- 17 -

1.8K 162 35
                                    

'Cfare the ti?' u kthye drejt Steles qe e habitur beri te pafajshmen, sikur nuk kuptonte per cfare fliste.

'Une?'

'Po, ti.' Stela pa rreth shoqeve te saj, ato qe ndoshta deri pak me pare e kishin share e qe tani ulen kokat.

'Mos bej te ndershmen se e dime qe shkon me Kledisin' volli ato fjale tere vrer Stela.

'Nuk eshte e vertete' mohoi qetesisht.

'Per Jonin po flisnim. E hoqi nga puna dashnori jot se ishte me ty mbreme ne feste' si ishte e mundur qe nje trupvogel si ajo mund te fshihte brenda vetes aq shume mllef e urrejtje; ajo dhe te tjerat qe kishin marre krahe prej Steles e tani kryqezonin Elian me shikimet e tyre.

'Ai do te rikthehet serisht' premtoi Elia dhe duke mos ditur as vete se nga buroi guximi i saj i shfrenuar marshoi drejt zyres se Kledisit. Mos hyr pa trokitur i kish thene por ate dite guxoi ta kundershtonte ashtu sic ai nuk kish degjuar nje nate me pare lutjet e saj.

Me kembet mbi tavoline fliste ne telefon, fytyra serioze qe u ngurtesua edhe me shume nga hyrja e panjoftuar e Elias.

'Mbylle shpirt te marr une me vone' e degjoi Elia te thoshte perpara se te perplaste fort iPhone ne tavoline.

'Pse e hoqe Jonin?' kerkoi te dinte Elia.

'Hah, e dija qe do merziteshe per dashnorin tend' komentoi i patrazuar Kledisi. 'Vetem kaq kishe?' e habitshme si nje nate me pare e prekte dhe puthte e tani sillej sikur ajo te mos ekzistonte.

'Jo.' beri nje hap drejt tij, nje hap te marre qe ndoshta do ti kushtonte shume. 'Dua qe ta rikthesh serisht' shpalli Elia. Zemra i rrihte e tromaksur por fytyra e saj nuk e tradhetonte.

'Vetem se te putha mbreme tani mendon qe fjala jote ka peshe tek une?' qeshi shemtuar dhe u ngrit nga karriga e lekures.

'Se me puthe mbreme, pa deshiren time, mendoj se me detyrohesh dicka'

'Hah' shtremberoi fytyren 'Po kerkon te paguhesh atehere?' ngriti vetullen dhe beri nje tjeter hap drejt saj.

'Nese nuk e ben do te te...' te te denoncoj do kish qene vazhdimi i asaj fjalie nese ai nuk do ta kishte nderprere duke iu turrur serisht, nje tjeter puthje e rrembyer.

'Te lutem vazhdo. E lame aty ku po me kercenoje' u largua pak per ti peshperitur, fryma e tij e nxehte ne lekuren e saj.

'Do te te denoncoj, per kete' e shtyu larg vetes por fjalet e saj nuk e shqetesuan aspak.

'Sa vajza kane ardhur ketu dhe pas disa javesh kane hapur kembet per mua. S'do te te besonte kush e dashur. Je ti qe ke nevoje per mua mos harro.' preku shallin e Elias me doren e tij te djathte dhe me mjeshteri e zhberi nyjen e ngaterruar per ta lene te rreshqiste ne toke.
Shkoi gishtat ne qafen e saj te sapozbuluar per te ledhatuar me gjate zonen ku buzet e tij kishin lene ate shenje te urryer.

'Bukur' komentoi. I ktheu shpinen per te ecur drejt cepit te tavolines ku edhe u ul, kembet e shtrira kryqezuar perpara vetes.

'Nuk dua te ndihem fajtore per largimin e tij. Ai, ai punonte dhe adhuronte ate qe bente' tha e dorezuar. Ai ia dilte ta zhvishte cdo here nga vendosmeria e forca.

