troc.'

'Me duken para'

Kledisi shfryu dhe duke mos i kushtuar me rendesi foli

'Pse? Tjetri s'po te jep e?'

Pra e dinte. Bukur. Ta dinte qe ndryshe nga te tjerat Griselda nuk puthte token ku ai ecte.

'Nuk jane per mua. Elia... Ajo me tha te ti kerkoja. Kishte turp dhe...' aktroi Griselda. Kjo terhoqi vemendjen e tij.

'Sa i duhen?' pyeti. Nxorri portofilin e shtrenjte dhe priti per pergjigjen e Griseldes. I duheshin 200 por mund edhe te perfitonte, ta rripte pak mire e mire.

'500'

Kledisi ngriti vetullen i habitur por pa thene asgje i zgjati 10 kartmonedhat 50mijshe.

Bingo! tha me vete Griselda. Edhe ai per Elian ishte gati te bente gjithcka. Sa keq qe nuk e dinte qe me para nuk mund te blinte bileten per ne shtratin e shoqes se tij.

-----

'Je e sigurte qe je mire?' e pyeti Joni gjate pushimit te kafes peseminuteshe qe Kledisi i lejonte punetoreve te tij.

'Po' genjeu per te qinden here Elia.

'Mire, mire po bej sikur te besoj' Joni qeshi pak dhe Elia e dinte qe me aq i shpetoi edhe njehere i shpetoi asaj pyetjeje pa patur deshire te genjente me tej.

Qetesia zgjaste vetem ato 5 minuta e kthimi ne zyre si gjithmone ishte stresues
Duhet te duroj, me duhet te duroj i kujtonte vetes kur harronte qindra arsyjet pse ajo pune i nevojitej dhe rrembehej nga deshira per ti kthyer duart punes.

Kledisi kishte zene vend ne karrigen e saj e pa e vrare mendjen shfletonte ate bllokun e Elias qe kjo e fundit kish lene hapur mbi tavoline.
Joni hodhi syte sa nga ai sa nga Elia qe per nje cast shtangu.

'Elia, hajde me ke mua' i ofroi mbeshtetjen e tij ai.

'Jam mire' genjeu edhe nje here tjeter ajo dhe eci drejt tavolines krah Jonit.

'Me ne fund.' komentoi ftohte Kledisi kur ngriti syte drejt tyre. 'Elia, po te prisja' u perqendrua vetem ajo 'Ne zyren time, tani' urdheroi dhe duke u ngritur nisi te ecte drejt hapsires se tij.

'Pac fat' i peshperiti Joni dhe i dhuroi nje nga ato buzeqeshjet e ngrohta mbeshtetese.

Fat... Fati e kishte harruar.

Kledisi mbante hapur deren per te.
Hyri e frikesuar dhe u sigurua te ecte per ne cepin e kundert te zyres, sa me larg Kledisit.

'Dukesh mire' komentoi ai me zerin e thelle. Dera kerciti dhe nuk kishte nevoje te kthente koken per te pare qe ai po afrohej prane saj.

'Ke nevoje per ndonje gje Elia?' e pyeti kur qendronte pas saj.

'Jo' u pergjigj me zerin e ulur ajo, pa ngritur syte nga toka.

'Me shih ne sy kur pergjigjesh.' me doren nen mjekren e Elias e detyroi te ngrinte koken. 'Dhe me thuaj prape, je e sigurte qe nuk ke nevoje per ndonje gje?'

'Jo' shkundi koken Elia.

Iu largua per tu ulur ne karrigen e tij te zeze rrotulluese. Syte mbi tavoline vazhdoi te shihte Elian kurioz.

'Kemi fituar nje projekt' nisi te shpjegonte Kledisi. Vazhdoi te permendte disa detaje teknike te cilave Elia nuk ia kishte idene. Habitej qe ai po i tregonte asaj per gjera kaq te rendesishme. Ai projekt dukej i rendesishem.

'Pse po me tregon mua?' pyeti e paqarte.

'Sepse per realizimin e tij kemi nevoje per staf. Mund te te siguroj nje vend qe do te te paguaje ekstra' ofroi Kledisi cuditerisht tere miresjellje.

'Por...'

'S'ka por. Ose po ose jo Elia, eshte e thjeshte' per te ndoshta ishte e thjeshte por per Elian jo.

'Cfare do me duhet te bej?' kerkoi te dinte me shume. Parate ekstra nuk do ta demtonin, nje burim me shume mbeshtetjeje per familjen e saj.

'Do te gjejme dicka te cilen mund ta besh'

'Mire'

'Pra po?' pyeti per tu siguruar Kledisi.

'Po'

'Do flasim serisht atehere Elia' ia preu Kledisi dhe duke iu rikthyer serisht vetes se tij prepotente shtoi 'te diskutojme edhe ato krijimet e tua te zhgaravitura ne bllokun e punes kur duhet te jesh duke punuar'

I kishte lexuar mendoi ajo dhe djallezisht qeshi me veten sepse do te thoshte qe ai e dinte se sa ulet mendonte ajo per te...

Fractus (shqip)Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang