- 9 -

1.9K 172 57
                                    

I kishte mbijetuar per rreth dy jave vemendjes se semure te Kledisit. Ia kishte dale qe kryelarte te injoronte e kaperdinte ngacmimet e tij. Kishte duruar ato shikimet qe aq shume i percmonte.
Syte e erret te Kledisit i ndjente gjate tere kohes mbi vete: qofte kur ecte neper zyre per te kryer ndonjepune apo kur ulur perballe tij degjonte e perqendruar ato palo 'keshilla' qe ai pretendonte ishin te nevojshme per punen e tyre.
Askush me pare nuk e kish veshtruar ashtu - si nje objekt epshndjelles. Madje edhe Leo, ai djali i klases qe i kishte shprehur ne mature pelqimin kundrejt saj e qe me gojen qe i merrej i kishte kerkuar nese ishte e mundur qe ajo te behej e dashura e tij - edhe ai atehere e shihte ndryshe, tere dashuri e adhurim.

'Pse nuk kalon nga puna te me takosh Gris?' pyeti shoqen e saj nje pasdite. Pyeste veten pse kurre nuk e kishte pare te hynte e te dilte ne zyren e Kledisit. Nuk eshte se kishte ndonje rregull qe ndalonte te jashtmit - vajza simpatike qe vinin per te kishte plot.

'E c'do bej une aty' ia kishte kthyer Griselda por nga syte e saj nuk dukej sikur i mungonte deshira per ndonje vizite te tille.

Pas dy ditesh u dorezua. Shoqeroi Elian ne pune si pretekst per tu dukur nga organizata. Sic zbuloi Elia, ajo nuk kish qene aty me pare - ishte mese e dukshme dhe nga goja e saj e hapur teksa perpinte cdo detaj.

'Zyren e atij e ke atje' i tregoi Elia qe vete la canten dhe u rehatua ne nje prej tavolinave te vogla te hollit qe i ishte caktuar vecanerisht asaj.

'Kjo eshte e dashura shefit?' e pyeti Joni, ai djali thatanik e i gjate qe punonte ne kompjuterin ngjitur me te sajes. Nuk ishte hera e pare qe flisnin.

'Po, dora vete' ia ktheu Elia teksa priste qe kompjuteri pertac te ndizej. Ishte ndjere e detyruar ti tregonte Jonit dhe disa te tjereve qe ajo c'ka e lidhte me shefin ishte nje shoqe e perbashket, me sakte e dashura e tij, per te shtypur ato murmurimat e dyshimet qe lidhnin vemendjen e tepert qe Kledisi tregonte kundrejt Elias me patjen e dickaje mes tyre.

'Sa te dashura hyjne e dalin ketu' komentoi nen ze Joni.

'C'do te thuash?' e shtyu qe te tregonte dicka me shume.

'Dua te them qe keto kohe ne Tirane kur leket i ke me shumice edhe te dashurat ashtu i ke.'

'Po thua qe... qe ai ka te... te tjera?' Shqeu syte Elia. Jo per tu cuditur, Kledisi nuk linte idene e nje shenjtori por fakti qe tashme thuajse jetonte me to, e bente te pyeste veten se kur gjente kohe edhe per keto te tjerat.

'S'po them gje se se di si i ka punet me shoqen tende e sherre mes tyre s'dua te nxis une. Por qe edhe si qengj i urte nuk mbahet Kledisi. Kur je ketu prej kohesh cfare nuk ke pare e cfare ske degjuar'

Nuk e pyeti me tej per mos te ngjare si shume e interesuar dhe fundja duhet te mesonte te mbante hundet jashte puneve te te tjereve. Deri tani po bente nje pune te mire duke e pare Kledisin vetem si shefin e saj e duke perzene ato ndeshjet e tyre neper shtepi kur ai ecte lart e poshte gjysem zhveshur pa e vrare mendjen qe ajo ishte aty.

Me ne fund Exceli u hap. Vazhdoi te merrej me hedhjen e disa pagesave qe ishin kryer. I perseriste numrat me vete para se ti hidhte. 29,650... lexoi ne faturen qe gjendej perpara saj mbi tavoline e te njejtat numra kerkoi ne tastjere kur perplasja e nje dere e beri te kercente perpjete.
Ngriti syte, si edhe te tjeret, dhe pa Griselden qe marshonte jashte zyrave pa i dhene te njohur aspak Elias. Po kjo c'pati? Pyeti veten por u cua per ta ndjekur nga pas. Nje gje tjeter qe kishte mesuar ato dy jave: Spiune te Kledisit kishte kudo. Nje pjese e urrenin shefin, te tjere xhelozinin per te zene karrigwn e tij e pjesa me e madhe i serviloseshin si te pafytyre. Por a nuk ndodhte keshtu ne cdo vendpune fundja?

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now