'Po mundohesh te me prekesh tani?' pyeti thate Kledisi, i paimpresionuar 'Nese kishe vetem kaq, deren pas vetes e ke'

Nuk u largua, perkundrazi edhe nje here, udhehequr nga marrezia dhe deshira per te bere mire, hodhi nje tjeter hap me prane tij.

'Te lutem. Po te lutem' i peshperiti Kledisit qe refuzonte te shihte syte e saj.

'Vetem me nje te lutem do te me blesh?' ktheu edhe kete ne nje tjeter mundesi per ta ngacmuar, per te perfituar prej saj.

'Nuk jam lutur kurre me pare ne jeten time'

'As une nuk jam refuzuar aq poshterisht por ja qe ka nje here te pare. Jo'

'Kledis, te lutem'

'Thene me nje intonacion e pozicion tjeter ato fjale do te me kishin lumturuar me shume.' i shkeli syrin.
I peshtire, i peshtire ishte ai si edhe ajo qe ofronte.

'Jo, jo' mohoi kete here Elia

'Mire pra, nuk e dashke mjaftueshem kthimin e tij. Cudia dy dit zgjat'

'Nuk mund ti flakesh njerezit tutje si plehra Kl...' ngriti serisht pakez zerin Elia.

'Se plehra isha vete. Keshtu kujtoj qe me tha dikush mbreme'

'Te lutem' iu lut edhe njehere te fundit. Mbylli syte dhe ne te njejten kohe kryqezoi gishtat. Nuk mund te duronte shikimin e fitores ne fytyren e tij, ate masken e shemtuar te madheshtise qe mbante veshur; nuk mund te duronte ngerdheshjen e shemtuar gjarperore teksa ajo zgjidhte te ulte veten aq shume para tij.

'Vetem nese pranon te besh dicka per mua'

Elia hapi syte; ate pergjigje nuk e kishe pritur.

'Cdo gje' u pergjigj shpejte dhe pamenduar, rrembyer nga gezimi i asaj fitoreje te vogel per tu hedhur me kembet e saj ne nje tjeter burg.

'E sigurte qe cdo gje?' pyeti piset ai dhe Elia vetem shkundi koken fort.

'Ma mori mendja qe jo' shtremberoi fytyren Kledisi. 'Gjithsesi qetesohu goc, dashuria jote vogel do te kthehet'

'Faleminderit' peshperiti me veshtiresi Elia dhe ai vetem qeshi lehte.

'Dyshoj ne do te te falenderoje dhe ai kur te zbuloje cmimin e biletes se tij te kthimit. Cmim qe do ta paguash ti zemer. Ik tani, shpormu' urdheroi prerazi. Elia u perkul te merrte shallin nga toka por kemba e tij mbi cohen e leshte e pengoi.

'Kete do ta mbaj une' syte e tij shkelqyen te marre.

'Por...' nisi te shpjegohej Elia, dora mbi njollen ne qafen e saj.

'Per ti kujtuar ca e cave se cfare mund te jete e tyrja dhe cfare jo. Ik'

Nuk e kundershtoi me - jo, nuk donte qe te perfundonte ngjeshur pas murit me buzet e tij te ashpra qe e sulmonin serisht. Deshironte te villte, te shperlante ate turp me lot.
Deshironte te shpetonte prej Kledisit, prej syve gjykues te femrave te tjera qe punonin aty.

'Joni do te kthehet' shpalli Elia. Nje mini kenaqesi ajo habia e tyre qe nuk kishin besuar vertete qe ajo do ti dilte ne krah dikujt duke kundershtuar shefin.

'Normal, per sa kohe e pall...' nisi te thoshte e pafytyre Silva.

'Mos. Nuk eshte e vertete' perseriti duke harruar te fshihte vetem per nje cast njollen pas dores se saj.

'E shoh e shoh' ia ktheu triumfatore Silva, syte ne qafen e holle te Elias.

Kish mjaftuar ai cast harrese per ta fundosur...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now